Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • AI Assisted News
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • FACT&FAKE
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • AI Assisted News
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • FACT&FAKE
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

EMRI/ Elbasan, pranga vajzës, shantazh të dashurit biznesmen

28/04/2017
EMRI/ Elbasan, pranga vajzës, shantazh të dashurit biznesmen
Share on FacebookShare on Whatsapp

Arrestohet nga policia e Tiranës vajza 28-vjeçare nga Elbasani, e dënuar me burg pasi kanosi të dashurin e martuar. Policia e Tiranës ka bërë me dije se në pranga u vu dje Xhensila Bylyku, 28 vjeç, banuese në Elbasan.
“Ajo u arrestua se Gjykata e Krimeve të Rënda, e ka dënuar me 2 vjet burg, për veprën penale “Shtrëngimi me anë të kanosjes ose dhunës për dhënie pasurie”, parashikuar nga Neni 109/b i Kodit Penal”, njofton policia.

Historia
Xhensila Bylyku, 28 vjeçe është një e dënuar në mungesë e shpallur në kërkim për gjobëvënie pas vendimit që i dha dy vjet heqje burgim.
Vajza nga Elbasani u shpall fajtore pasi kërcënonte një biznesmen që e kishte njohur në Facebook se bisedat intime me të do t’ia dërgonte bashkëshortes së tij, ka raportuar TCH, një vit më parë teksa publikoi historinë e saj.
“Fillimisht ajo më kërkonte t’i mbushja telefonin, pastaj më thoshte se t’i kam regjistruar bisedat e do t’ia nis bashkëshortes. Kjo situatë vazhdoi deri në fund të dhjetorit kur ajo më tha se shpëtoja prej saj duhet ti dërgoja 1 mijë euro. Nuk pranova. Por ajo më tha se do t’i shkruante gruas time në Facebook. I dërgova 700 euro. Pas disa muajsh ajo u kthye sërish dhe më tha ; që të zhdukem nga jeta jote dua 2 mijë euro”, shprehet kallëzuesi në materialet hetimore.

Raste të tjera

Xhensila është një ndër 10 rastet e gjykuara gjatë 2015-s në të cilat rezulton se të akuzuarit kanë përdorur foto dhe materiale intime të ish-partnerëve të tyre për t’ju vënë gjoba.
Rasti më tipik është ai i një studenteje në vitin e dytë, e cila pas një marrëdhënieje 1-vjeçare gjobiti ish-të dashurin.
“Ke kohë deri në orën 16:00 të hedhësh në llogari 15 mijë euro përpara se gruaja jote ta marrë vesh historinë tënde. Hidhi në llogarinë me emrin Desilvja. Mos harro…, kam foto, di shkollën e vajzave të tua, shtëpinë tënde, kam aq arsye sa të vi që sot. Dhe mos guxo të bësh lojëra, mos e qaj me njëri hallin, e gjitha mbyllet këtu në mënyrë të drejtë”.
Aktualisht nën gjykim për akuzën e shtrëngimit me anë të kanosjes për dhënie pasurie, është edhe 28-vjeçari Bafti Nerguti, për të cilin prokuroria thotë se ka gjobitur ish-të dashurën.
Ndërkohë që në Shkodër dy 25-vjeçare u arrestuan pasi i kërkonin një vajze 1 mijë euro, në të kundërtën e kërcënonin se do t’ia publikonin fotot në Facebook.
Krimet e Rënda kanë gjykuar për 2015, 40 raste gjobëvëniesh, më tipiket ato mes partnerësh dhe mes adoleshentësh që kërcënojnë njëri-tjetrin. Fare pak janë gjobëvëniet ndaj biznesmenëve për të cilat të jenë dënuar grupe kriminale.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Po ndodh

SKEMA & TARIFAT/ Ja zinxhiri i korrupsionit në Aeroportin e Rinasit

Kujdes nga mesazhet mashtruese, skema “phishing” për vjedhjen e të dhënave bankare

15/08/2026
Mega-skandali/ Këlliçi: Kryetari i Gjykatës së Lartë organizon festa private me Edi Ramën!

Mega-skandali/ Këlliçi: Kryetari i Gjykatës së Lartë organizon festa private me Edi Ramën!

15/08/2026
ELBASAN/ Dalin pamjet e arrestimot të Poli Boriçit. I ngeci pistoleta sot në kokën e Mir Bitocit

ELBASAN/ Dalin pamjet e arrestimot të Poli Boriçit. I ngeci pistoleta sot në kokën e Mir Bitocit

15/08/2026
ELBASAN/ I drejtoi pistoletën në kokë, por arma nuk shkrepi

ELBASAN/ I drejtoi pistoletën në kokë, por arma nuk shkrepi

15/08/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • AI
  • Dosje
  • Ekonomia
  • FACT&FAKE
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

SKEMA & TARIFAT/ Ja zinxhiri i korrupsionit në Aeroportin e Rinasit

Kujdes nga mesazhet mashtruese, skema “phishing” për vjedhjen e të dhënave bankare

15/08/2026
Mega-skandali/ Këlliçi: Kryetari i Gjykatës së Lartë organizon festa private me Edi Ramën!

Mega-skandali/ Këlliçi: Kryetari i Gjykatës së Lartë organizon festa private me Edi Ramën!

15/08/2026
ELBASAN/ Dalin pamjet e arrestimot të Poli Boriçit. I ngeci pistoleta sot në kokën e Mir Bitocit

ELBASAN/ Dalin pamjet e arrestimot të Poli Boriçit. I ngeci pistoleta sot në kokën e Mir Bitocit

15/08/2026
  • Advertisement
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 Droni.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

No Result
View All Result
  • AI Assisted News
  • Home 1
  • Kodi i Etikës
  • News
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës

© 2026 Droni.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara.