Ndoc Tota eshte shprehur i penduar per vrasjen e nuses se djalit para togave te zeza, por gjykata e Krimeve te Renda nuk ka nguruar te caktoje masen e sigurise arrest me burg per te moshuarin 75 vjeçar.
“Jam i penduar per ngjarjen. Prej kohesh kemi pasur marredhenie jo te mira. Nuk sillej mire me ne. Diten e ngjarjes me ka fyer”, eshte shprehur ai ne gjyq diten e sotme.
Ngjarja e rëndë brenda familjes tronditi fshatin Zhejë të Kurbinit dy dite me pare.
Viktimë e këtij krimi makabër ka mbetur 41-vjeçarja Vera Tota, nënë e dy fëmijëve, e cila punonte si sanitare në shkollën e fshatit.




