Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • AI Assisted News
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • FACT&FAKE
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • AI Assisted News
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • FACT&FAKE
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

Telefonata e shqiptarit nga Britania për punën në fermë, kopshtar kanabisi

08/05/2017
Telefonata e shqiptarit nga Britania për punën  në fermë, kopshtar kanabisi
Share on FacebookShare on Whatsapp

Një shqiptar pa vendbanim të qëndrueshëm në Britani ka lajmëruar familjen e tij në Shqipëri nëpërmjet telefonit se ishte punësuar si “kopshtar” në një fermë në Middlesbrough.

Në fakt, i riu shqiptar po punonte në një kopsht kanabisi, vlera e të cilit kap shifrën e 100 mijë paundve.

Daniel Docaj tashmë është dënuar me 12 muaj burgim pasi u shpall fajtor për prodhimin e kanabisit midis 1 janarit dhe 24 marsit të këtij viti. Pas dënimit do të dëbohet.

“Teesside Croën Court” tha se Daniel Docaj kishte telefonuar nga një kafene e kryeqytetit britanik se një burri i kishte ofruar punën në fermën e kanabisit në Heythorp Drive, Acklam, Middlesbrough.

23 vjeçari kishte qëndruar gjashtë javë në këtë “fermë”, ndërsa u kap nga policia mëngjesin e 23 marsit.

Prokurori Jolyon Perks i tha gjykatës se Docaj ishte në gjumë në një krevat në kuzhinën e pronës, e cila ishte dhoma e vetme që nuk përmbante bimë kanabisi që po rriteshin.

Në pesë dhoma të tjera kishte 195 bimë, me vlerë 107,260 paund nëse do të shitej në tregun me pakicë në rrugë.

Docaj, i cili përdorte dy emra dhe nuk kishte dënime të mëparshme, tha se atij i ishte paguar 500 paund deri më tani dhe atij iu lejua të vinte dhe të dilte nga prona siç dëshironte. Ai gjithashtu furnizohej me ushqime.

Perks tha: “Ishte një operacion tregtar i aftë për të prodhuar sasi të konsiderueshme të kanabisit”.

“Ai tha se ishte plotësisht i vetëdijshëm për operacionin dhe ai ishte paguar 500 euro për të marrë pjesë”, shtoi ai.

Bimët sipas prokurorit ishin 195 cm të gjata.

Gjykatësi urdhëroi shkatërrimin e kanabisit dhe pajisjeve. Ora News.tv

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Po ndodh

SKEMA & TARIFAT/ Ja zinxhiri i korrupsionit në Aeroportin e Rinasit

Kujdes nga mesazhet mashtruese, skema “phishing” për vjedhjen e të dhënave bankare

15/08/2026
Mega-skandali/ Këlliçi: Kryetari i Gjykatës së Lartë organizon festa private me Edi Ramën!

Mega-skandali/ Këlliçi: Kryetari i Gjykatës së Lartë organizon festa private me Edi Ramën!

15/08/2026
ELBASAN/ Dalin pamjet e arrestimot të Poli Boriçit. I ngeci pistoleta sot në kokën e Mir Bitocit

ELBASAN/ Dalin pamjet e arrestimot të Poli Boriçit. I ngeci pistoleta sot në kokën e Mir Bitocit

15/08/2026
ELBASAN/ I drejtoi pistoletën në kokë, por arma nuk shkrepi

ELBASAN/ I drejtoi pistoletën në kokë, por arma nuk shkrepi

15/08/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • AI
  • Dosje
  • Ekonomia
  • FACT&FAKE
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

SKEMA & TARIFAT/ Ja zinxhiri i korrupsionit në Aeroportin e Rinasit

Kujdes nga mesazhet mashtruese, skema “phishing” për vjedhjen e të dhënave bankare

15/08/2026
Mega-skandali/ Këlliçi: Kryetari i Gjykatës së Lartë organizon festa private me Edi Ramën!

Mega-skandali/ Këlliçi: Kryetari i Gjykatës së Lartë organizon festa private me Edi Ramën!

15/08/2026
ELBASAN/ Dalin pamjet e arrestimot të Poli Boriçit. I ngeci pistoleta sot në kokën e Mir Bitocit

ELBASAN/ Dalin pamjet e arrestimot të Poli Boriçit. I ngeci pistoleta sot në kokën e Mir Bitocit

15/08/2026
  • Advertisement
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 Droni.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

No Result
View All Result
  • AI Assisted News
  • Home 1
  • Kodi i Etikës
  • News
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës

© 2026 Droni.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara.