Një grua është prangosur sot nga Policia e Korçës.
Burime të Policisë Vendore bëjnë të ditur se është vënën nën pranga 26-vjeçarja Vjollca Shkëmbi.
Të njëjta burime saktësojnë se ngjarja ka ndodhur në Maliq dhe se prangosja e saj u bë pas tentativës për vrasjen e burrit me të cilin bashkëjetonte.
Mësohet se për rrethana e motive ende të pazbardhura, Vjollca Shkëmbi ka sulmuar e goditur me sëpatë burrin e saj me inicialet N. K., 44 vjeç, duke i shkaktuar plagë të lehta. Mësohet se pas ndihmës së parë, i dëmtuari është larguar për në banesën e tij.
DRONI.al




