Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

Basha nga Tirana: Politikanët e pazarit të vjetër të politikës, njëri fushatë me batuta e barsoleta, tjetri me daulle

06/06/2017
Basha fushatë në Dibër: Ja pse u përçanë skaljonet e republikës së vjetër
Share on FacebookShare on Whatsapp

PD vijoi sot fushatën në Tiranë. Kryetari i PD-së, Lulzim Basha, zhvilloi një miting elektorale në Njësinë nr. 4.

Basha, në fjalën e tij, “në lagjen time të vjetër” siç u shpreh, tha se “Ramën nuk do ta lejoj të marrë këtë fushatë për hunde.”

“Reforma kushtetuese, reforma e sistemit zgjedhor, tha kryedemokrati, përfshirë votimin dhe numërimin elektronik nuk është asgjë tjetër më shumë se fundi i republikës së vjetër dhe nisja e republikës së re, ku qytetarët përmes ndryshimeve kushtetuese, do të kenë në dorë fatet e politikanëve.

Me një sistem zgjedhor ku i zgjidhni vetë përfaqësuesit tuaj, me një sistem demokratik amerikan, ku nëse ata nuk ju përgjigjen ju mund t’i shkarkoni, deputetë, kryebashkiakë, deri edhe kryeministrin e Shqipërisë… Kush e arriti këtë fitore? Kush e arriti këtë betejë të jashtëzakonshme? Çadra e lirisë, ne, ju e bëtë. Ju ia dolët. U bashkuan në 90 ditë njerëzit, kauza qytetare dhe ky është mësimi i madh se kur shqiptarët janë të bashkuar nuk ka forcë që t’i ndalë.

E mbani mend si krekoseshin para 18 shkurtit? S’u hynte asgjë në sy, por i kishin bërë hesapet pa popullin dhe populli u ngrit dhe marrëveshja politike e 18 majit i hapi rrugë fitores vendimtare që ju e keni në dorë në 25 qershor.

Kjo betejë u fitua nga bashkimi i qytetarëve. Për herë të parë fushata për zgjedhjet parlamentare nuk do të ketë në qendër politikanin, por hallet dhe shpresat tuaja.

Ja tek e shohim: dy fushata. Njëra ka në qendër politikanët e stampës së vjetër, të pazarit të vjetër politikës. E shikoni Edi Ramën që do gjithë vëmendjen për vete: me batuta, me barsoleta, më veshje, vetëm që të ketë vëmendjen. Ai tjetri mori daullen në Kukës. Njeri i bie daulles, tjetri kërcen, si “Ezeli” bëjnë, 4 vjet telenovelë bëjnë.

Kjo është politika e vjetër ku në qendër janë politikanët për të hequr vëmendjen nga gjëja kryesore, ekonomia, papunësia, niveli mizerabël i të ardhurave, mungesa e shpresës.

Ky premtoi 300 mijë vende pune, por nuk hapi asnjë e mbylli me mijëra dhe çoi 300 mijë shqiptarë në azil. Prandaj këtë fushatë e ka të domosdoshme që të mos flasë për ekonominë. Se çfarë do t’u thoshtë shqiptarëve: nuk kisha kohë, nuk kisha para?

400 milionë euro për fasadë, 350 milionë euro për 4 miq, 300 milionë euro CEZ-it me një dorë, ndaj dhe rriti çmimin e energjisë që të kompesonte “gropën” financiare 150 milionë euro për “check up”-in e famshëm.

Prioriteti juaj është punësimi, i tiji janë fasadat. Për ju është shëndetësia, për të prioritet – të mbushë xhepat e Vilmës me shokë. Prioriteti juaj është arsimi, shkolla e lartë – kurse i tiji është një grusht oligarkësh.

Ndaj ekonomia e fortë është zotimi im kryesor, shpenzime sociale jo për rrush e kumbulla, por nevojat kryesore të shqiptarëve. Investimi më i madh i republikës sëre do të jenë shkollat deri në gjimnaz me infrastrukturën, ushqimin, me orarin mësimor…Ky është modeli europian që e kam parë të krijojë breza të tërë fëmijësh europianë të përgaitur.

Gratë nënat tona nuk i trajtojmë si fasadë, por ndihma e vërtetë është kur ndihmohen, punësohen, arsimohen, u rriten rrogat”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Po ndodh

Irena Gjoka do të vijojë gjykimin e Berishës

GJKKO ‘ndëshkon’ kolegen, rikthehet hetimi i SPAK për Irena Gjokën

19/05/2026
“Opozita nuk ka pushime këtë verë”

“Opozita nuk ka pushime këtë verë”

19/05/2026
Ish zyrtari i lartë, Agron Tare në SPAK, dëshmi për çështjen Balluku

Ish zyrtari i lartë, Agron Tare në SPAK, dëshmi për çështjen Balluku

19/05/2026
Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK, nuk flet për mediat

Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK, nuk flet për mediat

19/05/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • Dosje
  • Ekonomia
  • Fake News
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

Irena Gjoka do të vijojë gjykimin e Berishës

GJKKO ‘ndëshkon’ kolegen, rikthehet hetimi i SPAK për Irena Gjokën

19/05/2026
“Opozita nuk ka pushime këtë verë”

“Opozita nuk ka pushime këtë verë”

19/05/2026
Ish zyrtari i lartë, Agron Tare në SPAK, dëshmi për çështjen Balluku

Ish zyrtari i lartë, Agron Tare në SPAK, dëshmi për çështjen Balluku

19/05/2026
  • Advertisement
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

No Result
View All Result
  • Home 1
  • Kodi i Etikës
  • News
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.