Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • AI Assisted News
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • FACT&FAKE
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • AI Assisted News
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • FACT&FAKE
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

VIDEO/ Ja si u godit grupi kontrabandistëve të karburantit nga Maqedoni në Pogradec

06/04/2017
VIDEO/ Ja si u godit grupi kontrabandistëve të karburantit nga Maqedoni në Pogradec
Share on FacebookShare on Whatsapp

Drejtoria Vendore e Policisë Korçë, Sektori Kundër Krimit Ekonomik-Financiar, Prokuroria e Rrethit Gjyqësor Pogradec në bashkëpunim me Drejtorinë Vendore të Kufirit dhe Migracionit Korçë, në kuadër të procedimit penal nr 402 të vitit 2016 të Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Pogradec, kanë finalizuar me sukses operacionin “Diezel” si rezultat i të cilit u bë kapja dhe arrestimi në flagrancë i shtetasve  :
1. Vasil Bardhi, 50 vjeç, banues në fshatin Grabovicë – Pogradec
2. Rexhep Elmasllari, 60 vjeç, banues në fshatin Mëmëlisht – Pogradec
3. Enrik Muçollari, 31 vjeç, banues në fshatin Vërdovë – Pogradec
4. Alban Seitllari, 35 vjeç, banues në fshatin Gështenjas – Pogradec
5. Mihal Qazollari, 54 vjeç, banues në  Pogradec
6. Eneris Elmasllari, 26 vjeç, banues në fshatin Nizhavec – Pogradec
7. Krenar Hoxha, 32 vjeç, banues në Pogradec
8. Marsel Ymer, 30 vjeç, banues në fshatin  Goskovë e Poshtme – Korçë.
Arrestimi i tyre u bë pasi, në bazë të një hetimi disa mujor, të filluar në muajin Tetor 2016, rezulton se këta persona në mjetet e tyre kanë modifikuar depozitat e naftës duke i shtuar depozitë tjetër për të marrë sasi nafte më të madhe në shtetin Maqedonas, e cila më pas shitej prej tyre, në tregun vendas në mënyrë joligjore.
Nga hetimet e zhvilluara është bërë e mundur që në faza të ndryshme të hetimit të faktohet edhe vend depozitimi i sasisë së naftës së futur kontrabandë, në dy ambiente të ndodhura në fshatin Mëmëlisht dhe në fshatin Grabovicë.
Pas verifikimit të mjeteve dhe personave, si dhe ambienteve të cilat përdoreshin për depozitimin e naftës kontrabandë, më datë 05.04.2017 u bë e mundur kapja dhe arrestimi në flagrancë i këtyre shtetasve .
Gjithashtu janë sekuestruar në cilësinë e provës materiale 6 automjete që përdoreshin nga këta të fundit për të futur naftë kontrabandë, si dhe një sasi rreth 1500 litra naftë e ndodhur nëpër bidonë plastikë e cila është futur kontrabandë nëpërmjet Pikës së Kalimit Kufitar të Qafë-Thanës.
Materialet për hetime të mëtejshme i kaluan Prokurorisë të Rrethit Gjyqësor Pogradec për veprat penale: “Kontrabanda me mallra që paguhet akcizë”; “Ruajtja dhe Depozitimi i mallrave Kontrabandë” parashikuar nga nenet 172 dhe 179 të Kodit Penal.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Po ndodh

Auto-Skicë

DURRËS/ Goditet trafikimi i armëve nga Kosova, arrestohen dy persona

15/08/2026
Përkeqësohet moti në jug, reshje të dendura në Sarandë dhe 3 gra shpëtohen në Palasë

Përkeqësohet moti në jug, reshje të dendura në Sarandë dhe 3 gra shpëtohen në Palasë

14/08/2026
DITA 76/ Nga Gjermania në protestë: Politologia kërkon një Shqipëri të re

DITA 76/ Nga Gjermania në protestë: Politologia kërkon një Shqipëri të re

14/08/2026
Rihapet dosja e vrasjes së Kozeta Hysenit, 28 persona do të ripyeten

Rihapet dosja e vrasjes së Kozeta Hysenit, 28 persona do të ripyeten

14/08/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • AI
  • Dosje
  • Ekonomia
  • FACT&FAKE
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

Auto-Skicë

DURRËS/ Goditet trafikimi i armëve nga Kosova, arrestohen dy persona

15/08/2026
Përkeqësohet moti në jug, reshje të dendura në Sarandë dhe 3 gra shpëtohen në Palasë

Përkeqësohet moti në jug, reshje të dendura në Sarandë dhe 3 gra shpëtohen në Palasë

14/08/2026
DITA 76/ Nga Gjermania në protestë: Politologia kërkon një Shqipëri të re

DITA 76/ Nga Gjermania në protestë: Politologia kërkon një Shqipëri të re

14/08/2026
  • Advertisement
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 Droni.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

No Result
View All Result
  • AI Assisted News
  • Home 1
  • Kodi i Etikës
  • News
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës

© 2026 Droni.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara.