Një person i shpallur në kërkim ndërkombëtar është arrestuar nga efektivë të policisë së Lezhës.
Jetmir Rica, 45 vjeç, me banim në Laç u arrestua ditën e sotme.
I riu është shpallur në kërkim nga Interpol Roma pasi Gjykata e Apelit Milano e ka dënuar me 8 vite burg për veprën penale “Trafikim i lëndëve narkotike”.
Ricës i ka mbetur për të kryer nga ky dënim edhe 6 vjet, 6 muaj e 28 ditë burg. Ndërkohë arrestimi i tij u bë me qëllim ekstradimin drejt Italisë.





