Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • AI Assisted News
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • FACT&FAKE
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • AI Assisted News
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • FACT&FAKE
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

Përmet, ja pronarët e 12 ton drogë, sa milionë euro do fitonin

09/04/2017
Përmet, ja pronarët e 12 ton drogë, sa milionë euro do fitonin
Share on FacebookShare on Whatsapp

Gazetari Artan Hoxha foli sot në lidhje me sasinë e madhe prej 12 tonësh të drogës së sekuestruar një ditë më parë në një prej ish-magazinave të rezervave të shtetit në fshatin Pagri të Përmetit.
Sipas Hoxhës, dyshohet të jenë grupe kriminale nga Tirana ato që e kanë fshehur kanabisin në magazinat e Përmetit nga trafikimi i së cilës do të mund të fitonin rreth 11 – 12 milionë euro.
I ftuar në rubrikën “Opinon” në studion e lajmeve të “News24”, gazetari Artan Hoxha gjithashtu shpjegoi se trafikantët kanë përdorur atë magazinë të ish-rezervave të shtetit për ta mbajtur drogën të thatë.

Droga e sekuestruar në Përmet

Artan Hoxha:
Kjo bazë ndodhet në një degëzim që të çon në luginën e Frashërit. Është zonë me pak vëmendje policore dhe pa “të kaluar” me të dhëna kriminale. Dyshimi ka qenë që në atë zonë kanë vepruar grupe kriminale nga kryeqyteti. Nuk kemi të bëjmë me një grup që ka korruptuar vetëm disa banorë fshati. Në komunizëm kjo magazinë është përdorur për të mbajtur ushqime. Kur është fotografuar para 1 muaji kjo magazinë ka qenë e boshatisur. Nëse kjo sasi do të shitej do të shkonte në 11-12 mln euro. Është sukses i madh i policisë kapja e kësaj sasie që pritej të trafikohej. Trafikantët kanë menduar që ta magazinojnë sa të kalojë kjo periudha e tensionuar. E përdorën magazinën për ta mbajtur të thatë, pasi po u lagështua hashashi, trafikantët humbin miliona euro.

Ngjarja u shoqërua me shkarkime

Artan Hoxha:
Në lidhje me ngjarjen dhe ndryshimin në Ministrinë e Brendshme, Xhafaj ka vendosur një mënyrë tjetër të funksionimi nga Tahiri. Ministri i ri ka dalë vetëm një herë në televizion, pra ka mënyrë ndryshe të funksionuari. Do kemi Policinë e Shtetit që komunikon dhe jo Ministrin. Dhe unë uroj që këtë ta bëjë policia. Ministri i ri ka deklaruar se ka nisur “aksioni” që çdo drejtues policie që është i lidhur me aktivitetet të paligjshme të hetohet, pra do bëhet një lloj Vettingu në polici. Xhafa ka kërkuar të gjitha dosjet për çdo drejtor policie.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Po ndodh

Auto-Skicë

DURRËS/ Goditet trafikimi i armëve nga Kosova, arrestohen dy persona

15/08/2026
Përkeqësohet moti në jug, reshje të dendura në Sarandë dhe 3 gra shpëtohen në Palasë

Përkeqësohet moti në jug, reshje të dendura në Sarandë dhe 3 gra shpëtohen në Palasë

14/08/2026
DITA 76/ Nga Gjermania në protestë: Politologia kërkon një Shqipëri të re

DITA 76/ Nga Gjermania në protestë: Politologia kërkon një Shqipëri të re

14/08/2026
Rihapet dosja e vrasjes së Kozeta Hysenit, 28 persona do të ripyeten

Rihapet dosja e vrasjes së Kozeta Hysenit, 28 persona do të ripyeten

14/08/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • AI
  • Dosje
  • Ekonomia
  • FACT&FAKE
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

Auto-Skicë

DURRËS/ Goditet trafikimi i armëve nga Kosova, arrestohen dy persona

15/08/2026
Përkeqësohet moti në jug, reshje të dendura në Sarandë dhe 3 gra shpëtohen në Palasë

Përkeqësohet moti në jug, reshje të dendura në Sarandë dhe 3 gra shpëtohen në Palasë

14/08/2026
DITA 76/ Nga Gjermania në protestë: Politologia kërkon një Shqipëri të re

DITA 76/ Nga Gjermania në protestë: Politologia kërkon një Shqipëri të re

14/08/2026
  • Advertisement
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 Droni.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

No Result
View All Result
  • AI Assisted News
  • Home 1
  • Kodi i Etikës
  • News
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës

© 2026 Droni.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara.