Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • AI Assisted News
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • FACT&FAKE
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • AI Assisted News
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • FACT&FAKE
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

DETAJE/ Përmet, aksioni antidrogë u dekonspirua, policia bashkëpunoi me “pronarët” e kanabisit

12/04/2017
DETAJE/ Përmet, aksioni antidrogë u dekonspirua, policia bashkëpunoi me “pronarët” e kanabisit
Share on FacebookShare on Whatsapp

Aksioni që zbuloi më shumë se 11 tonë lëndë narkotike në ish-magazinat e rezervave të shtetit në Përmet, dyshohet se është dekonspiruar. Mes të arrestuarve për ngjarjen e ndodhur më 7 prill 2017, nuk është asnjëri prej pronarëve të drogës dhe as kultivuesit e bimës narkotike. Pavarësisht se kapja e sasisë rekord të bimës narkotike është bërë, siç u tha, nga informacione sekrete që kanë mbërritur në zyrat e Shërbimit të Çështjeve të Brendshme dhe Ankesave, duket se aksioni ka pasur rrjedhje informacioni.
Policia e Përmetit dhe ajo e Gjirokastrës duket se jo vetëm kanë qenë “jashtë loje” gjithë këta muaj, por në momentin kur kanë mësuar se po përgatitej aksioni i kontrollit në magazina, kanë njoftuar edhe organizatorët e këtij aktiviteti kriminal.
“Magazinat në fjalë ishin një zonë e ndaluar, jo vetëm për banorët e zonës që nuk janë lejuar të afrohen së paku në tre muajt e fundit, por duket se ashtu kanë qenë edhe për policinë”, tha një burim nga hetimi i çështjes.
Ka dyshime se dekonspirimi i aksionit ka ndodhur në momentet e fundit, pa u dhënë kohë personave përgjegjës që të fshehin lëndën narkotike që kishin grumbulluar. Pas gjetjes së drogës, është marrë vendim për shkarkimin e shefit të komisariatit të Përmetit bashkë me katër vartës, ndërsa ka nisur procedim edhe për drejtorin e Policisë së qarkut Gjirokastër, zëvendësdrejtorin dhe shefin e sektorit të hetimit të trafiqeve. Ky mosveprim i Policisë, në të paktën katër muajt e fundit gjatë të cilëve është grumbulluar droga, dyshohet se ka ardhur si pasojë e bashkëpunimit të individëve të veçantë të Policisë me grupin që ka kultivuar e grumbulluar sasinë e drogës në ish­magazinat e Rezervave të Shtetit në fshatin Pagri të Përmetit.
Aktiviteti kriminal mendohet se ka qenë i mirë-organizuar, ndërsa grupi i hetimit ka marrë dëshmi se magazina e lëndës narkotike ruhej nga persona të armatosur, që nuk lejonin afrimin aty të asnjë banori të zonës. Dyshohet se në magazinën e kanabisit grumbullohej droga e prodhuar në krejt zonën dhe më pas, duke e ndarë në sasi më të vogla, trafikohej sipas kërkesave që grupi kriminal kishte nga blerësit e kanabisit.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Po ndodh

Auto-Skicë

DURRËS/ Goditet trafikimi i armëve nga Kosova, arrestohen dy persona

15/08/2026
Përkeqësohet moti në jug, reshje të dendura në Sarandë dhe 3 gra shpëtohen në Palasë

Përkeqësohet moti në jug, reshje të dendura në Sarandë dhe 3 gra shpëtohen në Palasë

14/08/2026
DITA 76/ Nga Gjermania në protestë: Politologia kërkon një Shqipëri të re

DITA 76/ Nga Gjermania në protestë: Politologia kërkon një Shqipëri të re

14/08/2026
Rihapet dosja e vrasjes së Kozeta Hysenit, 28 persona do të ripyeten

Rihapet dosja e vrasjes së Kozeta Hysenit, 28 persona do të ripyeten

14/08/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • AI
  • Dosje
  • Ekonomia
  • FACT&FAKE
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

Auto-Skicë

DURRËS/ Goditet trafikimi i armëve nga Kosova, arrestohen dy persona

15/08/2026
Përkeqësohet moti në jug, reshje të dendura në Sarandë dhe 3 gra shpëtohen në Palasë

Përkeqësohet moti në jug, reshje të dendura në Sarandë dhe 3 gra shpëtohen në Palasë

14/08/2026
DITA 76/ Nga Gjermania në protestë: Politologia kërkon një Shqipëri të re

DITA 76/ Nga Gjermania në protestë: Politologia kërkon një Shqipëri të re

14/08/2026
  • Advertisement
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 Droni.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

No Result
View All Result
  • AI Assisted News
  • Home 1
  • Kodi i Etikës
  • News
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës

© 2026 Droni.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara.