Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • AI Assisted News
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • FACT&FAKE
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • AI Assisted News
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • FACT&FAKE
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

EMRAT/ Në listat e PS, 7 kandidatë me precedentë penalë

08/05/2017
EMRAT/ Në listat e PS, 7 kandidatë me precedentë penalë
Share on FacebookShare on Whatsapp

Lista e kandidatëve për deputetë të Partisë Socialiste ka sërish persona që kanë pasur probleme me drejtësinë. Sipas formularëve të dekriminalizimit të depozituar në KQZ, rezulton se të paktën 7 prej tyre kanë qenë të proceduar apo dënuar. 2 janë deputetë aktualë dhe 5 të tjerë kandidatë të rinj. Lapsi.al po i boton formularët e tyre më poshtë.

Ismet Beqiraj
Në Fier, i katërti në listën e PS është Ismet Beqiraj. Në formularin e dekriminalizimit ai shënon se është ndaluar nga policia 26 maj 1996, ditën e zgjedhjeve të përgjithshme. Ka qëndruar për 24 orë në Ballsh, por ndaj tij nuk ka filluar procedimi. Është ndaluar nga policia e Ballshit edhe në shkurt 1997 sërish për verifikim.

Alban Ramohitaj
Në Durrës, i 10-ti në listën e PS është Alban Ramohitaj. Në vitin 2004 Gjykata e Durrësit e ka dënuar me 2 muaj burg ose 18 muaj me kusht për vjedhje të energjisë elektrike.
Në vitin 2008 ka qenë nën hetim nag Gjykata e Pavias, në Itali, pasi u kap me një patentë shqiptare të pavlefshme. Ramohitaj shënon se ka bërë marrëveshje me drejtësinë italiane duke pranuar fajin.

Granit Kërxhalliu
Granit Kërxhalliu është i 29-ti në listën e kandidatëve të PS në Tiranë. Ai është akuzuar nga prokuroria në 25 shtator 2012 për pengim të ekzekutimit të vendimeve të gjykatës. Gjykata e Tiranës e ka dënuar me detyrim paraqitje, ndërsa Apeli e ka pushuar çështjen.

Ardit Konomi
Në Korçë Ardit Konomi është i 7-ti. Ai ka shënuar në formularin e dekriminalizimit një procedim për shkelje Të rregullave të qarkullimit rrugor. Kjo çështje ai thotë se është pushuar më 30 dhjetor ’97.

Myzafer Bushaj
Në Shkodër, Myzafer Bushaj është i 10-ti në listë. Rezulton i ndaluar në periudhën 21-24 shtator të vitit 2009 pas një aksidenti rrugor. Gjykata e ka shpallur të pafajshëm.

Pjerin Ndreu
Në Lezhë, i dyti është Pjerin Ndreu. Ai është deputet aktualisht. Rezulton i arrestuar në shtator 2004 nga policia për përdorim me keqdashje të thirrjeve telefonike. Por është shpallur i pafajshëm. Ai e kishte bërë këtë shënim edhe në formularin e dorëzuar më parë në KQZ.

Spartak Braho
Është i 19-ti në listën e PS për Tiranën. Në formular ka shënuar se është dënuar më 22 dhjetor 1995 me 10 mijë lekë të reja gjobë për shpifje. Braho e ka shënuar këtë dënim edhe në formularin e parë dorëzuar në KQZ.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Po ndodh

Ferit Hoxha telefonatë me homologun izraelit: Shqipëria, solidaritet me Izraelin pas sulmeve nga Irani dhe Hezbollah

Ministri Hoxha ndërhyn në debat për konsullatën serbe në Shkodër dhe konsullatën shqiptare në Luginën e Preshevës

30/07/2026
VIDEO/ Tirana e parë nga lart, pamjet e kryeqytetit nga droni

Bashkitë që do zhduken nga harta administrative, projekti i PS

30/07/2026
Berisha: Ermal Beqiri dhe Ergys Agasi nuk u shpallën në kërkim ndërkombëtar

Berisha: Ermal Beqiri dhe Ergys Agasi nuk u shpallën në kërkim ndërkombëtar

30/07/2026
Berisha alibi për shtatzaninë e zv/kryeministres: Qytetari dixhital më informon se në SPAK po ndërtohet një mini-maternitet

Berisha alibi për shtatzaninë e zv/kryeministres: Qytetari dixhital më informon se në SPAK po ndërtohet një mini-maternitet

30/07/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • AI
  • Dosje
  • Ekonomia
  • FACT&FAKE
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

Ferit Hoxha telefonatë me homologun izraelit: Shqipëria, solidaritet me Izraelin pas sulmeve nga Irani dhe Hezbollah

Ministri Hoxha ndërhyn në debat për konsullatën serbe në Shkodër dhe konsullatën shqiptare në Luginën e Preshevës

30/07/2026
VIDEO/ Tirana e parë nga lart, pamjet e kryeqytetit nga droni

Bashkitë që do zhduken nga harta administrative, projekti i PS

30/07/2026
Berisha: Ermal Beqiri dhe Ergys Agasi nuk u shpallën në kërkim ndërkombëtar

Berisha: Ermal Beqiri dhe Ergys Agasi nuk u shpallën në kërkim ndërkombëtar

30/07/2026
  • Advertisement
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 Droni.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

No Result
View All Result
  • AI Assisted News
  • Home 1
  • Kodi i Etikës
  • News
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës

© 2026 Droni.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara.