Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • AI Assisted News
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • AI Assisted News
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

Basha fushatë në Dibër: Ja pse u përçanë skaljonet e republikës së vjetër

29/05/2017
Basha fushatë në Dibër: Ja pse u përçanë skaljonet e republikës së vjetër
Share on FacebookShare on Whatsapp

Lulzim Basha me ekipin e tij çelin fushatën në Dibër: Fton sërish Ramën në debat për gjendjen e vendit

Republika e Re është kantier pune, me paga të mira, pensione të larta, para për fermerët, arsim e shëndetësi cilësore

Lulzim Basha hapi fushatën në Qarkun e Dibrës bashkë me ekipin e tij. Basha përsëriti kërkesën ndaj Edi Ramës për të dalë në një debat televiziv përpara shqiptarëve.
“Prandaj Edi Rama nuk flet për bilancin e tij. Sepse nuk ka bilanc. E harxhon kohën me barcaleta dhe sulme ndaj opozitës. Dje, ia thashë nga Fieri, sot ia përsëris nga Dibra, meqë Dibra e ka për traditë; ftesën për debat të drejtpërdrejtë, televiziv. Le të na dëgjojnë dibranët, le të na dëgjojnë shqiptarët, cili është bilanci yt Edi Rama si kryeministër? Cili është bilanci im si kryetar i opozitës? Cili është programi yt Edi Rama? Cili është programi im dhe i Republikës së Re?
Le të gjykojnë shqiptarët, le të vlerësojnë shqiptarët. Mos ua moho shqiptarëve debatin! Mos ki frikë nga debati! Përgjigju dhe eja në debat!”, tha Basha.
Lideri demokrat tha para dibranëve se Republika e Re do të ketë një ekonomi të fortë për të pasur një shtet të fortë.
“Ne vijmë këtu të ndërgjegjësuar për damkën e madhe të turpit që ka marrë politika në gjithë këto vite e në veçanti në katër vitet e fundit. Unë vij këtu i ndërgjegjshëm që mosbesimi i shqiptarëve vetëm është thelluar nga mosmbajtja e fjalës gjithë këto vite. Por unë vij këtu, t’u kërkoj të më besoni në programin e përbashkët që ne ndërtuam për Republikën e Re. Dy janë shtyllat e besimit, e para plani ynë është i thjeshtë. Paratë e koncesioneve, tenderave, fasadave, palmave të cilat republika e vjetër i shpërdoroi, i abuzoi dhe i vodhi, ne do ti kthejmë tek ju, tek qytetarët shqiptarë. Unë, nuk do të jem kryeministri i fasadave, unë nuk do të jem kryeministri i pikturave, unë nuk do të jem kryeministri i palmave. Unë do të jem kryeministri i dibraneve dhe dibranëve të ndershëm, i njerëzve punëtor. Do të jem kryeministri i familjeve në nevojë dhe do të rris ndihmën ekonomike, do ta dyfishoj atë brenda 4 viteve të ardhshme.
Do të jem kryeministri i pensionistëve shqiptar, pensioni për pensionistët shqiptarë në krye të 4 viteve do të arrij në 250 mijë lekë në muaj. Do të jem kryeministri i rinisë dhe studentëve, të cilët, u jap fjalën që do të rihapim Universitetin e Dibrës.
Unë do të jem kryeministri i fermerëve, shtoi Basha, të cilët do të marrin drejtpërdrejtë ndihmë financiare nga shteti në bazë të sipërfaqes së tokës që punojnë, në bazë të krerëve të bagëtive që mbarështojnë dhe prodhimit që gjenerojnë.
“Unë do të jem kryeministri i të papunëve sepse Republika e Re dhe Lulzim Basha kanë një qëllim, të hapin fabrika, të hapin vende pune. Çdo lekë do të shkojë për të punësuar shqiptarët, fund fasadave, fund palmave, fund telajove. Le ta kthejmë Shqipërinë një kantier pune! 1 miliard euro në vit do të çlirohen dhe do të xhirojnë në ekonominë shqiptare me taksat e ulëta të Republikës së Re. Këto do të përkthehen në vende pune, do të përkthehen në rroga më të larta, do të përkthehen në më shumë mundësi për punësim. Këto janë prioritet e mia”, tha Basha.
Ai u kërkoi bashkim dibranëve, dhe të marrin në dorë Dibrën me 25 qershor.
“Në katër vite keni dëgjuar këto 4 vite sa jeni shurdhuar nga veshët si premtimi për rrugën e Arbrit. 97% prej jush do paguanin më pak taksa, fermerët do marrin të gjithë subvencione, 300 mijë vende pune që i bie me dhjetëra mijëra vende pune për dibranët. Të gjithë këto premtime, gjithë këto zhgënjime është fare e drejtë dhe e kuptueshme që dibranët ti thonë lanet e sikter politikës. Republika e Re është mbi të gjitha premtimi, është mbi të gjitha zotimi ynë i përbashkët se që këtej e tutje fijet nuk do ti ketë në dorë një njeri apo dy njerëz por Shqipërinë dhe Dibrën do ta kenë në dorë Dibra për dibranët, Shqipëria për shqiptarët. Ju do ta merrni në dorë Dibrën. Ky është mesazhi, ky është kushtrimi, kjo është thirrja e 25 qershorit. Sot Dibrën nuk e keni ju në dorë. Ju e dini shumë mirë se kush e ka sot Dibrën në dorë. Si do ta merrni Dibrën në dorë, çfarë do të thotë ta merrni Dibrën në dorë? Në radhë të pare, do të thotë të bashkohemi të gjithë e ta njohim forcën e bashkimit ashtu siç e njohu Shqipëria në Çadrën e Lirisë për 90 ditë, ashtu siç e njohën kundërshtarët tanë. Në radhë të dytë do të thotë të shkojmë derë me derë këto 4 javë për të ndezur shpresën e vdekur dhe venitur të dibranëve”, tha Basha.
lulzim basha, fsuhate diber peshkopi1

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Po ndodh

Përshkallëzohet protesta, bllokohet aksi kryesor, autostrada Tiranë-Durrës

Përshkallëzohet protesta, bllokohet aksi kryesor, autostrada Tiranë-Durrës

14/06/2026
Ramës i largohet deputetja e parë. Neomalsorja shpall largimin. Protestuesit: Eja tek ne!

Ramës i largohet deputetja e parë. Neomalsorja shpall largimin. Protestuesit: Eja tek ne!

14/06/2026
Atentati ndaj Sadedinit në Vlorë, çfarë ndodhi në 2017 në lokalin dhe makinën e tij

Aksident fatal në aksin Pogradec–Qafë Thanë, humb jetën 26-vjeçarja

14/06/2026
Vrasja e Roan Brahimit, detaje të reja të profilit, i përfshirë në disa ngjarje

SPAK përfundon kontrollet te Samir Mane, a është sekuestruar telefoni

14/06/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • Dosje
  • Ekonomia
  • Fake News
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

Përshkallëzohet protesta, bllokohet aksi kryesor, autostrada Tiranë-Durrës

Përshkallëzohet protesta, bllokohet aksi kryesor, autostrada Tiranë-Durrës

14/06/2026
Ramës i largohet deputetja e parë. Neomalsorja shpall largimin. Protestuesit: Eja tek ne!

Ramës i largohet deputetja e parë. Neomalsorja shpall largimin. Protestuesit: Eja tek ne!

14/06/2026
Atentati ndaj Sadedinit në Vlorë, çfarë ndodhi në 2017 në lokalin dhe makinën e tij

Aksident fatal në aksin Pogradec–Qafë Thanë, humb jetën 26-vjeçarja

14/06/2026
  • Advertisement
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

No Result
View All Result
  • AI Assisted News
  • Home 1
  • Kodi i Etikës
  • News
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.