Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • AI Assisted News
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • FACT&FAKE
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • AI Assisted News
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • FACT&FAKE
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

Nga nesër prokurorët nuk vendosin dot më “me kokën e tyre”

31/07/2017
Familjarët kërkojnë dëmshpërblim për vetëvarjen e të afërmit në qeli
Share on FacebookShare on Whatsapp

Nga data 1 gusht hyjnë në fuqi ndryshimet në Kodin e Procedurës Penale sa i takon organizimit të punës së prokurorisë dhe gjykatës në lidhje me hetimin dhe gjykimin e çështjeve.
Sipas këtyre ndryshimeve, të gjitha veprimet hetimore që do të kryhen nga prokuroria duhet të marrin edhe miratimin e gjykatës.
Thënë më thjeshtë, vendimet e pushimit të hetimeve, ndryshimit të akuzës, zgjatjes së afateve të hetimit, kontrolleve dhe ekspertizave për shkak të hetimit e deri tek dërgimi i dosjes për gjykim duhet të kenë patjetër përveç kërkesës së prokurorit edhe miratimin e gjykatës.
Për këtë arsye, gjykatat duhet të bëjnë një ndarje të trupës së gjyqtarëve që kanë në dispozicion, duke i ndarë në gjyqtarë të hetimeve paraprake, që do të shqyrtojnë kryesisht masat e sigurisë, ndryshimet e masave dhe afatet e hetimit në gjyqtarë të seancave paraprake, që do të shqyrtojnë veprimet hetimore të prokurorit dhe pushimet apo dërgimin e dosjeve për gjykim; dhe gjyqtarë që do të gjykojnë çështjen në themel.
Sipas këtyre ndryshimeve, gjyqtarët e hetimeve paraprake dhe ato të seancave paraprake do të ndjekin dosjet deri në dërgimin e tyre për gjykim, apo deri në pushimin e tyre dhe nuk do të marrin pjesë në gjykimin e themelit.
Kjo do të kërkojë nga shtatori rritje të numrit të gjyqtarëve, kryesisht atyre të seancave paraprake, pasi sipas një përllogaritjeje, në Gjykatën e Tiranës një gjyqtar i caktuar për seancat paraprake, nga 12 të tillë, duhet të ndjekë minimalisht 1 mijë dosje hetimore, pasi aktualisht Prokuroria e Tiranës ka mbi 12 mijë dosje në hetim.
Si pasojë e këtyre ndryshimeve, roli i drejtuesit të prokurorisë merr më tepër natyrë administrative, pasi gjithçka që lidhet me hetimin i kalon për kompetencë gjykatave.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Po ndodh

Zbardhet dëshmia e Sokrat Vatës, i dyshuari për vrasjen e turistit portugez në Ksamil

Zbardhet dëshmia e Sokrat Vatës, i dyshuari për vrasjen e turistit portugez në Ksamil

19/08/2026
Berisha: Vrasja e 20-vjeçarit portugez, pothuajse vrasje shtetërore, 3 me uniformë

Berisha: Vrasja e 20-vjeçarit portugez, pothuajse vrasje shtetërore, 3 me uniformë

19/08/2026
Aksident në Tiranë, Audi që ndiqej nga policia godet disa makina, rrezikohen kalimtarët

TIRANË/ 28 fëmijë me thika e kaçavida, gati për të sakatuar njëri tjetrin. Alarmohet policia në Kombinat

19/08/2026
PAMJET/,Arrestohet i shumëkërkuari Ylli Zalla, u sfidoi policëve me video pas shpërthimit me tritol

Mbetet në qeli Ylli Zalla, gjykata konfirmon arrestin në burg

19/08/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • AI
  • Dosje
  • Ekonomia
  • FACT&FAKE
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

Zbardhet dëshmia e Sokrat Vatës, i dyshuari për vrasjen e turistit portugez në Ksamil

Zbardhet dëshmia e Sokrat Vatës, i dyshuari për vrasjen e turistit portugez në Ksamil

19/08/2026
Berisha: Vrasja e 20-vjeçarit portugez, pothuajse vrasje shtetërore, 3 me uniformë

Berisha: Vrasja e 20-vjeçarit portugez, pothuajse vrasje shtetërore, 3 me uniformë

19/08/2026
Aksident në Tiranë, Audi që ndiqej nga policia godet disa makina, rrezikohen kalimtarët

TIRANË/ 28 fëmijë me thika e kaçavida, gati për të sakatuar njëri tjetrin. Alarmohet policia në Kombinat

19/08/2026
  • Advertisement
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 Droni.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

No Result
View All Result
  • AI Assisted News
  • Home 1
  • Kodi i Etikës
  • News
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës

© 2026 Droni.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara.