Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

Konsumimi i frutave, shqiptarët të parët në listë

19/09/2017
Konsumimi i frutave, shqiptarët të parët në listë
Share on FacebookShare on Whatsapp

Të dytët renditën malazezët, të cilët në të njëjtin vit kishin konsumuar rreth 137 kilogramë fruta për frymë gjatë gjithë vitit. Të tretët, me 10 kilogramë më pak se shqiptarët renditën serbët. Shqiptarët konsumojnë më shumë fruta edhe se europianët. Mesatarja e konsumit të frutave për frymë në të njëjtin vit në vendet e BE-së është 104 kilogramë për frymë, ndërsa në vendet e Europës Perëndimore 108 kilogramë për frymë. Vendet e Europës Lindore, rajon në të cilin bëjmë pjesë dhe ne, kanë një konsum mesatar të frutave prej 68 kilogramësh për frymë gjatë një viti. Në Ballkanin Perëndimor nivelin më të ulët të konsumit të frutave e ka Maqedonia me 98 kilogramë.

Konsumi i frutave në Shqipëri

Sipas të dhënave të mbledhura ndër vite nga FAO, nivelin më të ulët që nga viti kur filluan të regjistroheshin të dhënat, e mban viti 1992. Në atë vit një shqiptar konsumonte afërisht 19.5 kilogramë fruta gjatë një viti, rreth 120 kilogramë më pak se sa në ditët e sotme. Në vitin ’61 konsumohej mesatarisht 57 kilogram fruta, sasi e cila më pas do të vinte në ulje derisa të arrinte pikun më të ulët në 1992. Pas viti 1992 konsumi i frutave pati një rritje eksponenciale në Shqipëri.

Kush konsumon më shumë fruta në botë?

Vendin e parë në botë për konsumin më të lartë të frutave e ka shteti i Republikës Domenikane, në të cilin banorët konsumojnë rreth 354 kilogramë në vit. Në përgjithësi, sikurse tregojnë të dhënat e FAO, vendet me konsumin më të lartë të frutave janë vendet e Amerikës ishullore, si Republika Domenikane, Bahamas, Bermuda, Karaibet, Kolumbia, etj. Nga vendet europiane, në vend të parë për konsumin e frutave është Luksemburgu, me 200 kilogramë fruta për frymë në vit. Në të dytin renditet Holanda me 176 kilogramë në vit. Në të tretin dhe të katërt renditet Irlanda dhe Austria, me përkatësisht 158 dhe 154 kilogramë në vit. Ndërsa vendin e gjashtë në Europë për konsumin e frutave e mban Shqipëria me 142 kilogramë.

Pse janë të rëndësishme frutat?

Frutat dhe perimet janë të mira për shëndetin dhe konsumi i tyre parandalon një sërë sëmundjesh. Frutat kanë vlera të larta ushqyese, përfshirë vitaminat, mineralet dhe antioksidantët. Të ngrënit e frutave në sasinë e rekomanduar reduktojnë rrezikun e sëmundjeve kronike./monitor/

Tags: FrutatKomsumimshqiptare

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Po ndodh

GJKKO kthen kërkesën e SPAK për lirimin nga akuza të kreut të KPP, Myzyri

GJKKO kthen kërkesën e SPAK për lirimin nga akuza të kreut të KPP, Myzyri

25/05/2026
Zjarri përfshin një pallat te ‘Ali Demi’ në Tiranë

Zjarri përfshin një pallat te ‘Ali Demi’ në Tiranë

25/05/2026
Hyri me gomone pranë pushuesve në Dhërmi, gjobitet me 500 mijë lekë

Hyri me gomone pranë pushuesve në Dhërmi, gjobitet me 500 mijë lekë

24/05/2026
Berisha reagon ndaj kritikëve për zgjedhje me një kandidat: Forma më demokratike, PS nuk zgjedh prej 17 vitesh

Berisha reagon ndaj kritikëve për zgjedhje me një kandidat: Forma më demokratike, PS nuk zgjedh prej 17 vitesh

24/05/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • Dosje
  • Ekonomia
  • Fake News
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

GJKKO kthen kërkesën e SPAK për lirimin nga akuza të kreut të KPP, Myzyri

GJKKO kthen kërkesën e SPAK për lirimin nga akuza të kreut të KPP, Myzyri

25/05/2026
Zjarri përfshin një pallat te ‘Ali Demi’ në Tiranë

Zjarri përfshin një pallat te ‘Ali Demi’ në Tiranë

25/05/2026
Hyri me gomone pranë pushuesve në Dhërmi, gjobitet me 500 mijë lekë

Hyri me gomone pranë pushuesve në Dhërmi, gjobitet me 500 mijë lekë

24/05/2026
  • Advertisement
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

No Result
View All Result
  • AI Assisted News
  • Home 1
  • Kodi i Etikës
  • News
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.