Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • AI Assisted News
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • FACT&FAKE
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • AI Assisted News
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • FACT&FAKE
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

ALARMI/ Rrezikohet lirimi i personave të rrezikshëm, sepse s’ka gjyqtarë

01/10/2017
Avokatët paralajmërojnë bojkot të hënën seancave gjyqësore
Share on FacebookShare on Whatsapp

Mijëra dosje qëndrojnë të pashqyrtuara që nga viti 2015 në Gjykatën e Lartë si pasojë e mungesës së gjyqtarëve. Kreu i Shoqatës së Avokatëve, Saimir Vishaj jep alarmin se kjo situatë çon në lirimin e personave të rrezikshëm dhe në dhënien me vonesë të drejtësisë.
“Mungesa e Këshillit të Lartë të Prokurorisë apo Këshillit të Lartë Gjyqësor bën që ai të vazhdojë të endet dhe të humbasë afatet e paraburgimit pasi një çështje kur shkon në gjykim ka afate të caktuar në bazë të masave të dënimit nga 6 muaj 9 muaj deri një vit brenda këtij afati kjo çështje duhet të gjykohet, nëse nuk gjykohet ai fiton lirinë”.
Për avokatin Vishaj, Reforma në drejtësi duhet të niste së pari nga burimet njerëzore që të mos krijohej ky ngërç.
“Nuk mund të rimbushen vendet vakante pasi me ndryshimet e ligjit dhe me reformën në drejtësi të gjithë anëtarët e Gjykatës së Lartë do kalojnë sipas vendeve nga Këshilli i Lartë Gjyqësor. Mungesa e ngritjes së Këshillit të Lartë Gjyqësor bën që ende të kemi këtë vakum dhe kaos në Gjykatën e Lartë edhe në gjykatat e tjera ku kemi një numër të munguar gjykatësish”.
Por çfarë duhet bërë në këto kushte dhe a ka një zgjidhje?
“Duhet urgjentisht Ministria e Drejtësisë, komisioni i ligjeve në Kuvendin e Shqipërisë të shikojë rritjen e kapaciteteve të gjyqtarëve para se të nisë reforma. Mungesa e gjyqtarëve do të sjellë amulli dhe kjo ka nisur”.
Mungesa e gjyqtarëve është problem edhe në shkallët e tjera të gjyqësorit, gjë që ka vënë në vështirësi funksionimin e drejtësisë.
Sipas Vishaj drejtësia duhet të jepet në kohën e duhur pasi çon në kufizim të lirive të njeriut.
“Drejtësia duhet të jepet në kohën e duhur, sidomos ajo penale ka më vlerë. E njëjta situatë kaotike po ndodh në Gjykatën e Lartë, ku ka me mijëra dosje të pashqyrtuara, ndërkohë kemi të bëjmë edhe me 150 dosje të masave të sigurimit që kanë të bëjnë me kufizimin e lirive të njeriut. Nëse mungojnë kapacitetet, nuk arrihet dhënia e drejtësisë pasi vet trupa gjykuese nuk formohet dhe kemi gjykata që janë me 2 gjyqtarë që nuk mund të gjykojnë qindra çështje që janë për gjykim”.
Kreu i Shoqatës së Avokatëve, Saimir Vishaj jep edhe shembuj.
“Kavajë, Përmet kemi 2 gjyqtarë. Një bën masën e sigurimit, një hetimet paraprake, kush e gjykon çështjen në themel?”. Klan Plus

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Po ndodh

Presidenti i Republikës shpall listën e konkurruesve, kandidatë për anëtar të Gjykatës së Lartë

Gjykata e Lartë nis procedurën për zgjedhjen e kryetarit të ri, Sadushi ikën

21/08/2026
PD prezanton modelin e ri për Tiranën/ Asllani: 5 bashki të reja dhe më shumë pushtet pranë qytetarëve

PD prezanton modelin e ri për Tiranën/ Asllani: 5 bashki të reja dhe më shumë pushtet pranë qytetarëve

21/08/2026
SPAK refuzon vizitën monitoruese të Komisionit Xhafaj mbi luftën kundër pastrimit të parave

Ekstradohet nga Greqia Florjan Vuka, i akuzuar si pjesë e grupit të Jetmir Papës

21/08/2026
Durrës, kosovari aksidenton rëndë 17-vjeçarin me biçikletë

DURRËS/ Lë pa jetë 32-vjeçarin me biçikletë, shoferi largohet

21/08/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • AI
  • Dosje
  • Ekonomia
  • FACT&FAKE
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

Presidenti i Republikës shpall listën e konkurruesve, kandidatë për anëtar të Gjykatës së Lartë

Gjykata e Lartë nis procedurën për zgjedhjen e kryetarit të ri, Sadushi ikën

21/08/2026
PD prezanton modelin e ri për Tiranën/ Asllani: 5 bashki të reja dhe më shumë pushtet pranë qytetarëve

PD prezanton modelin e ri për Tiranën/ Asllani: 5 bashki të reja dhe më shumë pushtet pranë qytetarëve

21/08/2026
SPAK refuzon vizitën monitoruese të Komisionit Xhafaj mbi luftën kundër pastrimit të parave

Ekstradohet nga Greqia Florjan Vuka, i akuzuar si pjesë e grupit të Jetmir Papës

21/08/2026
  • Advertisement
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 Droni.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

No Result
View All Result
  • AI Assisted News
  • Home 1
  • Kodi i Etikës
  • News
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës

© 2026 Droni.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara.