Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • AI Assisted News
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • AI Assisted News
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

Vrasja e mjekut në Shkodër, ja si Ymeri i shpëtoi policisë

08/07/2017
Vrasja e mjekut në Shkodër, ja si Ymeri i shpëtoi policisë

Dritan Ymeri

Share on FacebookShare on Whatsapp

Pak ditë pas vrasjes me plumb në kokë të mjekut Ilir Aliaj, dyshohet që autori i krimit, Dritan Ymeri të jetë larguar drejt Francës.
Burime nga policia e Shkodrës, por edhe pranë familjes Ymeri kanë dyshime se 26-vjeçari ka arritur që të largohet nga qyteti verior drejt Francës. Mësohet se menjëherë pas ngjarjes së rëndë që ndodhi mesnatën e 1 korrikut në lagjen “Qemal Stafa” te vendi i quajtur “Ish-Dekori”, dyshohet që i riu Ymeri është larguar me një makinë tip “Golf 5” me targë AA 526 RA dhe me ngjyrë të zezë.
Sipas hetuesve të çështjes, i akuzuari për vrasjen e mjekut 40-vjeçar mund të ketë ikur drejt Malit të Zi, përmes pikës kufitare të Muriqanit, jo duke kaluar kufirin, por ilegalisht përmes malit. 26-vjeçari kishte 3 muaj që ishte kthyer nga Franca dhe për këtë shkak policia ka një dyshim se ka arritur që të gjejë mundësinë që të shkojë sërish në këtë vend.
Nga ana tjetër ka dyshime se persona të ndryshëm e kanë ndihmuar ekzekutorin që të largohet pa lënë gjurmë dhe t’u shpëtojë forcave të policisë. Pas vrasjes, Dritan Ymeri është shpallur në kërkim, por që nga momenti i ngjarjes së rëndë dhe deri më tani nuk është arritur që të arrestohet.
Nga ana tjetër, policia e Shkodrës nuk përjashton mundësinë se ai mund të jetë fshehur brenda qytetit të Shkodrës dhe se mund të ketë ndihmën e ndonjë personi tjetër. Të dyja këto pista mbeten në kuadrin e dyshimeve, pasi ende nuk ka asgjë konkrete mbi vendndodhjen e 26- vjeçarit. Thjesht ka një dyshim që mund të jetë larguar në Francë, ndërsa nuk mohohet mundësia që mund të jetë i fshehur brenda qytetit të Shkodrës./gsh.al/

Tags: MJEKUshkodervrasjeymeri

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Po ndodh

DITA 34/ Protestuesi shfaq varëse me bombat e gazit lotsjellës: “Janë prova e dhunës ndaj qytetarëve”

DITA 34/ Protestuesi shfaq varëse me bombat e gazit lotsjellës: “Janë prova e dhunës ndaj qytetarëve”

03/07/2026
Organizatorët e protestës thirrje për pjesëmarrje masive: Nesër e gjithë Shqipëria në shesh

Organizatorët e protestës thirrje për pjesëmarrje masive: Nesër e gjithë Shqipëria në shesh

03/07/2026
Mesohen emrat e tragjedise se Zvernecit, ja kush jane 2 vajzat dhe djali i mbytur

29-vjeçarja humb jetën në Zvërnec në plazhin e Portonovës

03/07/2026
Pezullimi i Ballukut në Kushtetuese, GJKKO: Kushtetuesja po uzurpon shkallët e gjyqësorit

PD çon në Kushtetuese rrëzimin e komisionit hetimor për AKSHI-n dhe rrugët

03/07/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • Dosje
  • Ekonomia
  • Fake News
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

DETAJET/ Ngjarja tragjike në Mjedë, xhaxha e nip po ecnin në trotuar

Gurë nga mali në aksin Prrenjas–Librazhd, humb jetën 42-vjeçari

04/07/2026
DITA 34/ Protestuesi shfaq varëse me bombat e gazit lotsjellës: “Janë prova e dhunës ndaj qytetarëve”

DITA 34/ Protestuesi shfaq varëse me bombat e gazit lotsjellës: “Janë prova e dhunës ndaj qytetarëve”

03/07/2026
Organizatorët e protestës thirrje për pjesëmarrje masive: Nesër e gjithë Shqipëria në shesh

Organizatorët e protestës thirrje për pjesëmarrje masive: Nesër e gjithë Shqipëria në shesh

03/07/2026
  • Advertisement
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

No Result
View All Result
  • AI Assisted News
  • Home 1
  • Kodi i Etikës
  • News
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.