Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • AI Assisted News
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • FACT&FAKE
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • AI Assisted News
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • FACT&FAKE
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

EMRI/ Vlorë, Prokuroria sekuestron tokë e pallate, ishin fituar me dokumente false

01/05/2017
EMRI/ Vlorë, Prokuroria sekuestron tokë e pallate, ishin fituar me dokumente false
Share on FacebookShare on Whatsapp

Prokuroria e Vlorës ka sekuestruar rreth 6100 m2 truall, 24 apartamente të një pallati dhe 32 për qind të një pallati tjetër në qendër të qytetit, të dyshuar se janë pasuri të krijuara në bazë të dokumenteve të falsifikuara.
Prokuroria e Vlorës ka nisur hetimin, bazuar në kallëzimin e dy shtetasve.
Nga hetimi i këtij procedimi penal ka rezultuar se shtetasi Lavdosh I., ka regjistruar mbi bazën e dokumenteve të falsifikuara një sipërfaqe trualli prej rreth 10.000 m2. Origjina e kësaj prone bazohet në dokumentin “Vërtetim pronësie, datë 04/09/1993”, lëshuar nga Përgjegjësi i Seksionit të Kadastrës pranë Këshillit të Rrethit Vlorë. Bazuar në aktin e ekspertimit tekniko-grafik, rezulton se ky dokument është i falsifikuar. Rezulton e provuar se sipërfaqja e pronës së regjistruar është ndarë dhe tjetërsuar me qëllim fshehjen e origjinës së paligjshme, si dhe është spostuar duke përdorur dokumentin e mësipërm. Pas kryerjes së veprimeve juridike mbi këtë pronë, rezulton se mbi dy pasuri janë ndërtuar dy objekte, e konkretisht një objekt tetëkatësh dhe një objekt njëmbëdhjetëkatësh.

Pas identifikimit të të gjitha pasurive të regjistruara mbi bazën e dokumenteve të falsifikuara, si dhe pasurive të regjistruara në emër të shtetasit Lavdosh I. dhe mbi bazën e kërkesës së prokurorit, Gjykata e Rrethit Gjyqësor Vlorë, ka vendosur:

Caktimin e masës së sigurimit pasuror “sekuestro preventive”, për pasuritë e paluajtshme të mëposhtme, në total:

–           6095 m2 sipërfaqe trualli,

–           32% të një pallati 11-katësh,

–           24 apartamente dhe njësi shërbimi në një pallat 8-katësh

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Po ndodh

SKEMA & TARIFAT/ Ja zinxhiri i korrupsionit në Aeroportin e Rinasit

Kujdes nga mesazhet mashtruese, skema “phishing” për vjedhjen e të dhënave bankare

15/08/2026
Mega-skandali/ Këlliçi: Kryetari i Gjykatës së Lartë organizon festa private me Edi Ramën!

Mega-skandali/ Këlliçi: Kryetari i Gjykatës së Lartë organizon festa private me Edi Ramën!

15/08/2026
ELBASAN/ Dalin pamjet e arrestimot të Poli Boriçit. I ngeci pistoleta sot në kokën e Mir Bitocit

ELBASAN/ Dalin pamjet e arrestimot të Poli Boriçit. I ngeci pistoleta sot në kokën e Mir Bitocit

15/08/2026
ELBASAN/ I drejtoi pistoletën në kokë, por arma nuk shkrepi

ELBASAN/ I drejtoi pistoletën në kokë, por arma nuk shkrepi

15/08/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • AI
  • Dosje
  • Ekonomia
  • FACT&FAKE
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

SKEMA & TARIFAT/ Ja zinxhiri i korrupsionit në Aeroportin e Rinasit

Kujdes nga mesazhet mashtruese, skema “phishing” për vjedhjen e të dhënave bankare

15/08/2026
Mega-skandali/ Këlliçi: Kryetari i Gjykatës së Lartë organizon festa private me Edi Ramën!

Mega-skandali/ Këlliçi: Kryetari i Gjykatës së Lartë organizon festa private me Edi Ramën!

15/08/2026
ELBASAN/ Dalin pamjet e arrestimot të Poli Boriçit. I ngeci pistoleta sot në kokën e Mir Bitocit

ELBASAN/ Dalin pamjet e arrestimot të Poli Boriçit. I ngeci pistoleta sot në kokën e Mir Bitocit

15/08/2026
  • Advertisement
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 Droni.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

No Result
View All Result
  • AI Assisted News
  • Home 1
  • Kodi i Etikës
  • News
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës

© 2026 Droni.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara.