Një aksident është shënuar sot në Fier.
Ngjarja ka ndodhur në vendin e quajtur ‘Shkolla e Muzikës’.
Sipas burimeve të policisë, një motor tip “Kavasaki”, ka përplasur dy fëmijët duke i lënë të plagosur.
Policia ka shoqëruar në Komisariat drejtuesin e mjetit, shtetasin E. R. 31 vjeç.
Grupi hetimor në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e shkaqeve të kësaj ngjarjeje.
Sipas policisë, fëmijët 9 dhe 10 vjeç ndodhen në spital jashtë rrezikut për jetën.




