Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • AI Assisted News
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • FACT&FAKE
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • AI Assisted News
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • FACT&FAKE
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

PISTAT/ Vrasja në Vlorë, pas ekzekutimi gabimisht të nipit në Durrës dhe dyshimi për Gaz Çollakun

01/08/2017
DETAJE & FOTO/ Vrasja te Lungomare, kush është “Reni” – para dy vitesh i vranë nipin
Share on FacebookShare on Whatsapp

Hakmarrja dhe larja e hesapeve janë dy pistat ku Policia e Vlorës po heton vrasjen e Marjen Xhaferaj, i cili u qëllua për vdekje mbrëmjen e së dielës në një lokal pranë Lungomares, shkruan “Panorama”.
Policia e Vlorës ka ngritur dyshimet se ekzekutimi i 37-vjeçarit me precedentë të mëparshëm penalë vjen në vazhdën e tre vrasjeve të ndodhura në Durrës, ku një prej viktimave ishte nipi i tij, Endri Çaushaj.
Kjo është pista kryesore ku është përqendruar Policia, por ka dyshime të forta se ai mund të jetë ekzekutuar edhe për pazare droge, duke u bazuar tek e shkuara kriminale e 37-vjeçarit vlonjat.
Burime nga grupi hetimor thanë për gazetën se Xhaferaj, i cili njihej në Vlorë me emrin “Reni”, ka qenë objektivi i atentatit të ndodhur më 20 dhjetor 2015 në qytetin e Durrësit ku mbeti i vrarë nipi i tij (djali i motrës) Endri Çaushaj dhe Ervin Kodra. Sipas të njëjtave burime, në këtë ngjarje 37- vjeçari ka qenë dëshmitar okular dhe ka pasur dyshime se objektiv ka qenë pikërisht ai.
Siç mësohet, Marjen Xhaferaj kishte fajësuar për këtë ngjarje Gazmend Çollakun, i cili u rrëmbye, dhunua dhe ekzekutua në veri të qytetit të Durrësit pak kohë pas vrasjes së Endri Çaushajt dhe durrsakut Ervin Kodra. Vrasja e dy të rinjve ndodhi në hyrje të Portit të Durrësit, pranë “Torrës Veneciane”, në momentin që ata ishin ndarë nga shokët e tyre teksa qëndronin në një lokal, ku ndodhej Marjen Xhaferaj.
Edhe pse viktima e djeshme në Vlorë është me precedent kriminal, sipas Policisë, fakti i vetëm që e lidh këtë ngjarje është pikërisht vrasja e 20 dhjetorit të vitit 2015 në afërsi të ish-Vollgës.
Asokohe u fol shumë në lidhje me atë ngjarje dhe vetëm dy javë më vonë ndodhi rrëmbimi, masakrimi dhe vrasja e Gaz Çollakut, krim që në fakt u lidh gjithnjë me vrasjen e dy djemve, Ervin Kodra dhe Endri Çaushaj.
Me gjithë hetimet intensive, për vrasjen e dy të rinjve, Policia nuk ka asnjë të arrestuar, ndërsa për rrëmbimin dhe vrasjen e Çollakut është arrestuar Denis Shtraza, pavarësisht se ky i fundit refuzon kategorikisht se nuk ka lidhje me rrëmbimin e ish-shokut të tij.
Në këto kushte, Policia e Vlorës krahas hetimeve të përgjithshme është përqendruar pikërisht te kjo ngjarje për të zbardhur vrasjen e 37-vjeçarit Xhaferaj, me mbiemër të ndryshuar (Omeri mbiemri real i tij).
Policia dhe Prokuroria kanë hapur dosjet e vjetra të Vlorës për të mësuar se ku mund të ketë qenë i përfshirë viktima e po ashtu bëhet me dije se në fokus është edhe çështja e vrasjes së nipit të tij në Durrës.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Po ndodh

FOTO/ “Oazi i paqes”, shqiptare dhe seksi, ja në cilin lum mund ti gjeni

Përplasen dy mjete lundruese në Koman, 5 persona të dëmtuar

19/08/2026
Zbardhet dëshmia e Sokrat Vatës, i dyshuari për vrasjen e turistit portugez në Ksamil

Zbardhet dëshmia e Sokrat Vatës, i dyshuari për vrasjen e turistit portugez në Ksamil

19/08/2026
Berisha: Vrasja e 20-vjeçarit portugez, pothuajse vrasje shtetërore, 3 me uniformë

Berisha: Vrasja e 20-vjeçarit portugez, pothuajse vrasje shtetërore, 3 me uniformë

19/08/2026
Aksident në Tiranë, Audi që ndiqej nga policia godet disa makina, rrezikohen kalimtarët

TIRANË/ 28 fëmijë me thika e kaçavida, gati për të sakatuar njëri tjetrin. Alarmohet policia në Kombinat

19/08/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • AI
  • Dosje
  • Ekonomia
  • FACT&FAKE
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

FOTO/ “Oazi i paqes”, shqiptare dhe seksi, ja në cilin lum mund ti gjeni

Përplasen dy mjete lundruese në Koman, 5 persona të dëmtuar

19/08/2026
Zbardhet dëshmia e Sokrat Vatës, i dyshuari për vrasjen e turistit portugez në Ksamil

Zbardhet dëshmia e Sokrat Vatës, i dyshuari për vrasjen e turistit portugez në Ksamil

19/08/2026
Berisha: Vrasja e 20-vjeçarit portugez, pothuajse vrasje shtetërore, 3 me uniformë

Berisha: Vrasja e 20-vjeçarit portugez, pothuajse vrasje shtetërore, 3 me uniformë

19/08/2026
  • Advertisement
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 Droni.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

No Result
View All Result
  • AI Assisted News
  • Home 1
  • Kodi i Etikës
  • News
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës

© 2026 Droni.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara.