Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • AI Assisted News
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • AI Assisted News
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

Basha: Për zgjedhjet e lira, zgjidhja jonë është largimi i Ramës dhe qeveria teknike

02/05/2017
Basha: Për zgjedhjet e lira, zgjidhja jonë është largimi i Ramës dhe qeveria teknike
Share on FacebookShare on Whatsapp

“Për zgjedhjet e lira, zgjidhja jonë e vetme është largimi i Ramës dhe qeveria teknike”.
Kështu ka rikonfirmuar sonte kreu i PD-së Lulzim Basha, qëndrimin e PD-së dhe opozitës, në përfundim të mbledhjes së grupit parlamentar të PD-së.
Duke bërë të ditur edhe mbështetjen e grupit parlamentar për këtë vendim, Basha ju rikthye edhe datës së zgjedhjeve, sipas të cilit, “Regjistrimi dhe listat e kandidatëve janë të jashtëligjshme. Sot 18 qershori është klinikisht dhe politikisht i vdekur”.

Pjesë nga deklarata e kreut të PD-së, Lulzim Basha

“Sot ju kanë ngopur me rrena.
E vërteta është si vijon.
Grupi PD u mblodh për një komunikim të drejtpërdrejtë me krerët e PPE. Gjatë kësaj konference u përcoll shqetësimi i PPE për zgjedhjet krimin, drogën në Shqipëri.
U përcoll gjithashtu edhe angazhimi total i BE në luftën kundër drogës.
Ky është një problem i jashtëzakonshëm i Europës.
U rikthye në vëmendje e marta e javës së kaluar. Për të shmangur çdo keqinformim, marr përgjegjësitë e mia personale sepse për atë që ndodhi të martën e kaluar, unë nuk ka sqaruar siç duhet, për takimin me McAllister dhe Flackensein.

Pas këtij takimi, gjysme ore më vonë u ra dakord për një takim negociues, ku na u servirën tre propozime.
• Shtyrja e zgjedhjeve në 16 korrik
• Zëvendësimi i 4 ministrave, të përcaktuar nga Rama e të dakordësuar nga ne
• Dhe një paketë mikse, për mënyrën e zgjedhjes së drejtuesve të disa institucioneve.

Kundëroferta jonë ishte
• Për 4 ministrat. Rreziku i shndërrimit të 4 ministrave në 4 persona të dominuar prej tij. Kundëoferta jonë ishte qeveri teknike dhe kryeministri të caktohej nga Rama e mazhoranca.
• Për datën, garanci dhe e rëndësishme siguria nëpërmjet votimit elektronik, janë më të rëndësishmet. Argumenti i dytë koha për votim elektronik e mjaftueshme, nuk qëndron sepse ky proces nuk do më shumë se 5 javë. Argumenti tjetër kostoja. Sigurisht që kushton, por në qoftë se do të ishte bërë majin e kaluar do të kushtonte më pak.
• Numërimi elektronik.

Me këto kundërofertat u ndamë, me shpresën për ngushtimin hendekut.
Pas kësaj nuk patëm asnjë komunikim, pasi pala tjetër refuzoi.
Me Doul dhe Hahn ndava edhe shqetësimin se kjo është një beteje për qytarët shqiptarë.
Ofrova gjithë angazhimin tim personal.
Opozita nuk është problemi, ne e kemi denoncuar dhe luftuar problemin.
Ndërkohë, për këto propozime nuk kemi pasur asnjë reagim nga kryeministri, i cili nuk ka dhënë asnjë garanci për deputetë e kryebashkiakë të lidhur me krimin apo për bosët e drogës.
Edi Ramës i kërkohet dorëheqja. Përmes një qeverie teknike, largimi i së keqes, mjafton si garanci. Edi Rama mban peng interesat e shqiptarëve dhe Europës.
Nuk jemi të gatshëm të tradhtojmë kauzën shqiptare, përballë një narkorepublike.
Ne marrim përgjegjësinë për daljen nga kjo situatë përmes dialogut, qeverisë teknike dhe zgjedhjeve të lira.
Për zgjedhjet e lira, zgjidhja jonë e vetme është largimi i Ramës dhe qeveria teknike.
Vendimi i grupi, mbështet këtë qëndrim.
Nesër do të kontaktoj Presidentin, për modalitetet e tryezës së thirrur prej tij.
Regjistrimi dhe listat e kandidatëve janë të jashtëligjshme. Sot 18 qershori është klinikisht dhe politikisht i vdekur.
Në negociata shkojmë me kërkesën për qeveri teknike, pa Ramën kryeministër, vendim i marrë nga protesta e 18 shkurtit. Nese ka dikush nje zgjidhje tjeter qe siguron zgjedhje te lira dhe te drejta ne jemi gati ta diskutojme”.

DRONI.al

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Po ndodh

Protestuesit marshojnë drejt Parlamentit, thirrje: Parlamenti i krimit!

Protestuesit marshojnë drejt Parlamentit, thirrje: Parlamenti i krimit!

13/06/2026
Protesta e 14-të para Kryeministrisë, qytetarë nga e gjithë Shqipëria dhe diaspora mbushin bulevardin

Protesta e 14-të para Kryeministrisë, qytetarë nga e gjithë Shqipëria dhe diaspora mbushin bulevardin

13/06/2026
Berisha: Në protestë të jenë vetëm si qytetarë, prania ime do të dëmtonte karakterin qytetar të saj

Berisha: Në protestë të jenë vetëm si qytetarë, prania ime do të dëmtonte karakterin qytetar të saj

13/06/2026
VIDEO/Ardit Bido tregon me emra se ku shkuan fondet sekrete greke

Deputeti Ardit Bido publikon përgënjeshtrim ndaj BIRN dhe kërkon sqarime publike

13/06/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • Dosje
  • Ekonomia
  • Fake News
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

Protestuesit marshojnë drejt Parlamentit, thirrje: Parlamenti i krimit!

Protestuesit marshojnë drejt Parlamentit, thirrje: Parlamenti i krimit!

13/06/2026
Protesta e 14-të para Kryeministrisë, qytetarë nga e gjithë Shqipëria dhe diaspora mbushin bulevardin

Protesta e 14-të para Kryeministrisë, qytetarë nga e gjithë Shqipëria dhe diaspora mbushin bulevardin

13/06/2026
Berisha: Në protestë të jenë vetëm si qytetarë, prania ime do të dëmtonte karakterin qytetar të saj

Berisha: Në protestë të jenë vetëm si qytetarë, prania ime do të dëmtonte karakterin qytetar të saj

13/06/2026
  • Advertisement
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

No Result
View All Result
  • AI Assisted News
  • Home 1
  • Kodi i Etikës
  • News
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.