Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • AI Assisted News
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • FACT&FAKE
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • AI Assisted News
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • FACT&FAKE
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

Kujdes! Nga sot kontrolle më të rrepta të pasaportave në Zonën Shengen!

07/04/2017
Kujdes! Nga sot kontrolle më të rrepta të pasaportave në Zonën Shengen!
Share on FacebookShare on Whatsapp

Rregulli i ri i detyron shtetet anëtare të Shengenit që sapo kalohet një kufi i jashtëm i Shengenit, t’i krahasojnë të dhënat që kanë me listat e personave në kërkim. Të dhënat e personave që hyjnë e dalin do të krahasohen edhe me listën e dokumentave të humbura apo të vjedhura. Ky ashpërsim i kontrolleve për kufijtë e jashtëm të Shengenit hyn në fuqi që të premten e sotme.
I detyrueshëm që prej këtij momenti do të jetë verifikimi sistematik i të gjithë personave që hyjnë e dalin, pra edhe i shtetasve të Bashkimit Europian, vendet e të cilave bëjnë pjesë në hapësirën e Shengenit.
Këtë e bëri të ditur Policia Federale Gjermane. Në rastin e Gjermanisë, e cila nuk ka në kufi shtete që nuk janë anëtare të Shengenit, kontrollet do të bëhen në aeroporte dhe në portet detare.
E gjithë kjo mundësohet pas një ndryshimi të Kodit Kufitar të Shengenit, për të cilin vendimi u mor përfundimisht më 15 mars, pas konsultimeve të gjata. Kjo masë qe vendosur në shkurt 2016 nga ministrat e Brendshëm të BE dhe synon të luftojë terrorizmin. Kështu synohet të pengohet që luftëtarë xhihadistë, të cilët kanë një pasaportë të një shteti anëtar të Shengenit, të mund të kthehen nga Siria dhe Iraku pa u njohur.

Përjashtimet janë të mundura
Zona e Shengenit sot përfshin gjithsej 26 vende, 22 shtete anëtare të BE si dhe Norvegjinë, Islandën, Zvicrën dhe Lihtenshtajnin. Brenda këtij territori në parim nuk ka kontrolle, normalisht mbikëqyren vetëm kufijtë e jashtëm.
Policia Federale gjermane dha garanci se synon që t’i mbajë “sa më të pranueshme që mundet” pasojat për transportin ajror dhe kohët e pritjes për udhëtarët. Por shoqëritë e udhëtimit kanë paralajmëruar tashmë për vonesa të mundshme në kalimet kufitare, për shembull me Kroacinë. Megjithatë rregulli parashikon përjashtime, në ato raste kur aplikimi i tij strikt veçanërisht në kufijtë e vendit do të çonte në “pasoja joproporcionale në rrjedhën e qarkullimit”.
U ashpërsuan edhe direktivat për t’i kontrolluar edhe në dalje personat nga shtete pa leje për udhëtim të lirë. Për këtë grup, detyrimi për krahasimin sistematik të të dhënave deri tani vlente vetëm kur ata hynin në hapësirën e Shengenit.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Po ndodh

Auto-Skicë

DURRËS/ Goditet trafikimi i armëve nga Kosova, arrestohen dy persona

15/08/2026
Përkeqësohet moti në jug, reshje të dendura në Sarandë dhe 3 gra shpëtohen në Palasë

Përkeqësohet moti në jug, reshje të dendura në Sarandë dhe 3 gra shpëtohen në Palasë

14/08/2026
DITA 76/ Nga Gjermania në protestë: Politologia kërkon një Shqipëri të re

DITA 76/ Nga Gjermania në protestë: Politologia kërkon një Shqipëri të re

14/08/2026
Rihapet dosja e vrasjes së Kozeta Hysenit, 28 persona do të ripyeten

Rihapet dosja e vrasjes së Kozeta Hysenit, 28 persona do të ripyeten

14/08/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • AI
  • Dosje
  • Ekonomia
  • FACT&FAKE
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

Auto-Skicë

DURRËS/ Goditet trafikimi i armëve nga Kosova, arrestohen dy persona

15/08/2026
Përkeqësohet moti në jug, reshje të dendura në Sarandë dhe 3 gra shpëtohen në Palasë

Përkeqësohet moti në jug, reshje të dendura në Sarandë dhe 3 gra shpëtohen në Palasë

14/08/2026
DITA 76/ Nga Gjermania në protestë: Politologia kërkon një Shqipëri të re

DITA 76/ Nga Gjermania në protestë: Politologia kërkon një Shqipëri të re

14/08/2026
  • Advertisement
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 Droni.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

No Result
View All Result
  • AI Assisted News
  • Home 1
  • Kodi i Etikës
  • News
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës

© 2026 Droni.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara.