Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

MSNBC – FAKE NEWS/ Shqipëria pjesë e ndikimit rus në zgjedhjet presidenciale në Amerikë

23/03/2017
MSNBC – FAKE NEWS/ Shqipëria pjesë e ndikimit rus në zgjedhjet presidenciale në Amerikë
Share on FacebookShare on Whatsapp

Iframe

Shikoni episodin “Russia continiues info-war tactics in US”
Rachel Maddow

Në emisionin e të martës në mbrëmje, Rachel Maddow – një nga gazetaret politike më të vlerësuara të rrjetit MSNBC, foli për ndikimin e Rusisë në zgjedhjet e fundit presidenciale në Amerikë, me anë të faqeve on-line, të vendosura në Shqipëri dhe Maqedoni.
Ajo tha se faqe të ndryshme në rrjetet sociale në emër të kandidatit Demokrat Bernie Sanders të menaxhuara nga Shqipëria, kanë tentuar të armiqësojnë votuesit e Sanders me ata të kandidates tjetër Demokrate Hillary Clinton. Duke çuar kështu në humbjen e kësaj të fundit.
Sipas Maddow këto faqe nuk janë drejtuar thjesht nga disa të rinj për të fituar klikime me “fake news”, por janë taktika të luftës kibernetike që Rusia i ka shpallur Amerikës.
Në shkurt të vitit të kaluar, Andrey Krutskikh, këshilltari i Presidentit rus Vladimir Putin për Luftën Kibernetike, tha në Forumin e Sigurisë Informatike në Moskë se shërbimet ushtarake dhe inteligjente ruse kishin zhvilluar të ashtuquajturën “bomba atomike” e informacionit ndaj Amerikës.
Një nga taktikat e kësaj beteje ishte krijimi i faqeve robotike  për të armiqësuar votuesit demokratë me njeri-tjetrin. Targeti kryesor i këtyre faqeve automatike ishin mbështetësit e kandidatit Demokrat Bernie Sanders. Fushata e Sanders u përball me një “cunami” faqesh në Facebook dhe Twitter në emër të tij, që shpërndanin lajme të rreme (fake news) për kandidaten Hillary Clinton. Kur administratori i faqes “Bernie Sanders San Diego”, John Mattes, nisi t’i gjurmonte këto faqe, zbuloi se ishin të regjistruara në Shqipëri dhe Maqedoni.
Fillimisht u përfolën si faqe të hapura nga njerëz jashtë SHBA, që krijonin “fake news” për qëllime komerciale (fitime nga klikimet), por sot, administratorët e fushatës së Bernie Sanders, besojnë se nuk mund të jenë kurrsesi thjesht për qëllime komerciale.
Kjo u përforcua edhe më shumë të hënën nga drejtori i FBI James Comey, i cili tha se “sulmet robotike” online janë pjesë e investigimit të FBI ndaj fushatës së Trump. Comey tha se po hetohet nëse janë të vërteta përpjekjet e paligjshme të Rusisë për të ndihmuar në zgjedhjen e Donald Trump si president i SHBA dhe nëse ekipi i Trump ka bashkëpunuar me skemën e Moskës.

Por si funksionojnë këto faqe robotike?
Rachel Maddow thotë se teknologjia robotike gjurmon postimet e rrjeteve sociale me fjalë kyçe si psh. “Hillary Clinton” dhe shpërndan lajme të rreme të përgatitura më parë nga personat që e menaxhojnë.
Në nëntor të vitit të kaluar, pak kohë pas zgjedhjeve, kërkues të universitetit të Oxford-it publikuan një studim për postimet në Twitter gjatë javës së fundit të zgjedhjeve (1-9 nëntor). Sipas studimit, nga rreth 20 milionë postime për fushatën elektorale, faqet robotike krijuan rreth 20% të tyre dhe pothuajse të gjitha ishin pro Donald Trump.
Prej dy javësh gazetarja Rachel Maddow në emisionin e saj “The Rachel Maddow Show” ka publikuar investigime që lidhen me fake news, fushatën e fundit elektorale në Amerikë dhe ndikimin e Rusisë në zgjedhjen e Donald Trump, duke kaluar me audiencë edhe programet e CNN dhe Fox News. Historia Ime

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Po ndodh

Berisha: Lubia është kryeministrja hije. Ka zëvendësuar Agasin me Bistrin

Berisha: Lubia është kryeministrja hije. Ka zëvendësuar Agasin me Bistrin

13/05/2026
Ngarkesa e gjyqtarëve, sfida e balancimit nuk kalohet as me hartën e re gjyqësore

Mereme Sela, padi në Gjykatën Administrative, cili është vendimi për kandidaten e skualifikuar në garën në PD

13/05/2026
Myzyri i Prokurimeve Publike merr vendimin më 25 maj. Pse SPAK po tërhiqet nga akuza

Myzyri i Prokurimeve Publike merr vendimin më 25 maj. Pse SPAK po tërhiqet nga akuza

13/05/2026
Konfirmohet fundosja e pallateve tek Durrës Marina, projekti 2 miliardë dollarë. Çfarë thotë IKMT

Konfirmohet fundosja e pallateve tek Durrës Marina, projekti 2 miliardë dollarë. Çfarë thotë IKMT

13/05/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • Dosje
  • Ekonomia
  • Fake News
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

Berisha: Lubia është kryeministrja hije. Ka zëvendësuar Agasin me Bistrin

Berisha: Lubia është kryeministrja hije. Ka zëvendësuar Agasin me Bistrin

13/05/2026
Ngarkesa e gjyqtarëve, sfida e balancimit nuk kalohet as me hartën e re gjyqësore

Mereme Sela, padi në Gjykatën Administrative, cili është vendimi për kandidaten e skualifikuar në garën në PD

13/05/2026
Myzyri i Prokurimeve Publike merr vendimin më 25 maj. Pse SPAK po tërhiqet nga akuza

Myzyri i Prokurimeve Publike merr vendimin më 25 maj. Pse SPAK po tërhiqet nga akuza

13/05/2026
  • Advertisement
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

No Result
View All Result
  • Home 1
  • Kodi i Etikës
  • News
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.