Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • AI Assisted News
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • FACT&FAKE
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • AI Assisted News
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • FACT&FAKE
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

EMRI/ Tiranë, Policia gjen vajzën nga Librazhdi 15 vjet pas zhdukjes

03/05/2017
EMRI/ Tiranë, Policia gjen vajzën nga Librazhdi 15 vjet pas zhdukjes
Share on FacebookShare on Whatsapp

Policia e kryeqytetit është bërë dëshmitare e një ngjarjeje jo fort të zakontë, pasi gjeti vendndodhjen e një të zhdukure nga banesa në Librazhd prej më se 15 vitesh, shkruan “Panorama”.
Një vajzë nga Librazhdi, që për 15 vjet me radhë konsiderohej e “zhdukur” nga familjarët, është gjetur mbrëmjen e së hënës në Tiranë dhe është shoqëruar në polici. Esma T., aktualisht 38 vjeçe, është shoqëruar në Komisariatin nr. 3 për të dhënë shpjegime se ku ka qenë gjatë gjithë këtyre viteve dhe përse nuk ka kontaktuar me familjarët.
Ata ende nuk e kishin tërhequr denoncimin që kishin bërë më 4 mars të vitit 2002 në Komisariatin e Librazhdit, ku kishin kërkuar ndihmë për gjetjen e vajzës. E duket se kur kishin humbur të gjitha shpresat për gjetjen e saj, një telefonatë e mbërritur në numrin e babait të saj nga një oficer policie ka sjellë sa gëzim, aq edhe hidhërim për familje.
Kjo, për shkak se Esma nuk ka pranuar të kthehet në shtëpi. Ajo ka pranuar që të flasë me të atin, pasi i është kërkuar nga oficeri i policisë, si një procedurë për dorëzimin e saj te familjarët, por ka refuzuar që të kthehet në Librazhd.
Gjatë deklarimeve të saj, vajza, që kur u deklarua e humbur ishte vetëm 23 vjeç, është shprehur se ishte larguar me dëshirën e vet. Ajo ka thënë se nuk është larguar në asnjë moment nga Shqipëria dhe pjesën më të madhe të kohës e ka kaluar në Tiranë, ku ka ndërtuar jetën e saj.
Largimin nga shtëpia ajo e ka arsyetuar me faktin se atje nuk i ofrohej asgjë, as nga familja as nga shoqërie dhe se gjatë gjithë kohës atje ka qenë e mbyllur, pa arritur të shohë asgjë se çfarë ndodhte jashtë shtëpisë së saj. Aktualisht, ajo ka thënë se punon prej disa vitesh, jeton në një shtëpi me qira dhe nuk preferon të kthehet më në shtëpinë e prindërve të saj, pasi ka ndërtuar jetën në kryeqytet.
Burime nga Policia thanë se ka qenë një sinjalizim i disa të njohurve të familjes së 38-vjeçares, të cilët ishin në dijeni se ajo ishte denoncuar e humbur dhe e kishin parë në disa zona të ndryshme të Tiranës.
Pavarësisht ndryshimit fizik të saj, ata kishin dyshime se bëhej fjalë për të njëjtën vajzë dhe i kanë kërkuar policisë që ta shoqëronte për verifikim, pasi për familjen ajo ishte e “zhdukur” prej 15 vitesh.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Po ndodh

SKEMA & TARIFAT/ Ja zinxhiri i korrupsionit në Aeroportin e Rinasit

Kujdes nga mesazhet mashtruese, skema “phishing” për vjedhjen e të dhënave bankare

15/08/2026
Mega-skandali/ Këlliçi: Kryetari i Gjykatës së Lartë organizon festa private me Edi Ramën!

Mega-skandali/ Këlliçi: Kryetari i Gjykatës së Lartë organizon festa private me Edi Ramën!

15/08/2026
ELBASAN/ Dalin pamjet e arrestimot të Poli Boriçit. I ngeci pistoleta sot në kokën e Mir Bitocit

ELBASAN/ Dalin pamjet e arrestimot të Poli Boriçit. I ngeci pistoleta sot në kokën e Mir Bitocit

15/08/2026
ELBASAN/ I drejtoi pistoletën në kokë, por arma nuk shkrepi

ELBASAN/ I drejtoi pistoletën në kokë, por arma nuk shkrepi

15/08/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • AI
  • Dosje
  • Ekonomia
  • FACT&FAKE
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

SKEMA & TARIFAT/ Ja zinxhiri i korrupsionit në Aeroportin e Rinasit

Kujdes nga mesazhet mashtruese, skema “phishing” për vjedhjen e të dhënave bankare

15/08/2026
Mega-skandali/ Këlliçi: Kryetari i Gjykatës së Lartë organizon festa private me Edi Ramën!

Mega-skandali/ Këlliçi: Kryetari i Gjykatës së Lartë organizon festa private me Edi Ramën!

15/08/2026
ELBASAN/ Dalin pamjet e arrestimot të Poli Boriçit. I ngeci pistoleta sot në kokën e Mir Bitocit

ELBASAN/ Dalin pamjet e arrestimot të Poli Boriçit. I ngeci pistoleta sot në kokën e Mir Bitocit

15/08/2026
  • Advertisement
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 Droni.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

No Result
View All Result
  • AI Assisted News
  • Home 1
  • Kodi i Etikës
  • News
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës

© 2026 Droni.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara.