Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • AI Assisted News
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • AI Assisted News
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

FOTO/ Kongresmenët amerikanë: Luftoni korrupsionin dhe kultivimin e trafiqet e drogës

10/05/2017
FOTO/ Kongresmenët amerikanë: Luftoni korrupsionin dhe kultivimin e trafiqet e drogës
Share on FacebookShare on Whatsapp

Kryetari i Kuvendit të Shqipërisë, Ilir Meta priti sot një delegacion të Kongresit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, i cili kryesohej prej Kryetarit të Komisionit të Çështjeve Ligjore, Bob Goodlatte.
Kryetari i Kuvendit Meta i uroi mirëseardhjen në Shqipëri kongresmenëve amerikanë dhe vlerësoi rëndësinë e thellimit të partneritetit strategjik mes Shqipërisë dhe Shteteve të Bashkuara, duke shprehur njëkohësisht mirënjohjen për mbështetjen e vazhdueshme amerikane në drejtim të forcimit të demokracisë, sundimit të ligjit, luftës kundër korrupsionit dhe trafiqeve të lëndëve narkotike.
Kongresmeni Goodlatte, duke vlerësuar bashkëpunimin ndërparlamentar mes dy vendeve përcolli përshëndetjet më të ngrohta të Kryetarit të Kongresit Amerikan, Paul Ryan dhe e uroi Metën për zgjedhjen në postin e Presidentit të Republikës.
ilir meta, kongresmenet amerikane1Gjatë takimit u diskutua mbi zhvillimet e fundit politike në vend me fokus të veçantë në mbarëvajtjen e zgjedhjeve të ardhshme të përgjithshme, avancimin e reformës zgjedhore, zbatimin e reformës në sistemin e drejtësisë, rritjen e buxhetit në fushën e mbrojtjes në kuadër të NATO-s dhe forcimin e sundimit të ligjit dhe kredencialeve demokratike të Shqipërisë.
Dy palët diskutuan gjithashtu edhe mbi forcimin e luftës kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar, ku vëmendje e veçantë iu kushtua fenomenit të trafiqeve të paligjshme të lëndëve narkotike dhe kultivimit masiv të drogës në vend si një aktivitet që lidhet edhe me rrezikun e terrorizmit dhe krimit të organizuar në të gjithë rajonin.
Duke biseduar mbi zhvillimet në rajonin e Ballkanit, u theksua rëndësia e forcimit të partneritetit mes Shqipërisë dhe SHBA duke ndarë bindjen se Shqipëria është një partner solid i NATO-s me peshë të rëndësishme për avancimin e axhendës euro-atlantike të vendeve fqinje. Në këtë kuadër Meta vuri në dukje se forcimi i sigurisë dhe kontrollit të kufijve ndihmon forcimin e stabilitetit dhe klimën e investimeve ekonomike në rajonin e Ballkanit, ku SHBA kanë interesa strategjikë afatgjatë.
ilir meta, kongresmenet amerikane2Në përfundim, Kryetari i Kuvendit Meta nënvizoi se pavarësisht sfidave dhe problemeve në vend, Shqipëria është e përkushtuar ndaj axhendës së saj euro-atlantike dhe populli shqiptar ndjehet mirënjohës për miqësinë e veçantë me Shtetet e Bashkuara, e cila kontribuon në zhvillimin demokratik dhe në forcimin e paqes dhe stabilitetit në të gjithë rajonin.
Delegacioni i Kongresit Amerikan përbëhej prej Kryetarit të Komisionit të Ligjeve, Bob Goodlatte, Steve King, Dave Trott, Matt Gaetz, Peter DeFazio, David N. Cicilline si dhe prej Ambasadorit të SHBA në Tiranë, Donald Lu.
Kryetari i Kuvendit, Ilir Meta shoqërohej prej Nënkryetares së Kuvendit Valentina Leskaj, Nënkryetarit të Kuvendit, Shpëtim Idrizi, Kryetares së Komisionit të Jashtëm, Arta Dade, Kryetares së Komisionit të Ligjeve Vasilika Hysi si dhe prej Ambasadores së Shqipërisë në SHBA Floreta Faber.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Po ndodh

Vrasja e Roan Brahimit, detaje të reja të profilit, i përfshirë në disa ngjarje

SPAK përfundon kontrollet te Samir Mane, a është sekuestruar telefoni

14/06/2026
Edi Rama, frikë nga përgjimet e shërbimeve të huaja, makth edhe për bashkëpunëtorët e tij

Rama sulmon protestat: Po dëmtohet turizmi dhe po rritet bullizmi

14/06/2026
Policia në 24 orë mbush komisariatet, procedon penalisht 38 persona

Punonjësi i Policisë gjendet me plumb, i pajetë në banesë në Fresk, dyshimi

14/06/2026
FOTO LAJM/ Kushëriri i Saimir Tahirit arrestohet për trafik droge në Itali, në Shqipëri ha e pi e ngre dolli me shefa Policie

Arrestohet në Borsh Moisi Habilaj, i kërkuar prej vitesh nga drejtësia

14/06/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • Dosje
  • Ekonomia
  • Fake News
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

Vrasja e Roan Brahimit, detaje të reja të profilit, i përfshirë në disa ngjarje

SPAK përfundon kontrollet te Samir Mane, a është sekuestruar telefoni

14/06/2026
Edi Rama, frikë nga përgjimet e shërbimeve të huaja, makth edhe për bashkëpunëtorët e tij

Rama sulmon protestat: Po dëmtohet turizmi dhe po rritet bullizmi

14/06/2026
Policia në 24 orë mbush komisariatet, procedon penalisht 38 persona

Punonjësi i Policisë gjendet me plumb, i pajetë në banesë në Fresk, dyshimi

14/06/2026
  • Advertisement
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

No Result
View All Result
  • AI Assisted News
  • Home 1
  • Kodi i Etikës
  • News
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.