Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • AI Assisted News
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • FACT&FAKE
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • AI Assisted News
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • FACT&FAKE
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

Kriza politike në Shqipëri, nesër në Tiranë mbërrijnë përfaqësues ndërkombëtarë

16/04/2017
Kriza politike në Shqipëri, nesër në Tiranë mbërrijnë përfaqësues ndërkombëtarë
Share on FacebookShare on Whatsapp

Java e re, që fillon nesër, përcaktuese se si do të shkojnë negociatat për dialogun e nxjerrjes se vendit nga kriza politike.
Të hënën Tiranën do ta vizitojnë 2 aktorë të rëndësishëm europianë, ministri i jashtëm gjerman, Sigmar Gabriel dhe ministri i jashtëm hollandez Bert Koender.
Këta janë dy nga diplomatët më të rëndësishëm europiane, që e mbështesin perspektivën europiane të Shqipërisë, por gjithashtu kërkojnë që Shqipëria të kryejë detyrat për hapjen e negociatave, reformën në drejtësi, pjesëmarrjen në institucione dhe vendosjen e dialogut për t’i dhënë vendit zgjedhje të standardeve europiane.
Me këtë mision në Tiranë pritet të vijë edhe kryetari i komisionit të jashtëm të parlamentit europian, David McAllister.
Zëvendës-presidenti i partive popullore europiane është pranuar nga forcat politike kryesore, që të marrë rolin e negociatorit për të zgjidhur krizën nëpërmjet dialogut.
Deri tani nuk ka një datë të caktuar për mbërritjen e gjermanit McAllister, por burime të Top Channel thonë se ai preferon që vizita në Tiranë, të ishte me një axhendë të dakordësuar më herët nga palët, për atë se çfarë do të negociohet.
Për këtë qëllim, janë takuar të shtunën dy negociatorët politikë, Taulant Balla për socialistët dhe Oerd Bylykbashi për demokratët.
Ata pritet të takohen sërish me nisjen e javës së re politike, në një përpjekje për të dakordësuar çështjet e tryezës së dialogut.
Paralelisht me këto përpjekje, parlamenti do të zhvillojë dy seanca plenare, të martën për Vettingun dhe të mërkurën për presidentin.
Të dyja këto seanca, ka mundësi të jenë pa produkt. Parlamenti nuk zgjedh dot një komision funksional Vettingu pa opozitën, por edhe presidenti, si fillim po trajtohet si një çështje e dialogut ende të munguar me opozitën.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Po ndodh

Votimi i marrëveshjes në Kushtetuese, 7 shkeljet nga mazhoranca

Votimi i marrëveshjes në Kushtetuese, 7 shkeljet nga mazhoranca

29/07/2026
Vetëm 19 deputetë të PS lexuan marrëveshjen 300 milionë dollarë, të tjerët votuan qesim

Vetëm 19 deputetë të PS lexuan marrëveshjen 300 milionë dollarë, të tjerët votuan qesim

29/07/2026
GJKKO nuk konsideron 50 mijë euro nga Meta, e lë në arrest

Ilir Metës në gjyq, kërkon dëshmitar Edi Ramën

29/07/2026
Këlliçi: Beqiri duhet hetuar edhe si agjent ndërkombëtar, SPAK nuk veproi

Këlliçi: Beqiri duhet hetuar edhe si agjent ndërkombëtar, SPAK nuk veproi

29/07/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • AI
  • Dosje
  • Ekonomia
  • FACT&FAKE
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

Votimi i marrëveshjes në Kushtetuese, 7 shkeljet nga mazhoranca

Votimi i marrëveshjes në Kushtetuese, 7 shkeljet nga mazhoranca

29/07/2026
Vetëm 19 deputetë të PS lexuan marrëveshjen 300 milionë dollarë, të tjerët votuan qesim

Vetëm 19 deputetë të PS lexuan marrëveshjen 300 milionë dollarë, të tjerët votuan qesim

29/07/2026
GJKKO nuk konsideron 50 mijë euro nga Meta, e lë në arrest

Ilir Metës në gjyq, kërkon dëshmitar Edi Ramën

29/07/2026
  • Advertisement
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 Droni.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

No Result
View All Result
  • AI Assisted News
  • Home 1
  • Kodi i Etikës
  • News
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës

© 2026 Droni.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara.