Identifikohet gazetari i cili është qëlluar një ditë më parë në Tiranë.
Ai është Genci Angjellari, i emisionit investigativ “Stop”.
Genci Angjellari ka rënë pre e dhunës fizike teksa ishte në detyrë.
Ngjarja ka ndodhur dje në fshatin Stërmas të Tiranës. Policia tha se ka shpallur në kërkim një grua me iniciale M. T., 42 vjeçe e cila ka goditur me sende të forta gazetarin i cili po punonte për një temë të ngarkuar nga redaksia.
Emisioni investigativ “Stop” do të denoncojë ditën e hënë, skandalin për të cilin u dhunua gazetari gjatë ushtrimit të detyrës.






