Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • AI Assisted News
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • FACT&FAKE
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • AI Assisted News
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • FACT&FAKE
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

Vrasja te Shkencat/ Rrëfehet personi i fundit që e pa Mentor Doçin

20/05/2017
Vrasja te Shkencat/ Rrëfehet personi i fundit që e pa Mentor Doçin
Share on FacebookShare on Whatsapp

Në seancën e djeshme për masakrën te Shkencat, në bulevardin “Zogu I” në kryeqytet dëshmoi edhe Artan Lamani, i cili rrëfeu dje kafen e fundit me mikun e tij të vjetër, Mentor Doçi.
Të pandehurit Klejvi e Markelian Doçi nuk ishin prezentë në sallën e gjyqit, por u përfaqësuan me avokatë.
Po dje trupi gjykues i çështjes në ngarkim të Klejvi e Markelian Doçit dhe Salvatore Leticias u njoh me dëshminë e Artan Lamanit, personi i fundit që takoi Mentor Doçin (Lufin) pak sekonda para se të vritej

“RRËFIMI”
“Klejvi dhe Markelian Doçin i njoh si nipat e Mentorit. Me Mentorin jam rritur bashkë. Më 27 maj 2015 u takova me të në Laprakë dhe shkuam te një kafe pranë Shkencave të Natyrës në bulevard. Fillimisht në kafe ishim ne të dy, pastaj erdhi dhe Gerti Goxhaj. Pas gati 1 orë- 1 orë e 30 minuta dolëm nga lokali.
Gjatë kohës që ne ishim në kafe, në një tavolinë në verandë ishte nipi im bashkë me dy nipat e Mentorit. U përshëndetëm dhe u ndamë. Mentori do të shkonte te një BMË e parkuar aty pranë, kurse unë kisha makinën time ‘Range Rover’ pak metra më poshtë, në drejtim të qendrës.
Pa hipur në makinë dëgjova disa krisma. Fillimisht m’u dukën si fishekzjarrë. Pastaj pashë që makina e Mentorit ishte përplasur me një fuoristradë dhe kishte hipur në trotuarin e mesit. Shkova dhe gjeta Mentorin të gjakosur. Afrova makinën time, e hipa në të dhe e çova tek Spitali Ushtarak”, tha dëshmitari.
I pyetur nëse kishte parë ndonjë nga autorët e ngjarjes, dëshmitari tha se kujtonte të kishte parë një person të qethur qeros duke vrapuar në trotuarin e mesit. Po në lidhje me momentin e ngjarjes, Lamani tha se kishte parë Markelian Doçin duke bërtitur në vendin e ngjarjes dhe pak më pas të shtrirë në tokë, ku një polic që i kishte drejtuar atij armën.
Të njëjtat fakte u konfirmuan dje edhe nipi i Alimanit, dëshmitari, Dorjan Basha, i cili pak çaste para ngjarjes kishte qenë i ulur në të njëjtën tavolinë me Klejvi dhe Markelian Doçin.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Po ndodh

VLORË/ Zjarri në hotel Brooklyn, 6 pushues me djegie, 2 më rëndë, turistët hidhen nga ballkonet

VLORË/ Zjarri në hotel Brooklyn, 6 pushues me djegie, 2 më rëndë, turistët hidhen nga ballkonet

16/08/2026
Kreu s*ks me dhunë në Itali, policia e gjen në Tropojë

KRUJË/ Eksploziv në derën e banesës së Ylli Zallës, digjet edhe automjeti

16/08/2026
SKEMA & TARIFAT/ Ja zinxhiri i korrupsionit në Aeroportin e Rinasit

Kujdes nga mesazhet mashtruese, skema “phishing” për vjedhjen e të dhënave bankare

15/08/2026
Mega-skandali/ Këlliçi: Kryetari i Gjykatës së Lartë organizon festa private me Edi Ramën!

Mega-skandali/ Këlliçi: Kryetari i Gjykatës së Lartë organizon festa private me Edi Ramën!

15/08/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • AI
  • Dosje
  • Ekonomia
  • FACT&FAKE
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

VLORË/ Zjarri në hotel Brooklyn, 6 pushues me djegie, 2 më rëndë, turistët hidhen nga ballkonet

VLORË/ Zjarri në hotel Brooklyn, 6 pushues me djegie, 2 më rëndë, turistët hidhen nga ballkonet

16/08/2026
Kreu s*ks me dhunë në Itali, policia e gjen në Tropojë

KRUJË/ Eksploziv në derën e banesës së Ylli Zallës, digjet edhe automjeti

16/08/2026
SKEMA & TARIFAT/ Ja zinxhiri i korrupsionit në Aeroportin e Rinasit

Kujdes nga mesazhet mashtruese, skema “phishing” për vjedhjen e të dhënave bankare

15/08/2026
  • Advertisement
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 Droni.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

No Result
View All Result
  • AI Assisted News
  • Home 1
  • Kodi i Etikës
  • News
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës

© 2026 Droni.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara.