Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • AI Assisted News
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • FACT&FAKE
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • AI Assisted News
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • FACT&FAKE
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

DINAMIKA/ Durrës, Policia zbardh rrethanat e krimit të dyfishtë familjar

04/04/2017
DINAMIKA/ Durrës, Policia zbardh rrethanat e krimit të dyfishtë familjar
Share on FacebookShare on Whatsapp

Policia e Durrësit ka dhënë detaje zyrtare për rrethanat e vrasjes së dyfishtë brenda familjes, sot në këtë qytet,ku nipi vrau gjyshen dhe më pas veten.
Sipas Policisë, 23-vjeçari Irsid Çurri kishte qëlluar 19 herë me kallashnikov dhe kjo evidentohet nga gëzhojat e gjetura. Dera e banesës ishte mbyllur nga brenda përpara krimit.
Policia sqaron gjithashtu se i ri ka kryer krimin në kushtet e depresionit.

Njoftimi i plotë Policisë së Durrësit


durres, policia tabelaSot më datë 04. 04. 2017, ora 12:10, u njoftuam se në lagjen Nr. 9, Durrës janë gjetur nga familjarët,  të vrarë me armë zjarri  brenda banesës së tyre shtetasit Hurme Çurri dhe Irsid Çurri.
Me të marrë njoftimin menjëherë në vendngjarje shkuan Efektivët e Policisë dhe u ngrit grupi hetimor, ku rezultoi se:
Në lagjen Nr. 9, Durrës, në katin e dytë të banesës, në dhomën e gjumit u gjetën të vrarë me armë zjarri shtetasit e mësipërm, konkretisht Hurme Çurri 80 vjeçe dhe Irsid Çurri  23 vjeç.
Gjatë këqyrjes së vendit të ngjarjes, në dhomën e gjumit, në afërsi të viktimës Irsid Çurri u gjet një armë zjarri automatike kallashnikov.
Gjithashtu, u gjetën dhe u sekuestruan në cilësinë e provës materiale 19 copë gëzhoja, model 56, kalibër 7.62 mm, si dhe 10 copë fishekë të pa plasur  model 56, kalibër 7.62 mm dhe 1 fishek, i cili u gjend brenda folesë  së fishekut në armën e zjarrit automatike.
Nga tërësia e veprimeve të para hetimore proçeduriale, si këqyrja e vendit të ngjarjes, këqyrja e  kufomave, marrja e deklarimeve familjareve të viktimave, bazuar edhe në mekanizmin e ndodhjes së ngjarjes, dyshohet se viktima Irsid Çurri, në kushtet e depresionit, fillimisht ka vrarë me armë zjarri gjyshen e tij, shtetasen Hurme Çurri dhe me pas është vetëvrarë me armën e zjarrit automatike.
Shtetasi Irsid Çurri ka qenë më parë i dënuar për vrasje, kryer në vitin 2010.
Nga kryerja e veprimeve proçeduriale  ka rezultuar se viktima, shtetasi Irsid Çurri pas kthimit të tij nga Gjermania ka shfaqur shenja të depresionit.
Gjithashtu banesa e viktimave ka qenë e mbyllur nga brenda.
Nga këqyrja e kufomave nuk janë evidentuar shenja dhune.
Gjatë këqyrjes së vendit të ngjarjes dhe kryerjes së  veprimeve të tjera proçeduriale ka asistuar  Prokurori  i gatshëm i Prokurorisë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Durrës.
Materialet i kaluan  Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës për veprime të mëtejshme  për veprat  penale “Vrasja për shkak të marrëdhënieve familjare”, “Shkaktimit të Vetëvrasjes” dhe “Mbajtjes pa leje të armëve luftarake “, parashikuar në nenet 79/C, 99 dhe 278 te Kodit Penal.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Po ndodh

Auto-Skicë

DURRËS/ Goditet trafikimi i armëve nga Kosova, arrestohen dy persona

15/08/2026
Përkeqësohet moti në jug, reshje të dendura në Sarandë dhe 3 gra shpëtohen në Palasë

Përkeqësohet moti në jug, reshje të dendura në Sarandë dhe 3 gra shpëtohen në Palasë

14/08/2026
DITA 76/ Nga Gjermania në protestë: Politologia kërkon një Shqipëri të re

DITA 76/ Nga Gjermania në protestë: Politologia kërkon një Shqipëri të re

14/08/2026
Rihapet dosja e vrasjes së Kozeta Hysenit, 28 persona do të ripyeten

Rihapet dosja e vrasjes së Kozeta Hysenit, 28 persona do të ripyeten

14/08/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • AI
  • Dosje
  • Ekonomia
  • FACT&FAKE
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

Auto-Skicë

DURRËS/ Goditet trafikimi i armëve nga Kosova, arrestohen dy persona

15/08/2026
Përkeqësohet moti në jug, reshje të dendura në Sarandë dhe 3 gra shpëtohen në Palasë

Përkeqësohet moti në jug, reshje të dendura në Sarandë dhe 3 gra shpëtohen në Palasë

14/08/2026
DITA 76/ Nga Gjermania në protestë: Politologia kërkon një Shqipëri të re

DITA 76/ Nga Gjermania në protestë: Politologia kërkon një Shqipëri të re

14/08/2026
  • Advertisement
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 Droni.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

No Result
View All Result
  • AI Assisted News
  • Home 1
  • Kodi i Etikës
  • News
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës

© 2026 Droni.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara.