Policia e Vlorës ka vënë në pranga një 53-vjeçar me akuzën e dhunës në familje. I arrestuari është shtetasi Harilla Balli, banues në fshatin Zvërnec.
Sipas policisë, Balli për motive të dobëta ka ushtruar dhunë fizike ndaj bashkëshortes së vëllait të tij shtetases Dh. B., 56 vjeçe, e cila për pasojë të dëmtimeve të marra ndodhet në Spitalin Rajonal të Vlorës.




