Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • AI Assisted News
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • FACT&FAKE
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • AI Assisted News
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • FACT&FAKE
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

Tiranë, parkimi automjeteve edhe për rezidentët bëhet me pagesë në vitin 2018

07/07/2017
VENDIMI/ Tarifat e parkimit për 71 rrugët në Tiranë
Share on FacebookShare on Whatsapp

Edhe pse mund të gjesh bosh një vend parkimi të vijëzuar me vijat e bardha pranë banesës tuaj, nëse nuk jeni të pajisur me kartën e rezidentit, rrezikoni të gjobiteni nga 1 mijë deri në 3 mijë lekë. Pulla e rezidentit ju jep mundësinë që të parkoni në vendet e dedikuara në Tiranë për banorët të cilat nuk ju duhet të paguani asgjë në këmbim. Zona 4 e kryeqytetit që është edhe qendra e Tiranës ka përfunduar me shpërndarjen e kësaj karte ndërkohë që administrata e Tirana parking po fokusohet tek zona 1 që përfshin Bulevardin Zogu i Parë rrugën e Durrësit dhe të tjera.
“Ky është një projekt që ka një prioritet, ka filluar 3 muajt e fundit të përshkallëzohet shpërndarja e pullave të rezidentit. Jemi duke shtrirë dhe përfunduar pajisjen me pullën e rezidentit për të gjithë banorët e Zonës 4 dhe ka filluar shtrirja ne zonën 1, konkretisht kemi në fazë pilot blloku tek ‘Kafe Flora’ ku janë banorët janë pajisur me 300 karta rezidenti. Për zonën 1 duke qenë se është një nga zonat më të mëdha të Tiranës, për momentin jemi duke i pajisur banorët me vërtetim i cili është i barasvlershëm me pullën e rezidentit”, deklaroi drejtoresha e Tirana parking, Egla Zere, raporton BalkanËeb.

Çfarë përfitimesh ka një banorë që pajiset me kartën e rezidentit?
“Nëse ju jeni rezident i zonës 1 keni të drejtë të parkoni brenda hapësirave publike në ¼ e qytetit të Tiranës”.

Po sa kushton pajisja me këtë pullë dhe çfarë dokumentesh duhet të paraqisni në drejtorinë e Tirana parking?
“Karta e rezidentit është falas, të paktën deri ne fund të vitit ajo do të jetë falas. Për të përfituar pullën e rezidentit çdo qytetar duhet të paraqesë 3 dokumente; Një vërtetim banore lagje, certifikatë familjare dhe lejen e qarkullimit të mjetit”.

Ndërkohë që për qytetarët që duhet të parkojnë me pagesë automjetet e tyre në qendrën e Tiranës kjo drejtori e bashkisë ka filluar negociatat me operatorët e telefonisë që parkimi me mesazh të jetë i mundur edhe nga abonentët që kanë ofertat mujore në telefonat celularë.
“Jemi në proces e sipër dhe shpresoj se do të marrim një dritë jeshile për ta pasur sa më të thjeshtë këtë shërbim për qytetarët e Tiranës”, tha Zere.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Po ndodh

DITA 59/ Qytetarët në protestë, thirrje për dorëheqjen e Ramës dhe hetimin nga SPAK

DITA 59/ Qytetarët në protestë, thirrje për dorëheqjen e Ramës dhe hetimin nga SPAK

28/07/2026
Arrestohet në Francë Ermal Beqiri

Rrethanat e arrestimit të Ermal Beqirit në Francë, fluturoi mbi një central bërthamor

28/07/2026
Arrestohet në Francë Ermal Beqiri

Arrestohet në Francë Ermal Beqiri

28/07/2026
DASH: Të hapen negociatat në qershor për Shqipërinë dhe Maqedoninë

Zëri i Uashingtonit që Tirana nuk mund ta mbysë

28/07/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • AI
  • Dosje
  • Ekonomia
  • FACT&FAKE
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

DITA 59/ Qytetarët në protestë, thirrje për dorëheqjen e Ramës dhe hetimin nga SPAK

DITA 59/ Qytetarët në protestë, thirrje për dorëheqjen e Ramës dhe hetimin nga SPAK

28/07/2026
Arrestohet në Francë Ermal Beqiri

Rrethanat e arrestimit të Ermal Beqirit në Francë, fluturoi mbi një central bërthamor

28/07/2026
Arrestohet në Francë Ermal Beqiri

Arrestohet në Francë Ermal Beqiri

28/07/2026
  • Advertisement
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 Droni.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

No Result
View All Result
  • AI Assisted News
  • Home 1
  • Kodi i Etikës
  • News
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës

© 2026 Droni.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara.