Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • AI Assisted News
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • FACT&FAKE
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • AI Assisted News
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • FACT&FAKE
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

Ofendonin nusen e djalit, babai dhe vëllai bëjnë për në spital njerëzit e dhëndrit

30/07/2017
Korçë, një fëmijë 10 vjeç bie nga kati i pestë
Share on FacebookShare on Whatsapp

Një ngjarje e rëndë është regjistruar në fshatin Dërsnik në Korçë ku një 60-vjeçar dhe djali i tij kanë përfunduar në spital pas një sherri krushqie.
Grindjet e përsëritura të nuses me vjehrrin kanë bërë që kjo e fundit të kërkojë ndihmën e babait dhe vëllait të saj, por diskutimet mes palëve kanë degraduar deri në përplasje fizike që çoi në plagosje të rëndë të vjehrrit.
Pas ngjarjes, policia ka arrestuar në flagrancë dy shtetas (babë e bir) pasi në bashkëpunim mes tyre, kanë plagosur rëndë me mjete të forta krushkun e tyre.
Petrit Çaushllari, 47 vjeç, si edhe djali i tij, Emiljano Çaushllari, 21 vjeç, të dy banues në fshatin Buçimas të Pogradecit janë dy personat e vënë në pranga.
Arrestimi i tyre u bë pasi të dy në fshatin Dërsnik, pas një konflikti për motive të dobëta, kanë goditur me mjete të forta në kokë dhe trup, shtetasit P. B., 60 vjeç, si edhe djalin e tij shtetasin S.B., 26 vjeç, në banesën e këtyre të fundit.
Dy të arrestuarit kanë lidhje krushqie me dy të plagosurit, pasi vajza e Petrit Çaushllarit është nusja e djalit të shtetasit P. B., dhe kunata e S. B.
Ka qenë një konflikt i përsëritur mes nuses 25-vjeçare dhe vjehrrit pasi ky i fundit shpesh e ofendonte me fjalë banale, çka e ka shtyrë të renë të telefonojë babanë e saj, i cili jetonte në fshatin e Pogradecit dhe t’i shprehte shqetësimin e saj.
Ky i fundit sapo ka dëgjuar të bijën mes lotësh, ka marrë me vete djalin dhe është nisur për në shtëpinë ku ishte martuar e bija. Sapo kanë mbërritur atje, ai ka nisur të debatojë me krushkun por është përballur me tone të ashpra nga pala tjetër.
Kjo ka bërë që debati të përshkallëzohet në përplasje fizike, ku në sherr janë përfshirë edhe djemtë e tyre duke degraduar kështu në një sherr mes katër personash. Ndërkaq mësohet se bashkëshorti i 25-vjeçares nuk ka qenë prezent në momentin kur ka nisur grindja mes nuses dhe vjehrrit pasi kishte shkuar të punonte tokat bujqësore, por ka arritur në kohën që palët ishin duke u konfrontuar fizikisht dhe ka ndërhyrë për t’i ndarë.
“Specialistët e Sektorit për Krimet e Rënda në Drejtorinë Vendore të Policisë Korçë, bënë kapjen dhe arrestimin në flagrancë të shtetasve: Petrit Çaushllari, 47 vjeç, si edhe djali i tij Emiljano Çaushllari, 21 vjeç.
Arrestimi i tyre u bë pasi më datë 28.07.2017, dy shtetasit e lartpërmendur, në fshatin Dërsnik, pas një konflikti për motive të dobëta, kanë goditur me mjete të forta në kokë dhe trup, shtetasit P. B., 60 vjeç, si edhe djalin e tij shtetasin S. B., 26 vjeç, në banesën e këtyre të fundit”, bën të ditur Policia.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Po ndodh

PAMJET/,Arrestohet i shumëkërkuari Ylli Zalla, u sfidoi policëve me video pas shpërthimit me tritol

Mbetet në qeli Ylli Zalla, gjykata konfirmon arrestin në burg

19/08/2026
Aksident tragjik në Manzë, 3 të rinj pa jetë dhe 2 të plagosur

Aksident tragjik në Manzë, 3 të rinj pa jetë dhe 2 të plagosur

19/08/2026
MIRDITË/ Policia kap piromanin në Gziq ndërsa po ndizte zjarrin e katërt

MIRDITË/ Policia kap piromanin në Gziq ndërsa po ndizte zjarrin e katërt

18/08/2026
DITA 80/ “Arrestoni Ramën, arrestoni Ballukun”, protestuesit marshojnë në Tiranë

DITA 80/ “Arrestoni Ramën, arrestoni Ballukun”, protestuesit marshojnë në Tiranë

18/08/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • AI
  • Dosje
  • Ekonomia
  • FACT&FAKE
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

PAMJET/,Arrestohet i shumëkërkuari Ylli Zalla, u sfidoi policëve me video pas shpërthimit me tritol

Mbetet në qeli Ylli Zalla, gjykata konfirmon arrestin në burg

19/08/2026
Aksident tragjik në Manzë, 3 të rinj pa jetë dhe 2 të plagosur

Aksident tragjik në Manzë, 3 të rinj pa jetë dhe 2 të plagosur

19/08/2026
MIRDITË/ Policia kap piromanin në Gziq ndërsa po ndizte zjarrin e katërt

MIRDITË/ Policia kap piromanin në Gziq ndërsa po ndizte zjarrin e katërt

18/08/2026
  • Advertisement
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 Droni.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

No Result
View All Result
  • AI Assisted News
  • Home 1
  • Kodi i Etikës
  • News
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës

© 2026 Droni.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara.