Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • AI Assisted News
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • FACT&FAKE
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • AI Assisted News
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • FACT&FAKE
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

VIDEO/ Policët gay rrëfehen në Tiranë: Si sfiduam diskriminimin në ambientet e punës

17/05/2017
VIDEO/ Policët gay rrëfehen në Tiranë: Si sfiduam diskriminimin në ambientet e punës
Share on FacebookShare on Whatsapp

IframeTre oficerë policie dhe njëkohësisht pjesë e rrjetit kombëtar të Policisë LGBT në Mbretërinë e Bashkuar, kanë ardhur në Tiranë për të ndarë eksperiencën e tyre me kolegë të policisë dhe përfaqësues të institucioneve publike.
Kjo vizitë disa ditore nisi me konferencën “Zhvillimi i Marrëdhënieve ndërmjet Forcave të Policisë, Organizatave dhe Komunitetit LGBT në Shqipëri” të mbajtur sot në Tiranë, dhe nesër oficerët britanikë do të zhvillojnë një takim në Akademinë e Rendit. Ky projekt u mbështet nga Pro LGBT dhe Alenca LGBT në Shqipëri.
Louis Provart, Tatjana Arsova dhe Peter Rigby janë oficerë policie dhe njëkohësisht pjesë e rrjetit kombëtar të Policisë LGBT në Mbretërinë e Bashkuar.
Përmes programit të Stonewall që mbështet të drejtat e këtij komuniteti në Britani, ata kanë ardhur në Shqipëri për të ndarë eksperiencën e tyre me kolegë të policisë dhe përfaqësues të institucioneve publike.
Për Report TV ata kanë treguar disa nga përvojat jetësore dhe profesionale si pjesëtarë të këtij komuniteti.
“Qëndrimi ynë është që policia është shoqëri dhe shoqëria është pjesë e policisë. Unë jam krenar që jam përfaqësues i komunitetit LGBT në polici sepse kam mundësi t’ju shërbej atyre duke i kuptuar nga afër përjetimet dhe shqetësimet që kanë”, tha Luis Provart.
“Nuk mund të them që jam diskriminuar, por ka pasur reagime nga njerëzit që kishin njohuri të paktët për komunitetin LGBT. Disa kolege femra distancoheshin kur e merrnin vesh që jam lesbike”, shprehet Tatjana.
“Gjërat kanë ndryshuar sepse njerëzit janë njohur me standardet dhe të drejtat e komunitetit LGBT, duke përkrahur integrimin e tyre. Kur kujtoj vështirësitë që kam kaluar në fillimet e mia në 1996, sot gjërat kanë ndryshuar për mirë”.
Dominic Arnall, kreu i Stonewall thotë se ky program 2 vjeçar synon të forcojë lidhjet dhe shërbimet e komunitetit LGBT në të gjithë rajonin e Ballkanit.
“Përgjatë 2 ditëve do të ndajmë përvojën tonë me përfaqësues të institucioneve këtu në Tiranë. Pas konferencës që mbajtëm sot, nesër do të zhvillojmë edhe një takim në akademinë e policisë, sesi duhet të menaxhohen situatat kur janë të përfshirë personat LGBT”. 
Konferenca me temë “Zhvillimi i Marrëdhënieve ndërmjet Forcave të Policisë, Organizatave dhe Komunitetit LGBT në Shqipëri” u organizua nga Aleanca LGBT dhe Pro LGBT.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Po ndodh

SKEMA & TARIFAT/ Ja zinxhiri i korrupsionit në Aeroportin e Rinasit

Kujdes nga mesazhet mashtruese, skema “phishing” për vjedhjen e të dhënave bankare

15/08/2026
Mega-skandali/ Këlliçi: Kryetari i Gjykatës së Lartë organizon festa private me Edi Ramën!

Mega-skandali/ Këlliçi: Kryetari i Gjykatës së Lartë organizon festa private me Edi Ramën!

15/08/2026
ELBASAN/ Dalin pamjet e arrestimot të Poli Boriçit. I ngeci pistoleta sot në kokën e Mir Bitocit

ELBASAN/ Dalin pamjet e arrestimot të Poli Boriçit. I ngeci pistoleta sot në kokën e Mir Bitocit

15/08/2026
ELBASAN/ I drejtoi pistoletën në kokë, por arma nuk shkrepi

ELBASAN/ I drejtoi pistoletën në kokë, por arma nuk shkrepi

15/08/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • AI
  • Dosje
  • Ekonomia
  • FACT&FAKE
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

SKEMA & TARIFAT/ Ja zinxhiri i korrupsionit në Aeroportin e Rinasit

Kujdes nga mesazhet mashtruese, skema “phishing” për vjedhjen e të dhënave bankare

15/08/2026
Mega-skandali/ Këlliçi: Kryetari i Gjykatës së Lartë organizon festa private me Edi Ramën!

Mega-skandali/ Këlliçi: Kryetari i Gjykatës së Lartë organizon festa private me Edi Ramën!

15/08/2026
ELBASAN/ Dalin pamjet e arrestimot të Poli Boriçit. I ngeci pistoleta sot në kokën e Mir Bitocit

ELBASAN/ Dalin pamjet e arrestimot të Poli Boriçit. I ngeci pistoleta sot në kokën e Mir Bitocit

15/08/2026
  • Advertisement
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 Droni.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

No Result
View All Result
  • AI Assisted News
  • Home 1
  • Kodi i Etikës
  • News
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës

© 2026 Droni.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara.