Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • AI Assisted News
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • AI Assisted News
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

Ndahet familja shqiptare, Zvicra dëbon burrin për 10 vjet

15/08/2017
Ndahet familja shqiptare, Zvicra dëbon burrin për 10 vjet
Share on FacebookShare on Whatsapp

Një shqiptar i Kosoves i moshës 34 vjeçare, i cili që nga lindja ka jetuar në Zvicër, pas dënimit për disa vepra penale është dënuar edhe me dëbim nga Zvicra.
Për dhjetë vitet e ardhshme ai nuk guxon të shkelë tokën e Zvicrës. duke qenë se aiështë i martuar dhe baba fëmijësh që jetojnë në Zvicër, ka bërë ankesë në Gjykatën Federale Administrative, shkruan luzerner Zeitung.
Ai ka theksuar se që nga viti 2012 nuk ka bërë asnjë krim dhe se gjatë gjithë kësaj kohe, përfshirë këtu edhe kohen e kaluar në burgun gjysmë të hapur ai ka punuar vazhdimisht dhe gjithë kohën te i njëjti punëdhënës. Por, pesha e krimeve që ka kryer ai, ka qenë tepër e rëndë, ka konstatuar gjykata dhe ia ka hedhur poshtë ankesën.
Kosovari, që në moshën 14 vjeçare kishte filluar të binte në kundërshtim me ligjin ndërsa në vitet në vazhdim, ai është dënuar plot 25 herë për krime të ndryshme. Atij i është shqiptuar tri herë vërejtja për dëbim, herën e fundit, për shkak të borxheve ndaj shtetit prej 85 mijë frangash.
Në periudhën në mes të vitit 2010 dhe 2012 ai kishte shitur rreth 1.625 kg drogë të tipit kokainë, dhe kishte realizuar një fitim prej 34 mijë frangash. Gjykata penale e Lucernit e kishte dënuar atë në qershor të vitit 2013 me 33 muaj burg për tregti me drogë, përcjell albinfo.ch. Prej gjithë kësaj, ai kishte mbajtur vetëm 6 muaj. Por edhe gjatë kohës kur ai ishte në burgun gjysmë të hapur, ishte përfshirë sërish në tregti me drogë, kishte konstatuar gjykata.
Bazuar në këtë të kaluar kriminale, Zyra për Migracion e Kantonit të Lucernit ia kishte hequr 34 vjeçarit lejen e qëndrimit në Zvicër dhe e kishte dëbuar. Pastaj, para dy vitesh kosovari ishte larguar, ndërsa Sekretariati Shtetëror për Migracion i kishte shqiptuar masën e ndalimit të hyrjes në Zvicër për dhjetë vite. Për këtë arsye ai kishte ushtruar ankesë në Gjykatën Federale Administrative.
Në ankesë ai kishte theksuar se që nga fundi i vitit 2012 jetonte në mënyrë të rregullt dhe ishte përpjekur t`i paguante borxhet. Në vitin 2013 ai ishte martuar dhe 15 muaj më vonë ishte bërë baba i një djali. Si gruaja ashtu dhe fëmija kanë nënshtetësi zvicerane kështu që për ta nuk është e lehtë të shpërngulen në Kosovë. Me jetën e ndarë 10 vjeçare ai ka thënë se dëmtohet rëndë raporti babë-bir.
Por asnjëri nga këto argumente nuk ka çuar peshë te trupi gjykues, i cili vetëm sa ka vërtetuar ndalesën dhjetëvjeçare për hyrje në Zvicër.
Gjykata Administrative Federale e konsideron të madh rrezikun për recidivizëm, nisur nga fakti se kosovari kishte shitur drogë edhe në kohën sa kishte qenë në fazën gjysmë të lirë të burgut. Kështu, prania e tij në Zvicër përbën rrezik të sigurisë publike dhe këtu nuk ndryshon gjë as ekzistimi i familjes së tij, transmeton albinfo.ch.
Bashkëshortja me të birin kanë të drejtë t`i bashkohen atij në Kosovë. Po ashtu ai mund të shfrytëzojë mundësinë që të kërkojë “për një kohë të shkurtë dhe të kufizuar në mënyrë të qartë, pezullimin e ndalimit të hyrjes në Zvicër”. Kjo lejohet kur për këtë ekzistojnë arsye të forta.

Tags: debimshqiptarzvicer

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Po ndodh

DITA 34/ Protestuesi shfaq varëse me bombat e gazit lotsjellës: “Janë prova e dhunës ndaj qytetarëve”

DITA 34/ Protestuesi shfaq varëse me bombat e gazit lotsjellës: “Janë prova e dhunës ndaj qytetarëve”

03/07/2026
Organizatorët e protestës thirrje për pjesëmarrje masive: Nesër e gjithë Shqipëria në shesh

Organizatorët e protestës thirrje për pjesëmarrje masive: Nesër e gjithë Shqipëria në shesh

03/07/2026
Mesohen emrat e tragjedise se Zvernecit, ja kush jane 2 vajzat dhe djali i mbytur

29-vjeçarja humb jetën në Zvërnec në plazhin e Portonovës

03/07/2026
Pezullimi i Ballukut në Kushtetuese, GJKKO: Kushtetuesja po uzurpon shkallët e gjyqësorit

PD çon në Kushtetuese rrëzimin e komisionit hetimor për AKSHI-n dhe rrugët

03/07/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • Dosje
  • Ekonomia
  • Fake News
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

DETAJET/ Ngjarja tragjike në Mjedë, xhaxha e nip po ecnin në trotuar

Gurë nga mali në aksin Prrenjas–Librazhd, humb jetën 42-vjeçari

04/07/2026
DITA 34/ Protestuesi shfaq varëse me bombat e gazit lotsjellës: “Janë prova e dhunës ndaj qytetarëve”

DITA 34/ Protestuesi shfaq varëse me bombat e gazit lotsjellës: “Janë prova e dhunës ndaj qytetarëve”

03/07/2026
Organizatorët e protestës thirrje për pjesëmarrje masive: Nesër e gjithë Shqipëria në shesh

Organizatorët e protestës thirrje për pjesëmarrje masive: Nesër e gjithë Shqipëria në shesh

03/07/2026
  • Advertisement
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

No Result
View All Result
  • AI Assisted News
  • Home 1
  • Kodi i Etikës
  • News
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.