Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • AI Assisted News
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • FACT&FAKE
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • AI Assisted News
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • FACT&FAKE
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

DETAJE/ Ja pistat e hetimit të vrasjes së Artan Cukut

09/04/2017
DETAJE/ Ja pistat e hetimit të vrasjes së Artan Cukut
Share on FacebookShare on Whatsapp


Prokuroria dhe policia përqendron hetimet në dy nga pistat e mundshme, që çuan në ekzekutimin e ish-drejtuesit të policisë Artan Cuku. Sipas akuzës, hetimet janë fokusuar në vrasjen për shkak të detyrës si ish-efektiv policie dhe konfliktet e mundshme pas largimit nga policia me kompanitë rivale të policisë private, për tendera të ndryshme.

Vrasja për shkak të detyrës dhe konfliktet e mundshme pas largimit nga policia e shtetit, janë dy pistat kryesore, për të cilën po heton prokuroria shqiptare për ngjarjen, ku mbeti i vrarë ish-drejtuesi i policisë Artan Cuku.
ABC News ka mësuar se prokuroria dhe policia ka nisur verifikimin e të gjitha ngjarjeve të rënda, ku ish-drejtuesi Cuku është përfshirë si gjatë ushtrimit të detyrës në polici ashtu edhe pas largimit nga organizata e forcave të rendit. Burimet thonë se të gjitha rastet po verifikohen, duke mos përjashtuar dyshimin e ekzekutimit të tij për shkak të punës që kryente si efektiv i uniformave blu.
Por nuk përjashtohen nga hetimi edhe përplasjet e mundshme me disa kompani tjera të ruajtjes fizike me të cilët ka konkurruar në disa tendera publike, për ruajtjen e ambienteve dhe bizneseve nga policia private ku ai ishte administrator.
Sipas prokurorisë, në mesin e pistave të hetimit është edhe ngjarja e vitit 2005 ku viktima, Cuku, mbante detyrën e Shefit të Krimeve në Komisariatit nr. 4 në Tiranë. Në ambientet e këtij komisariati në atë kohë është shoqëruar shtetasi Agim Daka. Gjatë marrjes në pyetje, thuhet në komunikatat e kohës, Daka i rrëmbeu armën nga brezi Shefit të Krimeve dhe vrau vetën. Për këtë ngjarje, si në aspketin ligjor ashtu edhe me kanun, familja Cuku dhe Daka e kishin mbyllur historinë mes tyre si ngjarje aksidentale.
Veç kësaj ngjarje, prokuroria po heton edhe pistën e vrasjes së ish-drejtuesit Cuku për shkak të punës që kryente në Drejtorinë e Policisë në Vlorë ku me iniciativën e tij, ka rihapur dosjen e disa ngjarjeve të rënda në Vlorë mes tyre edhe atë të ndodhur në vendin e quajtur si “Pusi i Mezinit” mes dy grupeve kriminale që zanafilën e ka në Spanjë. Për këtë ngjarje, është arrestuar edhe një person, që sipas policisë, në atë kohë është kërcënuar drejtori i policisë Artan Cuku.
Nga ana tjetër, hetimet janë përqendruar edhe për konfliktet e mundshme që ish-drejtuesi Cuku kishte me kompanitë rivale të policive private, me të cilët konkurronte edhe në tendera të ndryshëm si publikë ashtu edhe privatë për ruajtjen e ambienteve. Për këto konflikte, mësohet se janë pyetur edhe vëllezërit e viktimës, të cilët kanë pretenduar se Artan Cuku nuk i kishte shprehur ndonjë shqetësim për ndonjë përplasje të mundshme. Ata kanë këmbëngulur se i vëllai mund të jetë ekzekutuar për shkak të punës që kryente para vitit 2014 në policinë e shtetit, nga ku edhe është shkarkuar.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Po ndodh

Auto-Skicë

DURRËS/ Goditet trafikimi i armëve nga Kosova, arrestohen dy persona

15/08/2026
Përkeqësohet moti në jug, reshje të dendura në Sarandë dhe 3 gra shpëtohen në Palasë

Përkeqësohet moti në jug, reshje të dendura në Sarandë dhe 3 gra shpëtohen në Palasë

14/08/2026
DITA 76/ Nga Gjermania në protestë: Politologia kërkon një Shqipëri të re

DITA 76/ Nga Gjermania në protestë: Politologia kërkon një Shqipëri të re

14/08/2026
Rihapet dosja e vrasjes së Kozeta Hysenit, 28 persona do të ripyeten

Rihapet dosja e vrasjes së Kozeta Hysenit, 28 persona do të ripyeten

14/08/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • AI
  • Dosje
  • Ekonomia
  • FACT&FAKE
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

Auto-Skicë

DURRËS/ Goditet trafikimi i armëve nga Kosova, arrestohen dy persona

15/08/2026
Përkeqësohet moti në jug, reshje të dendura në Sarandë dhe 3 gra shpëtohen në Palasë

Përkeqësohet moti në jug, reshje të dendura në Sarandë dhe 3 gra shpëtohen në Palasë

14/08/2026
DITA 76/ Nga Gjermania në protestë: Politologia kërkon një Shqipëri të re

DITA 76/ Nga Gjermania në protestë: Politologia kërkon një Shqipëri të re

14/08/2026
  • Advertisement
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 Droni.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

No Result
View All Result
  • AI Assisted News
  • Home 1
  • Kodi i Etikës
  • News
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës

© 2026 Droni.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara.