Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • AI Assisted News
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • FACT&FAKE
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • AI Assisted News
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • FACT&FAKE
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

Shëndetësi, qeveria jep edhe një tjetër koncesioni 100 milionë dollarësh

24/04/2017
Shëndetësi, qeveria jep edhe një tjetër koncesioni 100 milionë dollarësh
Share on FacebookShare on Whatsapp

Laboratorët shtetërore do të kalojnë në administrim privat për 10 vitet e ardhshme.
Ministria e Shëndetësisë ka finalizuar koncesionin me vlerë mbi 100 milionë dollarë, duke shpallur fitues një konsorcium të përbërë nga 3 kompani. Ato janë shqiptarja “Labopharma” me 41.7 për qind të aksioneve, francezja “Exalab” me 25 për qind, si dhe një kompani holandeze me emrin “AB Laboratory Solutions”, e cila ka 33.3 për qind të aksioneve.
Sipas Ministrisë së Shëndetësisë, në tender morën pjesë 9 kompani ose bashkime kompanish, por 5 prej tyre nuk kanë paraqitur ofertë financiare, duke u skualifikuar automatikisht.
Vetëm 4 garues paraqitën ofertë. E para ishte ajo e një bashkimi shoqërish turke, “Acibadem”, që ka ofruar kryerjen e analizave me një çmim 4.8 për qind më të ulët nga i listës së testeve. Oferta e dytë është bërë nga konsorciumi “Intermedica” dhe “Bioiatriki” me çmim 5.7 për qind më të ulët nga ai i listës së testeve.
Konsorciumi i shpallur fitues ka ofruar kosto 10.7 për qind më të ulët nga niveli limit, ndërsa një kompani tjetër shqiptare “Genius sh.p.k.” ofroi çmimin më të favorshëm 15 për qind më të ulët, por ajo është skualifikuar pasi – sipas Ministrisë, – nuk ka pasur dokumentacionin e nevojshëm.
Ky është koncesioni i katërt i madh në fushën e Shëndetësisë, pas “check up”-it, hemodializës dhe sterilizimit të pajisjeve mjekësore. Të katërta këto koncesione kanë shkaktuar jo pak debat, me akuza dhe kundër-akuza politike mes opozitës dhe qeverisë. Por në rastin e laboratorëve, debate ka pasur edhe brenda vet mazhorancës.TCH

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Po ndodh

SKEMA & TARIFAT/ Ja zinxhiri i korrupsionit në Aeroportin e Rinasit

Kujdes nga mesazhet mashtruese, skema “phishing” për vjedhjen e të dhënave bankare

15/08/2026
Mega-skandali/ Këlliçi: Kryetari i Gjykatës së Lartë organizon festa private me Edi Ramën!

Mega-skandali/ Këlliçi: Kryetari i Gjykatës së Lartë organizon festa private me Edi Ramën!

15/08/2026
ELBASAN/ Dalin pamjet e arrestimot të Poli Boriçit. I ngeci pistoleta sot në kokën e Mir Bitocit

ELBASAN/ Dalin pamjet e arrestimot të Poli Boriçit. I ngeci pistoleta sot në kokën e Mir Bitocit

15/08/2026
ELBASAN/ I drejtoi pistoletën në kokë, por arma nuk shkrepi

ELBASAN/ I drejtoi pistoletën në kokë, por arma nuk shkrepi

15/08/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • AI
  • Dosje
  • Ekonomia
  • FACT&FAKE
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

SKEMA & TARIFAT/ Ja zinxhiri i korrupsionit në Aeroportin e Rinasit

Kujdes nga mesazhet mashtruese, skema “phishing” për vjedhjen e të dhënave bankare

15/08/2026
Mega-skandali/ Këlliçi: Kryetari i Gjykatës së Lartë organizon festa private me Edi Ramën!

Mega-skandali/ Këlliçi: Kryetari i Gjykatës së Lartë organizon festa private me Edi Ramën!

15/08/2026
ELBASAN/ Dalin pamjet e arrestimot të Poli Boriçit. I ngeci pistoleta sot në kokën e Mir Bitocit

ELBASAN/ Dalin pamjet e arrestimot të Poli Boriçit. I ngeci pistoleta sot në kokën e Mir Bitocit

15/08/2026
  • Advertisement
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 Droni.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

No Result
View All Result
  • AI Assisted News
  • Home 1
  • Kodi i Etikës
  • News
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës

© 2026 Droni.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara.