Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • AI Assisted News
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • FACT&FAKE
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • AI Assisted News
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • FACT&FAKE
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

ARTAN FUGA/ Sulm terrorist? Nuk mund të mbulohet me deklarata debile

29/05/2017
ARTAN FUGA/ Sulm terrorist? Nuk mund të mbulohet me deklarata debile
Share on FacebookShare on Whatsapp
artran fuga, vogel new

Artan Fuga

Sulm terrorist në bulevardin e Tiranës?
Derisa t-ë gjendet fajtori dhe shkaku i vërtetë, hipoteza duhet mbajtur.
Mos mendojë njeri se jemi të imunizuar ne!
Nëse informacionet e mediave janë të sakta për dhjetëra të dëmtuar me dyshimin se kemi pasoja nga helme e lëndë kimike në bulevardin kryesor të Tiranës, gjatë tubimit të partisë demokratike, atëherë ne nuk jemi “prag skandali”, sikurse tha dikush pa përgjegjshmërinë e duhur, por kemi të bëjmë ndoshta edhe me plagosje me elemente të dëmtimit në masë drejtuar me ose pa qëllim kundër popullsisë civile. Aq më pak është adekuate dhe e përgjegjshme ta konsiderosh thjesht si “lëndim i papritur”.
A mendoni se për çfarë bëhet fjalë? Bëhet fjalë për sigurinë e shëndetit publik dhe sigurinë kombëtare që mund të dyshohet dje se është goditur rëndë në zemër të Tiranës.
Le të shpresojmë dhe urojmë të jetë e pavërtetë që kemi një sulm të qëllimshëm.
Nuk është një krizë që mund të mbulohet me ndonjë deklaratë debile të ndonjë nëpunësi të tretë ose të katërt të administratës. Është ngjarja më e rëndë mbi supet e popullsisë civile pas dramës të Gërdecit.
Shqipëria mund të konsiderohet probabilisht si e goditur me lëndë helmuese mbrëmë.
Janë dëmtuar dhjetëra qytetarë dhe krerët e shtetit nuk janë te shtretërit e tyre për t’u dhënë forcë dhe për të shpallur gjendje të pazakontë në sigurinë kombëtare.
Nuk është katastrofë natyrore e thjeshtë.
Nuk është koha as që kryetarët e partive të vazhdojnë këto tre ditë fushatën elektorale, por të mblidhen drejtuesit e shtetit për të analizuar sigurinë e rendit publik dhe masat për ta forcuar atë.
Po qe se vërtetohet, por nga pasojat lejohet dyshimi, por nuk duhet nxituar të merret si i vërtetë.
Le të shpresojmë të kundërtën, por hipoteza duhet mbajtur si e vërtetë derisa të dali e kundërta.
Nuk ka rëndësi se nuk ka të vrarë, vetëm dhjetëra të plagosurit mjaftojnë për të folur për viktima në masë. Po qe se është sulm me për shfarosjeje ose dëmtimi në masë përbën krim kundër njerëzimit.
Ose është një katastrofë teknologjike nga ndonjë ndotje mjedisi, por që edhe ajo duhet hetuar shumë fort dhe të tërheqë të gjithë vëmendjen e mediave, të opinionit publik dhe të politikanëve dhe drejtuesve të shtetit.
Edhe teknologjia vrastare dhe lënduese duhet të çojë te përgjegjësia e rëndë.
Nuk është besoj krim me dimensione elektoraliste. Mund të jetë një i çmendur, një akt i çmendur i çdo të çekuilibruari, një pakujdesi teknike, por edhe një grup i strukturuar, dikush nga jashtë, etj. Janë organet që duhet ta gjejnë.
Por rrezikshmëria është shumë e lartë. Imagjinoni sikur të ndodhi nesër në një stadium, në një mjedis të mbyllur! Çfarë pasojash katastrofike mund të sjelli.
Është e paimagjinueshme që mediat dhe politika nuk i vendosin emrin që duhet këtij akti të pashembullt që është pa precedent dhe ka tronditur rendin dhe sigurinë kombëtare mu në qendër të territorit të shtetit, në bulevardin kryesor, midis Kuvendit dhe kryeministrisë.
Vigjilencë qytetare!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Po ndodh

Kompania mëmë e One nën hetim në Hungari, 4 ministra do kontrollojnë

Kompania mëmë e One nën hetim në Hungari, 4 ministra do kontrollojnë

16/08/2026
Green Coast organizon për të pestin vit Panairin e Librit

Green Coast organizon për të pestin vit Panairin e Librit

16/08/2026
SARANDË/ Dyshimet, si u shkrumbua “Mesopotam Agroturizëm” tek Syri i Kaltër

SARANDË/ Dyshimet, si u shkrumbua “Mesopotam Agroturizëm” tek Syri i Kaltër

16/08/2026
Sarandë, sulmohet turisti i huaj dhe grabitet, 3 persona në pranga

SARANDË/ Dhunohet shefi i Krimeve, Mateo Bakalli, reagon n/kryetari i PD, Këlliçi

16/08/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • AI
  • Dosje
  • Ekonomia
  • FACT&FAKE
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

Kompania mëmë e One nën hetim në Hungari, 4 ministra do kontrollojnë

Kompania mëmë e One nën hetim në Hungari, 4 ministra do kontrollojnë

16/08/2026
Green Coast organizon për të pestin vit Panairin e Librit

Green Coast organizon për të pestin vit Panairin e Librit

16/08/2026
EMRAT/ Ekstradime, 3 nga Greqia në Tiranë dhe 2 nga Tirana në Romë

Arrestohen 2 persona në kërkim ndërkombëtar, ekstradohet nga Rumania i dënuari për vrasje

16/08/2026
  • Advertisement
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 Droni.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

No Result
View All Result
  • AI Assisted News
  • Home 1
  • Kodi i Etikës
  • News
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës

© 2026 Droni.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara.