Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • AI Assisted News
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • FACT&FAKE
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • AI Assisted News
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • FACT&FAKE
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

SKANDAL & DOKUMENTE/ Dekriminalizimi e heq nga drejtor hipoteke, emërohet drejtor në bashki

27/04/2017
SKANDAL & DOKUMENTE/ Dekriminalizimi e heq nga drejtor hipoteke, emërohet drejtor në bashki
Share on FacebookShare on Whatsapp

“Fiks Fare” denoncoi këtë të enjte sesi po zbatohet ligji i Dekriminalizimit në Shqipëri, kur një drejtor lirohet nga detyra për shkak të deklarimeve të rreme në formularin e vetëdeklarimit, e vetëm dy javë më vonë emërohet në një tjetër funksion.
Bëhet fjalë për Mersin Allën, i cili është denoncuar dhe në vitin 2012 nga “Fiks Fare”, sepse duke qenë sekretar i Këshillit Bashkiak të Prrenjasit, ai i kishte dhënë vetes kredi të butë, ndërkohë që sot është emëruar përsëri në bashkinë ku u dënua për falsifikim dokumentesh.
Pas denoncimit të asaj kohe në emisionin investigativ, Prokuroria e Elbasanit hetoi rastin e kredive të buta në Bashkinë e Prrenjasit dhe dërgoi për gjykim ish-sekretarin e Këshillit Bashkiak, Mersin Alla. Ai u akuzua për falsifikim dokumentesh dhe, me vendim të formës së prerë nga Gjykata e Apelit Durrës, në datën 19 mars 2015 u dënua me 80 orë punë pa shpërblim pranë Bashkisë së Cërrikut.
ma2Ndërkohë, ai ishte emëruar në funksionin e regjistruesit pranë ZVRPP-së Librazhd dhe pas emërimit kishte plotësuar formularin e vetëdeklarimit, sipas ligjit të Dekriminalizimit. Ky formular mësohet se është hetuar nga Prokuroria dhe ka rezultuar se, Mersin Alla nuk e deklaruar vendimin e dhënë nga Gjykata e Apelit Durrës, ku është dënuar për falsifikim dokumentesh, sipas nenit 186/1 i Kodit Penal, edhe pse ky nen nuk përfshihet në ato që ndalon ligji për t’u emëruar në një funksion publik.
Duke konstatuar fshehjen e këtij dënimi, Prokuroria ka kërkuar pezullimin e Mersin Allës nga regjistrues i ZVRPP-së Librazhd. Bazuar në këtë kërkesë, ministri i Drejtësisë ka vendosur lirimin e tij nga detyra më 29 mars 2017. Vetëm dy javë më vonë, Mersin Alla është emëruar drejtor i Shërbimeve pranë Bashkisë Prrenjas.
Nisur nga kjo situatë, gazetarët e “Fiks Fare” shkuan në Prrenjas dhe kontaktuan me drejtorin e shërbimeve të kësaj bashkie, Mersin Alla.
ma1Gjatë bisedës me gazetarët, Alla pretendon që formularin e ka plotësuar gabim, pasi nuk dinte sesi duhej ta deklaronte dënimin me 80 orë punë, kur aty një nga kolonat kërkon shpjegime për dënimet me burgim.
Ai thotë se burgim nuk ka bërë asnjë ditë, prandaj edhe një punonjëse që mblidhte formularin e kishte rekomanduar se nuk duhej shënuar dënimi i tij nga Gjykata e Apelit Durrës. Por tashmë e pranon se ka bërë gabim njerëzor dhe që u lirua nga detyra për këtë arsye.
Ai thotë se Prokuroria kishte kërkuar pezullim derisa të sqarohej çështja, por ministri ka vendosur lirim nga detyra. Ai thotë se urdhri nuk ia ndalon të drejtën për t’u emëruar në funksione të tjera. Tani thotë se ka plotësuar formularin e ri, por ka deklaruar edhe dënimin. TopChannel

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Po ndodh

SKEMA & TARIFAT/ Ja zinxhiri i korrupsionit në Aeroportin e Rinasit

Kujdes nga mesazhet mashtruese, skema “phishing” për vjedhjen e të dhënave bankare

15/08/2026
Mega-skandali/ Këlliçi: Kryetari i Gjykatës së Lartë organizon festa private me Edi Ramën!

Mega-skandali/ Këlliçi: Kryetari i Gjykatës së Lartë organizon festa private me Edi Ramën!

15/08/2026
ELBASAN/ Dalin pamjet e arrestimot të Poli Boriçit. I ngeci pistoleta sot në kokën e Mir Bitocit

ELBASAN/ Dalin pamjet e arrestimot të Poli Boriçit. I ngeci pistoleta sot në kokën e Mir Bitocit

15/08/2026
ELBASAN/ I drejtoi pistoletën në kokë, por arma nuk shkrepi

ELBASAN/ I drejtoi pistoletën në kokë, por arma nuk shkrepi

15/08/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • AI
  • Dosje
  • Ekonomia
  • FACT&FAKE
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

SKEMA & TARIFAT/ Ja zinxhiri i korrupsionit në Aeroportin e Rinasit

Kujdes nga mesazhet mashtruese, skema “phishing” për vjedhjen e të dhënave bankare

15/08/2026
Mega-skandali/ Këlliçi: Kryetari i Gjykatës së Lartë organizon festa private me Edi Ramën!

Mega-skandali/ Këlliçi: Kryetari i Gjykatës së Lartë organizon festa private me Edi Ramën!

15/08/2026
ELBASAN/ Dalin pamjet e arrestimot të Poli Boriçit. I ngeci pistoleta sot në kokën e Mir Bitocit

ELBASAN/ Dalin pamjet e arrestimot të Poli Boriçit. I ngeci pistoleta sot në kokën e Mir Bitocit

15/08/2026
  • Advertisement
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 Droni.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

No Result
View All Result
  • AI Assisted News
  • Home 1
  • Kodi i Etikës
  • News
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës

© 2026 Droni.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara.