Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • AI Assisted News
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • FACT&FAKE
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • AI Assisted News
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • FACT&FAKE
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

Dëshmia e prostitutës: Ja si mi gjenin klientët dhe sa paguhesha

29/04/2017
Dëshmia e prostitutës: Ja si mi gjenin klientët dhe sa paguhesha
Share on FacebookShare on Whatsapp

Zbardhen dëshmitë e tutorëve, klientit dhe vajzave që ushtronin prostitucion, arrestuar kohë më parë gjatë operacionit “Mustang”.   
“Shërbimet e seksit” për klientët e ndryshëm ofroheshin në hotele në zona “VIP” të kryeqytetit në shuma që varionin nga 100 deri në 300 euro.
Në përfundim të gjykimit, një treshe gjykuese e vlerësoi të provuar akuzën “shfrytëzimit të prostitucionit”, në bashkëpunim, për të pandehurit Nik Gjonikaj dhe Besnik Manka.
Nga shpjegimet e tij, i pandehuri M. M. (klient) ka pohuar se “Në datë 2.03.2016, rreth orës 20:00, ka qenë me një shokun e tij, të cilit i ka kërkuar t’i gjente një vajzë për të kryer marrëdhënie seksuale, shkruan “Panorama”.
Ky shtetas ka marrë një shtetas tjetër në telefon dhe pas disa minutash ka ardhur një automjet me dy persona dhe e kanë marrë në makinë. Në automjet ka hipur dhe e pandehura Aureta B., me të cilën M. M. ka kryer marrëdhënie seksuale kundrejt pagesës 100 euro, në një hotel pranë Liqenit Artificial”.
E pyetur për faktin penal, e pandehura Aureta B. ka shpjeguar se “Ajo ushtronte aktivitet ‘ushtrim prostitucioni’ për shkak të nevojave ekonomike. Të pandehurin Nik Gjonikaj e njihte pasi ky shtetas i gjente herë pas here klientë për të kryer marrëdhënie seksuale kundrejt pagesës.
Lidhur me rastin për të cilin është kapur në flagrancë, ajo ka shpjeguar se ka marrë i pandehuri Nik Gjonikaj në telefon për një punë dhe se ajo ka shkuar më pas e ka kryer marrëdhënie seksuale me M. M. kundrejt pagesës 100 euro”.
E pandehura Aureta B. ka shpjeguar ndër të tjera se Niku e ka prezantuar dhe me vajza të tjera, të cilat kryenin të njëjtën punë, konkretisht dhe me të pandehurën D. D., që po ashtu ushtronte prostitucion. Domenika D. bashkëjetonte me të pandehurin Besnik Manka, i cili ishte shok i Nikut.
Në rastet kur Nik Gjonikaj kërkonte nga Domenika D. për të kryer marrëdhënie seksuale me pagesë me ndonjë klient, Niku bisedonte me bashkëjetuesin e D. D. Aureta B. ka sqaruar se në disa raste e ka parë Besnik Mankën të sjellë në automjetin e Nikut të pandehurën D. D. dhe më pas shkonin për të ushtruar prostitucion.
Shtetasi Bledjan N. ka shpjeguar se Nik Gjonikajn e njihte dhe se kishte rreth trekatër muaj që kryente herë pas here transportin e ndonjë personi kundrejt pagesës 500 apo 1000 lekë. Lidhur me shtetaset D. D. dhe Aureta, ai ka shpjeguar se i njihte këto si të njohurat e Nik Gjonikajt.
Sipas tij, ai i nxirrte këto dy shtetase me persona të ndryshëm për dreka, darka, si dhe për kryerjen e marrëdhënieve seksuale me pagesë në hotele të ndryshme të qytetit të Tiranës.
I pyetur në lidhje me këtë fakt, Besnik Manka nuk ka pranuar të kishte dijeni për aktivitetin e ushtrimit të prostitucionit dhe pretendonte se të pandehurën Domenika D. e ka bashkëshorte.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Po ndodh

SKEMA & TARIFAT/ Ja zinxhiri i korrupsionit në Aeroportin e Rinasit

Kujdes nga mesazhet mashtruese, skema “phishing” për vjedhjen e të dhënave bankare

15/08/2026
Mega-skandali/ Këlliçi: Kryetari i Gjykatës së Lartë organizon festa private me Edi Ramën!

Mega-skandali/ Këlliçi: Kryetari i Gjykatës së Lartë organizon festa private me Edi Ramën!

15/08/2026
ELBASAN/ Dalin pamjet e arrestimot të Poli Boriçit. I ngeci pistoleta sot në kokën e Mir Bitocit

ELBASAN/ Dalin pamjet e arrestimot të Poli Boriçit. I ngeci pistoleta sot në kokën e Mir Bitocit

15/08/2026
ELBASAN/ I drejtoi pistoletën në kokë, por arma nuk shkrepi

ELBASAN/ I drejtoi pistoletën në kokë, por arma nuk shkrepi

15/08/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • AI
  • Dosje
  • Ekonomia
  • FACT&FAKE
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

SKEMA & TARIFAT/ Ja zinxhiri i korrupsionit në Aeroportin e Rinasit

Kujdes nga mesazhet mashtruese, skema “phishing” për vjedhjen e të dhënave bankare

15/08/2026
Mega-skandali/ Këlliçi: Kryetari i Gjykatës së Lartë organizon festa private me Edi Ramën!

Mega-skandali/ Këlliçi: Kryetari i Gjykatës së Lartë organizon festa private me Edi Ramën!

15/08/2026
ELBASAN/ Dalin pamjet e arrestimot të Poli Boriçit. I ngeci pistoleta sot në kokën e Mir Bitocit

ELBASAN/ Dalin pamjet e arrestimot të Poli Boriçit. I ngeci pistoleta sot në kokën e Mir Bitocit

15/08/2026
  • Advertisement
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 Droni.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

No Result
View All Result
  • AI Assisted News
  • Home 1
  • Kodi i Etikës
  • News
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës

© 2026 Droni.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara.