Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • AI Assisted News
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • FACT&FAKE
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • AI Assisted News
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • FACT&FAKE
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

VIDEO/ Gramsh, sëmundja e bletëve sakaton mizat dhe sterilizon meshkujt

24/07/2017
VIDEO/ Gramsh, sëmundja e bletëve sakaton mizat dhe sterilizon meshkujt
Share on FacebookShare on Whatsapp

Një sëmundje e tmerrshme në bletë shfaqet në zonën e Gramshit. Alarmin e jep specialisti i Drejtorisë së Bujqësisë në Gramsh Yzeir Miraka.
“Miza e bletës preket nga disa sëmundje. Këto sëmundje shkaktohen nga agjentë patogjenë, parazitët, substancat toksike, kushtet e vështira të jetesës së bletëve etj. Bletët janë shumë të ndjeshme nga sëmundjet, të cilat mund të jenë, ngjitëse dhe jo ngjitëse. Sëmundjet ngjitëse shkaktohen nga mikroorganizmat patogjenë, ndërsa sëmundjet jo ngjitëse nga kushtet e këqija të mjedisit. Një nga sëmundjet kryesore që përballen bletët është Varroa e cila në fakt është një parazit shumë i lashtë i shfaqur në bletë”, transmeton infoelbasani.al.
Më tej specialisti shpjegon se si bletët në Gramsh janë prekur nga një lloj Varroa e cila është mjaft agresive duke sakatuar pjesët trupore e madje duke i zhdukur fare mizat.
“Sëmundja e shfaqur në Gramsh është shumë e rrezikshme. Larvat e infektuara kanë procesin e zhvillimit të çrregulluar. Në larvën e bardhë konstatohen lehtë pikat e kuqërremta të cilat janë Varroa. Larvat dhe nimfat e infektuara për shkak të thithjes së hemolimfës nuk janë të qeta dhe shpesh lindin me të meta trupore.
Larvave ju dëmtohen disa pjesë të sistemeve qendrore dhe lindin me disa pjesë të dëmtuara të trupit. Pjellja nuk është kompakte dhe ekzistojnë hoje të zbrazëta. Lindin bletë me deformime të pjesëve të trupit e më së tepërmi kanë të deformuar krahët e tyre, publikon infoelbasani.al.
Bletët rriten me gjoks dhe abdomen të dobët, dhe kanë pamje jo të mirë. Për shkak të këtyre defekteve, bletët dalin me herët dhe vdesin në fushë dhe shoqëria numerikisht zvogëlohet.
Meshkujt e infektuar humbin aftësinë seksuale dhe bëhen sterilë”.
Specialisti shpjegon se Varroa është edhe një faktor kryesorë për përhapjen e viruseve të tjera në bletari dhe kjo është arsyeja kryesore  pse ajo duhet të mbahet në kontroll.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Po ndodh

VIDEO/ Policia jep detajet e plagosjes në Durrës, pamje nga vendi i ngjarjes

Aksident i rëndë në Misto Mame, humb jetën 55-vjeçarja

18/08/2026
Mes pasurisë minerare dhe kostos mjedisore: kush paguan për rehabilitimin?

Mes pasurisë minerare dhe kostos mjedisore: kush paguan për rehabilitimin?

18/08/2026
38 persona shoqërohen pas vrasjes së turistit në Ksamil, edhe një punonjës policie

38 persona shoqërohen pas vrasjes së turistit në Ksamil, edhe një punonjës policie

18/08/2026
PAMJET/ Si u kap në Levan Sokrat Vata, vajza në makinë një turke

PAMJET/ Si u kap në Levan Sokrat Vata, vajza në makinë një turke

18/08/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • AI
  • Dosje
  • Ekonomia
  • FACT&FAKE
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

VIDEO/ Policia jep detajet e plagosjes në Durrës, pamje nga vendi i ngjarjes

Aksident i rëndë në Misto Mame, humb jetën 55-vjeçarja

18/08/2026
Mes pasurisë minerare dhe kostos mjedisore: kush paguan për rehabilitimin?

Mes pasurisë minerare dhe kostos mjedisore: kush paguan për rehabilitimin?

18/08/2026
38 persona shoqërohen pas vrasjes së turistit në Ksamil, edhe një punonjës policie

38 persona shoqërohen pas vrasjes së turistit në Ksamil, edhe një punonjës policie

18/08/2026
  • Advertisement
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 Droni.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

No Result
View All Result
  • AI Assisted News
  • Home 1
  • Kodi i Etikës
  • News
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës

© 2026 Droni.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara.