Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • AI Assisted News
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • FACT&FAKE
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • AI Assisted News
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • FACT&FAKE
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

RAPORTI & SHIFRAT TRONDITËSE/ Vdekshmëria nga sëmundjet në Shqipëri po rritet frikshëm

25/05/2017
RAPORTI & SHIFRAT TRONDITËSE/ Vdekshmëria nga sëmundjet në Shqipëri po rritet frikshëm
Share on FacebookShare on Whatsapp

Instituti për Matjen dhe Vlerësimin e Shëndetit (IHME), autoriteti më prestigjioz në botë që mat barrën e sëmundjeve në çdo vend, lëshon alarmin se sëmundjet vdekjeprurëse në Shqipëri janë rritur me ritme të frikshme. Në një raport të posaçëm, Instituti vëren se numri i vdekjeve në Shqipëri si pasojë e sëmundjeve më të rrezikshme është rritur në interval dyshifror.

Raporti
IHME ka analizuar se si ka ndryshuar numri i vdekjeve për 10 sëmundjet me vdekshmërinë më të lartë përgjatë periudhës 2005-2015. Gjetjet janë tronditëse.
Sipas Institutit, që financohet nga miliarderi Bill Gates, vrasësi kryesor i shqiptarëve janë sëmundjet e zemrës. Por treguesi me tronditës është se krahasuar me vitin 2005 vdekjet nga sëmundjet kardiovaskulare janë rritur me 44 për qind.
Në vendin e dytë për numrin më të madh të vdekjeve renditen sëmundjet cerebrovaskulare, që ndryshe njihet si goditjet në tru. Vdekjet si pasojë e kësaj sëmundje janë rritur me 37.7 për qind krahasuar me 10 vjet më parë.
Trendi është i frikshëm për të gjitha sëmundjet, përveç njërës, që janë infeksionet respiratore. Vetëm për këtë sëmundje Shqipëria ka rënie të vdekshmërisë krahasuar me 10 vjet më parë, ndërkohë që për 9 sëmundjet e tjera numri i vdekjeve është rritur nga 17 për qind deri në 65 për qind, në vetëm një dekadë.

Alarmi i vdekjeve të parakohshme
Sipas Institutit për Matjen dhe Vlerësimin e Shëndetit, Shqipëria po përballet jo vetëm me rritjen vdekshmërisë, por gjatë dekadës së fundit është rritur me ritme të frikshme edhe vdekshmëria e parakohshme.
Më konkretisht, vdekjet e parakohshme nga sëmundjet e zemrës janë rritur me 22 për qind krahasuar me vitin 2005. Ato që vijnë si rezultat i sëmundjeve cerebrovaskulare janë rritur me 16.5 për qind, ndërsa vdekjet si pasojë e tumorit në mushkëri janë rritur me 28 për qind.
I njëjti trend vihet re edhe për sëmundjet e veshkave, si dhe ato të stomakut.

Krahasimi me vendet e tjera
Shqipëria klasifikohet me pullë të kuqe në 8 nga 10 sëmundjet me vdekshmëri të lartë. Kjo tregon se numri i vdekjeve në vend si rezultat I këtyre sëmundjeve është më i lartë se sa ai i vendeve të tjera të ngjashme dhe dukshëm më I lartë se sa vendet e zhvilluara.
Sipas IHME, vdekshmëria si pasojë e sëmundjeve të zemrës në Shqipëri është 4 herë më e lartë se sa ajo në Francë, 3 herë më e madhe se në Itali dhe mbi dy herë më e lartë se në Gjermani.
Po kështu i njëjti trend vihet re edhe për sëmundjet cerebrovaskulare, defektet kongjenitale dhe sëmundjet e veshkave.
grg2

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Po ndodh

SARANDË/ Dyshimet, si u shkrumbua “Mesopotam Agroturizëm” tek Syri i Kaltër

SARANDË/ Dyshimet, si u shkrumbua “Mesopotam Agroturizëm” tek Syri i Kaltër

16/08/2026
Sarandë, sulmohet turisti i huaj dhe grabitet, 3 persona në pranga

SARANDË/ Dhunohet shefi i Krimeve, Mateo Bakalli, reagon n/kryetari i PD, Këlliçi

16/08/2026
MINISTRIA/ Si është gjendja e të lënduarve pas zjarrit në hotel në Vlorë

MINISTRIA/ Si është gjendja e të lënduarve pas zjarrit në hotel në Vlorë

16/08/2026
VLORË/ Zjarri në hotel Brooklyn, 6 pushues me djegie, 2 më rëndë, turistët hidhen nga ballkonet

VLORË/ Zjarri në hotel Brooklyn, 6 pushues me djegie, 2 më rëndë, turistët hidhen nga ballkonet

16/08/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • AI
  • Dosje
  • Ekonomia
  • FACT&FAKE
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

EMRAT/ Ekstradime, 3 nga Greqia në Tiranë dhe 2 nga Tirana në Romë

Arrestohen 2 persona në kërkim ndërkombëtar, ekstradohet nga Rumania i dënuari për vrasje

16/08/2026
SARANDË/ Dyshimet, si u shkrumbua “Mesopotam Agroturizëm” tek Syri i Kaltër

SARANDË/ Dyshimet, si u shkrumbua “Mesopotam Agroturizëm” tek Syri i Kaltër

16/08/2026
Sarandë, sulmohet turisti i huaj dhe grabitet, 3 persona në pranga

SARANDË/ Dhunohet shefi i Krimeve, Mateo Bakalli, reagon n/kryetari i PD, Këlliçi

16/08/2026
  • Advertisement
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 Droni.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

No Result
View All Result
  • AI Assisted News
  • Home 1
  • Kodi i Etikës
  • News
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës

© 2026 Droni.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara.