Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • AI Assisted News
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • FACT&FAKE
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • AI Assisted News
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • FACT&FAKE
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

Berisha: Droga doktrinë e Ramës, Saje Qorri meriton tre herë më shumë se Shullazi të arrestohet

22/03/2017
Berisha: Droga doktrinë e Ramës, Saje Qorri meriton tre herë më shumë se Shullazi të arrestohet
Share on FacebookShare on Whatsapp

Në intervistën për “Opinion” në TV “Klan”, ish-kryeministri Sali Berisha e cilësuar situatën sot, 25 vjet pas fitores së PD-së në zgjedhjet e 22 marsit 1992, si shumë kritike.
Sipas Berishës “Shqipëria të zhvillohet nëpërmjet drogës, si në doktrinën e Edi Ramës…, Saje Qorri meriton tre herë më shumë se Shullazi që të jetë brenda për ato që ka bërë”.
“Sot më duket më kritike se asnjëherë. Më vjen keq që detyrohem të them këtë gjë. Thuhet shpesh se shpresa vdes e fundit dhe përsëri them se, falë asaj çadre që ka një muaj në bulevard, shpresa po krijohet. Por kurrë dhe asnjë vend nuk e ka gjetur veten para zgjedhjeve në kushtet që e gjen opozita shqiptare, para një mali droge dhe miliarda euro kundër saj, për faktin e vetëm se ajo nuk pranoi që Shqipëria të zhvillohet nëpërmjet drogës, si në doktrinën e Edi Ramës, por Shqipëria shkatërrohet nëpërmjet drogës. Kurrë ndonjëherë nuk kanë qënë bandat e krimit më të lidhura me kreun e qeverisë se sa sot dhe të vendosura për të bërë ligjin elektoral. Kurrë ndonjëherë mediat nuk kanë qënë në një kontroll mizor nga kryeministri se sa sot. Asnjëherë administrata shtetërore nuk është përdorur siç po përdoret sot.  Meqë jemi këtu do të të tregoj një shembull.  Në vitin ‘92 para zgjedhjeve, ish Sekretari i Përgjithshëm i Ministrisë së Brendshme, bënte një seri shkrimesh shumë të egra kundër opozitës, me pseudonim.  Miq të mi më treguan se kush është dhe unë nga selia shkoj drejt e në zyrë të Vladimir Hysit, ndjesë pastë se nuk jeton më. I them, zoti minister, kam ardhur sepse si institucion i depoplitizuar që jeni, Sekretari i Përgjithshëm është autor i këtyre shkrimeve përçarëse, etj. E thirri dhe e pyeti nëse ishte ai. Ai ngeli, iu mor goja por në fund tha po. Ministri e shkarkoi që në atë moment nga detyra. Kjo ka ndodhur në prag të 22 marsit. Kujto Saje qorrin, këtë ushtar të Shullazit, këtë bandit, se si e trajtoi policinë si një repart siçilist kanabist, të krahut më të inkriminuar të PS. S’ka ndodhur kurrë kjo. Ai është një njëri i cili meriton tre herë më shumë se Shullazi që të jetë brenda për ato që ka bërë. Përdhos atë institucion në atë shkallë që absolutisht se ka përdhosur njëri, që nga zgjedhjet e vitit 1991 e deri sot. Po pse? Këtë e bën me urdhër të Edi Ramës pavarësisht se ai tani e flaku si limon i shtrydhur, por ai nuk mund t’i bënte dot kurrë këto pa urdhrin e Edi Ramës” u shpreh Berisha.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Po ndodh

FOTO/ Vrasja e dyfishtë në Lushnje, ja kush është i shumëkërkuari Laert Haxhiu, i dyshuar si atentatori

Nis gjyqi ndaj Laert Haxhiut në GJKKO, dëshmojnë 12 persona

28/07/2026
Lubonja: Pjesëmarrja e ulët në zgjedhje, mesazh se shqiptarët refuzuan Edi Ramën

Lubonja: “Të presësh që Rama të reflektojë është sikur flamingo të bëjë vezë sorrash”

27/07/2026
Prangoset në Brazil Ervin Mata, policia federale dhe ajo ushtarake në aksion

Gjykata e Lartë e Brazilit mban në burg Ervin Matën

27/07/2026
DITA 58/ Ndiqni Ballukun siç ndiqni protestuesit. Polici i nxori thikën aktivistit

DITA 58/ Ndiqni Ballukun siç ndiqni protestuesit. Polici i nxori thikën aktivistit

27/07/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • AI
  • Dosje
  • Ekonomia
  • FACT&FAKE
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

FOTO/ Vrasja e dyfishtë në Lushnje, ja kush është i shumëkërkuari Laert Haxhiu, i dyshuar si atentatori

Nis gjyqi ndaj Laert Haxhiut në GJKKO, dëshmojnë 12 persona

28/07/2026
Lubonja: Pjesëmarrja e ulët në zgjedhje, mesazh se shqiptarët refuzuan Edi Ramën

Lubonja: “Të presësh që Rama të reflektojë është sikur flamingo të bëjë vezë sorrash”

27/07/2026
Prangoset në Brazil Ervin Mata, policia federale dhe ajo ushtarake në aksion

Gjykata e Lartë e Brazilit mban në burg Ervin Matën

27/07/2026
  • Advertisement
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 Droni.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

No Result
View All Result
  • AI Assisted News
  • Home 1
  • Kodi i Etikës
  • News
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës

© 2026 Droni.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara.