Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • AI Assisted News
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • FACT&FAKE
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • AI Assisted News
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • FACT&FAKE
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

Nxori gruan gjallë në breg, por u mbyt vetë – Burrit i ishte ndaluar larja në det, se…

22/07/2017
Mbytet një person në Gjirin e Lalzit
Share on FacebookShare on Whatsapp

Mungesa e rojeve bregdetare vijon të shkaktojë tragjedi të tjera në det. Pas asaj të ndodhur në Vlorë pak ditë më parë, ku tre të rinj humbën jetën në tentativë për të shpëtuar njëri-tjetrin, dje në plazhin e Velipojës humbi jetën një 34-vjeçar nga Kosova, i cili u fut të shpëtonte gruan e tij, shkruan “Panorama”.
Sipas Policisë, Feriz Hasani, 34 vjeç, banues në Prishtinë, ka humbur jetën në tentativë për të shpëtuar bashkëshorten e tij. Aji ishte futur në ujë për t’u larë, por ka pasur një vështirësi dhe ka rrezikuar ndjeshëm, teksa ka qenë duke notuar.
Bashkëshorti i saj ka arritur që ta dallojë dhe me shpejtësi ka notuar drejt saj. 34-vjeçari mësohet se ka mbërritur në kohë, duke arritur që ta shpëtojë gruan, e cila ka arritur të dalë e gjallë në breg.
Por kjo ndërhyrje e Feriz Hasanit ka rezultuar fatale për të, pasi është mbytur vetë. Nga sa raportohet, 34-vjeçari vuante nga kriza epileptike dhe nuk e ka pasur të këshillueshme që të futet në ujë për t’u larë.
Pasi ka shpëtuar bashkëshorten, ai ka tentuar që të dalë në breg, por edhe për shkak të sëmundjes, shtetasi kosovar nuk ia ka arritur që të shpëtojë, duke humbur kështu jetën. Pushues të tjerë janë futur në ujë për t’i dhënë ndihmë 34-vjeçarit dhe e kanë transportuar me shpejtësi në qendrën shëndetësore të Velipojës, por atje ka mbërritur pa jetë.
I riu Feriz Hasani është viktima e tretë në plazhin e Velipojës. Më herët, dallgët i kanë marrë jetën kosovarit Musa Kurtrolli. 75-vjeçari ka qenë duke notuar në plazhin “Ada” në Velipojë, kur është mbytur.
Një tjetër shtetas kosovar ka humbur jetën.
Plazhi i Velipojës ka disa kulla vrojtimi, por asnjëra prej tyre nuk është funksionale. Janë vendosur prej tri vitesh, por që nga momenti kur janë ndërtuar, kullat e vrojtimit nuk kanë funksionuar. Shkak për këtë në këto tri vite është bërë mungesa e rojeve bregdetare.
Asnjëherë nuk kanë qenë të pranishëm në plazhin e Velipojës. Në këtë mënyrë, të gjithë personat që kanë pasur probleme apo vështirësi duke notuar, kanë humbur jetën duke mos arritur që të shpëtojnë.
Ata më me fat janë shpëtuar nga plazhistët që kanë qenë afër tyre. Por kjo është mjaft e rrezikshme, pasi ka pasur disa precedentë ku plazhistët që janë futur të shpëtojnë, kanë humbur vetë jetën. Pushuesit shpeshherë kanë kërkuar praninë e rojeve bregdetare, por pavarësisht kërkesave dhe shtetasve që mbyten herë pas here, nuk është marrë asnjë masë.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Po ndodh

VIDEO/ Policia jep detajet e plagosjes në Durrës, pamje nga vendi i ngjarjes

Aksident i rëndë në Misto Mame, humb jetën 55-vjeçarja

18/08/2026
Mes pasurisë minerare dhe kostos mjedisore: kush paguan për rehabilitimin?

Mes pasurisë minerare dhe kostos mjedisore: kush paguan për rehabilitimin?

18/08/2026
38 persona shoqërohen pas vrasjes së turistit në Ksamil, edhe një punonjës policie

38 persona shoqërohen pas vrasjes së turistit në Ksamil, edhe një punonjës policie

18/08/2026
PAMJET/ Si u kap në Levan Sokrat Vata, vajza në makinë një turke

PAMJET/ Si u kap në Levan Sokrat Vata, vajza në makinë një turke

18/08/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • AI
  • Dosje
  • Ekonomia
  • FACT&FAKE
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

VIDEO/ Policia jep detajet e plagosjes në Durrës, pamje nga vendi i ngjarjes

Aksident i rëndë në Misto Mame, humb jetën 55-vjeçarja

18/08/2026
Mes pasurisë minerare dhe kostos mjedisore: kush paguan për rehabilitimin?

Mes pasurisë minerare dhe kostos mjedisore: kush paguan për rehabilitimin?

18/08/2026
38 persona shoqërohen pas vrasjes së turistit në Ksamil, edhe një punonjës policie

38 persona shoqërohen pas vrasjes së turistit në Ksamil, edhe një punonjës policie

18/08/2026
  • Advertisement
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 Droni.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

No Result
View All Result
  • AI Assisted News
  • Home 1
  • Kodi i Etikës
  • News
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës

© 2026 Droni.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara.