Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

24 ORË/ Temperaturat e larta sjellin 12 vatra zjarri, ja në cilat vende

07/07/2017
Fushë Prezë, zjarri i madh, digjet një servis makinash

Foto Ilustruese

Share on FacebookShare on Whatsapp

Përgjatë 24 orëve të fundit në gjithë vendin ka pasur 12 vatra zjarri në Shkodër, Berat, Vlorë, Korçë, Tiranë, Dibër, Durrës, Fier dhe Gjirokastër.
Aktualisht situata është nën kontroll pasi të gjitha vatrat e zjarreve janë shuar nga zjarrfikëset. Drejtoria e Emergjencave Civile vijon të mbajë situatën në monitorim.
Në këto operacione janë angazhuar rreth 95 forca zjarrfikëse me 19 automjete, 30 efektivë të ushtrisë, 20 forca vullnetare si dhe banorë të zonave.

QARKU SHKODËR
Zjarri i rënë 3 ditë më parë në Malin e Kakarriqit, në fshatin Hoten, Shkodër është shuar. Në ndihmë të zjarrfikëseve kanë shkuar edhe 20 forca ushtarake. Pas disa orësh punë zjarri është vënë nën kontroll dhe është shuar.
Si pasojë e zjarrit u dogj një sipërfaqe rreth 15 ha me shkurre dhe ferra.

QARKU DIBËR
Në fshatin Rreth-Kale, Dibër, ka rënë zjarr në një sipërfaqe me shkurre të ulëta. Shërbimi zjarrfikës ka punuar për të shuar zjarrin. Si pasojë u dogj një sipërfaqe rreth 2 dynym me shkurre të ulëta.
Në fshatin Çërnec i Poshtëm, Bulqizë, ka rënë zjarr në një sipërfaqe me pemë frutore dhe fidanishte. Si pasojë e zjarrit u dogjën 50 pemë arre, 400 rrënjë qershi, 30 rrënjë kumbulla dhe rreth 1.5 ha pemëtore, fidanishte.

QARKU DURRËS
Në lagjen 13, bashkia Durrës, ka rënë zjarr në një sipërfaqe me shkurre. Si pasojë e zjarrit u dogj një sipërfaqe rreth 5 ha me shkurre.
Në fshatin Radë, bashkia Durrës, ka rënë zjarr në një sipërfaqe me ullinj. Si pasojë e zjarrit u dogjën rreth 6 rrënjë ulliri.

QARKU FIER
Në lagjen “Ofiçinë” Patos, ka rënë zjarr në një sipërfaqe me shkurre. Zjarrfikëset e Patosit, u ndihmua nga një mjet zjarrfikës i Albpetrolit.
Pas një operacioni që zgjati rreth 2 orë forcat zjarrfikëse arritën që të fikin zjarrin. Si pasojë e zjarrit u dogj një sipërfaqe rreth 5 dynym me shkurre.

QARKU GJIROKASTËR
Në fshatin Valare, Gjirokastër, ka rënë zjarr në një sipërfaqe me shkurre. Si pasojë e zjarrit u dogj një sipërfaqe rreth 1.5 dynym me shkurre.

QARKU VLORË
Në fshatin Armen Selenicë, ka rënë zjarr në një sipërfaqe me shkurre, ullinj dhe pemë frutore. Shërbimi zjarrfikës ka punuar për shuarjen e zjarrit. Si pasojë e zjarrit u dogj një sipërfaqe rreth 2 ha me shkurre, 15 rrënjë ulliri dhe 15 pemë frutore të ndryshme.
Në kurorën e qytetit të Sarandës, ka rënë zjarr në një sipërfaqe me shkurre. Zjarrfikëset kanë punuar me mjete rrethanore për shuarjen e zjarrit. Si pasojë u dogj një sipërfaqe rreth 1 ha me shkurre.

QARKU BERAT
Në fshatin Radësh, Skrapar, ka rënë zjarr në një sipërfaqe me shkurre dhe ferra. Pas një pune të gjatë zjarri është shuar. Si pasojë u dogj një sipërfaqe rreth 4 ha me shkurre dhe ferra.

QARKU KORÇË
Në fshatin Gështenjas, Pogradec, ka rënë zjarr në një sipërfaqe me shkurre. Zjarrfikëset kanë punuar me mjete rrethanore për shuarjen e zjarrit për shkak të terrenit të thyer malor. Si pasojë e zjarrit u dogj një sipërfaqe rreth 1 dynym me shkurre.

QARKU TIRANË
Në fshatin Mjull Bathore, Tiranë, ka rënë zjarr në një sipërfaqe me ullinj. Shërbimi zjarrfikës dërgoi në vendngjarje dy automjete zjarrfikëse të cilat shuan e zjarrin. Si pasojë u dogjën pjesërisht, rreth 25 rrënjë ulliri.

Tags: 12 vatra24 orezjarr

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Po ndodh

GJKKO kthen kërkesën e SPAK për lirimin nga akuza të kreut të KPP, Myzyri

GJKKO kthen kërkesën e SPAK për lirimin nga akuza të kreut të KPP, Myzyri

25/05/2026
Zjarri përfshin një pallat te ‘Ali Demi’ në Tiranë

Zjarri përfshin një pallat te ‘Ali Demi’ në Tiranë

25/05/2026
Hyri me gomone pranë pushuesve në Dhërmi, gjobitet me 500 mijë lekë

Hyri me gomone pranë pushuesve në Dhërmi, gjobitet me 500 mijë lekë

24/05/2026
Berisha reagon ndaj kritikëve për zgjedhje me një kandidat: Forma më demokratike, PS nuk zgjedh prej 17 vitesh

Berisha reagon ndaj kritikëve për zgjedhje me një kandidat: Forma më demokratike, PS nuk zgjedh prej 17 vitesh

24/05/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • Dosje
  • Ekonomia
  • Fake News
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

GJKKO kthen kërkesën e SPAK për lirimin nga akuza të kreut të KPP, Myzyri

GJKKO kthen kërkesën e SPAK për lirimin nga akuza të kreut të KPP, Myzyri

25/05/2026
Zjarri përfshin një pallat te ‘Ali Demi’ në Tiranë

Zjarri përfshin një pallat te ‘Ali Demi’ në Tiranë

25/05/2026
Hyri me gomone pranë pushuesve në Dhërmi, gjobitet me 500 mijë lekë

Hyri me gomone pranë pushuesve në Dhërmi, gjobitet me 500 mijë lekë

24/05/2026
  • Advertisement
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

No Result
View All Result
  • AI Assisted News
  • Home 1
  • Kodi i Etikës
  • News
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.