Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • AI Assisted News
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • FACT&FAKE
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • AI Assisted News
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • FACT&FAKE
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

DYSHIMET/ Ervin Dalipaj u mbrojt nga policia e Durrësit gjatë arratisë

27/04/2017
DYSHIMET/ Ervin Dalipaj u mbrojt nga policia e Durrësit gjatë arratisë
Share on FacebookShare on Whatsapp

Kamerat e sigurisë, tabulatet e telefonave të viktimave dhe verifikimi i tabulateve të  kundërshtarëve të tyre pritet të hedhin dritë mbi ekzekutimin e Ervin Dalipajt dhe Xhino Dautajt në Sukth të Durrësit.
Grupi hetimor, i përbërë nga prokurorë dhe ekspertë të krimeve të rënda, kanë sekuestruar katër kamera të bizneseve që ndodheshin në afërsi të vendit të ngjarjes nga ku pritet të identifikohet automjeti me të cilin lëviznin autorët e krimit të dyfishtë.
Nga hetimet paraprake, Ora News ka mësuar se grupi i hetimit ka ngritur dy pista, atë të hakmarrjes dhe larjes së hesapeve, duke qenë se të dy viktimat dyshohen për vrasje.
Ekspertët e grupit të hetimit kanë rindërtuar skemën dhe dinamikën e ngjarjes nga ku rezulton se autorët e krimit kanë qëlluar kundrejt dy të rinjve nga një distancë shumë e afërt, rreth 5-6 metër, duke derdhur mbi ta 32 plumba kallashnikovi 7.62 mm.
Dëshmitarët thanë se kanë parë 3 persona në vendin e ngjarjes, dy prej të cilëve kanë qëlluar me breshëri automatiku.
Dy të rinjtë kanë humbur jetën menjëherë, ndërsa automjeti humbi kontrollin dhe përfundoi nga rruga dytësore në autostradë.
Ndërkohë, autorët të cilët dyshohet se lëviznin me një automjet tip Fuoristradë ngjyrë të zezë janë larguar me shpejtësi, duke humbur gjurmët në drejtim të Maminasit.
Policia gjatë kontrollit në automjetin “Audi” të viktimave gjeti një armë zjarri tip pistoletë model 54, 15 fishekë, disa aparate celularë dhe katër mijë euro.
Arma i përkiste Ervin Dalipaj, i cili lëvizte i armatosur për faktin se jo vetëm ishte në kërkim nga policia, por ishte edhe në vëzhgimin e njerëzve të Gazmend Çollakut, për të cilin 38-vjeçari akuzohet se e kishte rrëmbyer në bashkëpunim me Denis Shtrazën.
Policia ka shoqëruar në komisariat 18 persona nga ku pjesa dërrmuese e të shoqëruarve janë banorë të zonës, apo edhe të afërm të viktimave.
Burime nga grupi hetimor thanë se përpara atentatit dy viktimat ishin takuar me dy vajza në një pikë karburanti në afërsi të vendit të ngjarjes.
Policia po vijon hetimet paralele në disa qytete si Durrës, Vlorë, Tiranë për të zbardhur ngjarjen e rëndë ku mbetën të vdekur ish-shefi i krimit ekonomik në Tiranë Ervin Dalipaj 39-vjeç së bashku me shokun e tij Xhino Dautaj 27-vjeç.
Ndërkohë hetimi është përqendruar edhe në mosarrestimin e Dalipajt përgjatë kohës që ka qenë në arrati, duke hedhur dyshime edhe për mbrojtje nga policia e qytetit bregdetar.
Nga verifikimet e para mësohet se Dalipaj ka qëndruar i fshehur në zonën e Durrësit.
Gjithashtu hetimet janë përqendruar edhe në pronarin e vërtetë në emër të cilit ishte regjistruar mjeti ku u udhëtonin viktimat.
Ndërkohë në hetim është edhe e kaluara e viktimës tjetër Juxhin Dautaj, i cili ka qenë i akuzuar për vrasjen në Vlorë të Fatjon Bamit, ish-kampionit të bilardos, vrasje për të cilën ishte dënuar nga shkalla e parë me 23-vite burg, por Gjykata e Apelit Vlorë e kishte shpallur të pafajshëm.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Po ndodh

SKEMA & TARIFAT/ Ja zinxhiri i korrupsionit në Aeroportin e Rinasit

Kujdes nga mesazhet mashtruese, skema “phishing” për vjedhjen e të dhënave bankare

15/08/2026
Mega-skandali/ Këlliçi: Kryetari i Gjykatës së Lartë organizon festa private me Edi Ramën!

Mega-skandali/ Këlliçi: Kryetari i Gjykatës së Lartë organizon festa private me Edi Ramën!

15/08/2026
ELBASAN/ Dalin pamjet e arrestimot të Poli Boriçit. I ngeci pistoleta sot në kokën e Mir Bitocit

ELBASAN/ Dalin pamjet e arrestimot të Poli Boriçit. I ngeci pistoleta sot në kokën e Mir Bitocit

15/08/2026
ELBASAN/ I drejtoi pistoletën në kokë, por arma nuk shkrepi

ELBASAN/ I drejtoi pistoletën në kokë, por arma nuk shkrepi

15/08/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • AI
  • Dosje
  • Ekonomia
  • FACT&FAKE
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

SKEMA & TARIFAT/ Ja zinxhiri i korrupsionit në Aeroportin e Rinasit

Kujdes nga mesazhet mashtruese, skema “phishing” për vjedhjen e të dhënave bankare

15/08/2026
Mega-skandali/ Këlliçi: Kryetari i Gjykatës së Lartë organizon festa private me Edi Ramën!

Mega-skandali/ Këlliçi: Kryetari i Gjykatës së Lartë organizon festa private me Edi Ramën!

15/08/2026
ELBASAN/ Dalin pamjet e arrestimot të Poli Boriçit. I ngeci pistoleta sot në kokën e Mir Bitocit

ELBASAN/ Dalin pamjet e arrestimot të Poli Boriçit. I ngeci pistoleta sot në kokën e Mir Bitocit

15/08/2026
  • Advertisement
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 Droni.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

No Result
View All Result
  • AI Assisted News
  • Home 1
  • Kodi i Etikës
  • News
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës

© 2026 Droni.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara.