Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • AI Assisted News
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • FACT&FAKE
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • AI Assisted News
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • FACT&FAKE
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

SKANDAL/ Rama hap thesin për blerje votash, 44 miliardë lekë për “karburant”

26/03/2017
SKANDAL/ Rama hap thesin për blerje votash, 44 miliardë lekë për “karburant”
Share on FacebookShare on Whatsapp

Një zhvatje e madhe parash është përgatitur në një dorë të vetme përmes një tenderi që Ministria e Brendshme pak javë më parë ka shpallur për blerje karburanti me një shifër marramendëse prej 44 miliardë lekësh. Kjo shifër kaq e madhe parash është e pazakontë krahasuar me gjithë tenderët e tjerë që janë shpallur për të njëjtin zë “blerjen e karburantit”.
Denoncimi vjen nga deputetja demokrate, Jorida Tabaku, e cila përmes një postimi në Facebook ka publikuar dokumentet e tenderit, ku kërkohet blerje karburanti me një vlerë prej 44 miliardë lekësh. Tabaku ka sjellë në vëmendje edhe tenderët për 5 vitet e fundit, (kjo shifër nuk përfshin institucionet e varësisë, bashkitë etj)., për të njëjtin objekt prokurimi. Në to, dallohet diferenca e madhe monetare me tenderit e fundit të Ministrisë së Brendshme, ku shuma është e ‘fryrë’ së tepërmi.
“Çmenden shpenzimet për karburant të qeverisë, tender i ri 43,9 mld lekë! Katër vjet më parë, kryeministri akuzonte qeverinë Berisha se, shpenzonte paratë e shqiptarëve për karburant. Se shpenzonte paratë e taksapaguesve për t’ia falur bizneseve dhe zotohej se asnjë qindarkë e shqiptarëve nuk do të shkonte dëm. Në katër vjet buletini i prokurimeve ka qenë regjistri i abuzimit me paratë e shqiptarëve. Në katër vjet, prokurimet publike kanë qenë borderoja ku oligarkët e qeverisë shtrydhnin buxhetin. Në katër vjet, ai ka qenë çertifikata e abuzimeve të rilindjes. Sot, në fundin e shëmtuar të saj, rilindja ka ndërmarrë një tjetër aksion plaçkitës ndaj taksave tona. Në tenderin e fundit për karburant, ajo do të shpërndajë në bizneset pranë saj shumën e 44 mld lekëve. Do t’u japë nga paratë e shqiptarëve 4 herë më shumë para se sa katër vjet më parë. Edhe pse sot, shqiptarët paguajnë më shumë taksa se çdo kush tjetër në rajon. Kjo nuk është vetëm çmenduri, por makutëri. Ja si përgatitet të përdorë çdo grimcë pushteti për zgjedhjet. Nuk mjaftojnë kriminelët, nuk mjaftojnë paratë e drogës, vendet e hapura rishtaz në administratë duhej dhe qindarka e fundit! Për transparencë tenderat për 5 vitet e fundit (kjo shifër nuk përfshin institucionet e varësisë, bashkitë etj): 2017 është shpallur me vlerën 4,39 mld (elektoral), 2016 ka qenë 1,3 mld; 2015 ka qenë 1 mld; 2014 ka qenë 1,58 mld; 2013 ka qenë 1,16 mld (elektoral)”, shprehet deputetja Tabaku.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Po ndodh

Goditet drejtoresha e bashkisë së Tiranës, ende nuk dihen arsyet

BKH sekuestron materiale në Bashkinë e Tiranës, hetime për një fraksion të dosjes “Veliaj”

28/07/2026
PD publikon dokumente për licencën e kazinosë në “Air Albania”, Këlliçi: Materiali do t’i dorëzohet SPAK-ut

PD publikon dokumente për licencën e kazinosë në “Air Albania”, Këlliçi: Materiali do t’i dorëzohet SPAK-ut

28/07/2026
FOTO/ Vrasja e dyfishtë në Lushnje, ja kush është i shumëkërkuari Laert Haxhiu, i dyshuar si atentatori

Nis gjyqi ndaj Laert Haxhiut në GJKKO, dëshmojnë 12 persona

28/07/2026
Lubonja: Pjesëmarrja e ulët në zgjedhje, mesazh se shqiptarët refuzuan Edi Ramën

Lubonja: “Të presësh që Rama të reflektojë është sikur flamingo të bëjë vezë sorrash”

27/07/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • AI
  • Dosje
  • Ekonomia
  • FACT&FAKE
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

Goditet drejtoresha e bashkisë së Tiranës, ende nuk dihen arsyet

BKH sekuestron materiale në Bashkinë e Tiranës, hetime për një fraksion të dosjes “Veliaj”

28/07/2026
PD publikon dokumente për licencën e kazinosë në “Air Albania”, Këlliçi: Materiali do t’i dorëzohet SPAK-ut

PD publikon dokumente për licencën e kazinosë në “Air Albania”, Këlliçi: Materiali do t’i dorëzohet SPAK-ut

28/07/2026
FOTO/ Vrasja e dyfishtë në Lushnje, ja kush është i shumëkërkuari Laert Haxhiu, i dyshuar si atentatori

Nis gjyqi ndaj Laert Haxhiut në GJKKO, dëshmojnë 12 persona

28/07/2026
  • Advertisement
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 Droni.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

No Result
View All Result
  • AI Assisted News
  • Home 1
  • Kodi i Etikës
  • News
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës

© 2026 Droni.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara.