Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • AI Assisted News
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • FACT&FAKE
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • AI Assisted News
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • FACT&FAKE
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

FOTO/ Policia jep detajet, kapet sekseri i vrasjeve me pagesë, kishte punësuar Julian Sinanajn

06/03/2017
FOTO/ Policia jep detajet, kapet sekseri i vrasjeve me pagesë, kishte punësuar Julian Sinanajn
Share on FacebookShare on Whatsapp

Policia e Tiranës njofton se ka arrestuar në muzgun e kësja dite Genis Mëhillajn, 46 vjeç, kushëri i Andon Mëhillajt, të dy të akuzuar për veprat penale të vrasjes së funksionarëve publik dhe qëllime terroriste.

Genis Mëhillaj punonte si sekser për vrasjet me pagesë. Ai është i përfshirë në dosjen e vrasësit me pagesë Julian Sinanaj.

Mëhillaj, së bashku me Andonin kanë porositur te Sinanaj vrasjen e një peshkatari për çështje prone.

Kushërinjtë Mëhillaj “peshkonin” biznesmenët e mëdhenj dhe lidhnin marrëdhënie të ngushta miqësore me ta, duke krijuar besim për mosnxjerrje sekreti. Sa herë që biznesmenët ankoheshin për konkurrentët e tyre, Mëhillajt i këshillonin që të ekzekutonin kundërshtarët.

Mëhillajt ishin ura lidhëse mes Julian Sinanajt dhe porositësve. Këta të fundit, në të shumtën e rasteve, nuk kishin kontakte me njëri-tjetrin.

Njoftimi i policisë:

Më datë 06.03.2017, Specialistët e Seksionit të Kërkimit të Sektorit të Forcës së Posaçme të Operacioneve Speciale dhe Kërkimit, kanë bërë të mundur arrestimin e shtetasit të shpallur në kërkim:

– Genis Mehillaj, 46 vjeç, banues në Vlorë.

Arrestimi i këtij shtetasi u bë pasi Prokuroria e Krimeve të Rënda Tiranë, ka dërguar urdhërin për ekzekutimin e vendimit penal, të Gjykatës së Rrethi Gjyqësor Tiranë, e cila e ka caktuar masën e sigurisë “Arrest me Burg”, për veprat penale “Qëllime terroriste”, “Vrasje në rrethana cilësuese ndaj një punonjësi që kryen funksione publike”, “Mbajtje pa leje të armëve e municioneve luftarake” dhe “Mbajtje pa leje të lëndëve plasëse”, parashikuar nga nenet 230/1 C, 79/c, 278/2 dhe 278/4 të Kodit Penal.

Ky shtetas ndodhet në ambientet e Drejtorisë Vendore të Policisë Tiranë, e pritet ti kalojë për veprime të mëtejshme Drejtorisë Vendore të Policisë Vlorë.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Po ndodh

DIVJAKE/ Këshilli Bashkiak voton kundër Lushnjes, vendosen dëgjesa në 5 njësitë administrative

DIVJAKE/ Këshilli Bashkiak voton kundër Lushnjes, vendosen dëgjesa në 5 njësitë administrative

14/08/2026
Hasi, sfida nuk është zgjedhja mes ekonomisë dhe mjedisit por pasuritë nëntokësore të mos prodhojnë faturë mjedisore

Hasi, sfida nuk është zgjedhja mes ekonomisë dhe mjedisit por pasuritë nëntokësore të mos prodhojnë faturë mjedisore

14/08/2026
Dializa nga privat në privat, tender 49 milionë euro për 4 vjet

Dializa nga privat në privat, tender 49 milionë euro për 4 vjet

14/08/2026
Selenica e Vullnetit voton kundër Ramës, Këshilli Bashkiak bashkon PS dhe PD

Selenica e Vullnetit voton kundër Ramës, Këshilli Bashkiak bashkon PS dhe PD

14/08/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • AI
  • Dosje
  • Ekonomia
  • FACT&FAKE
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

DIVJAKE/ Këshilli Bashkiak voton kundër Lushnjes, vendosen dëgjesa në 5 njësitë administrative

DIVJAKE/ Këshilli Bashkiak voton kundër Lushnjes, vendosen dëgjesa në 5 njësitë administrative

14/08/2026
Hasi, sfida nuk është zgjedhja mes ekonomisë dhe mjedisit por pasuritë nëntokësore të mos prodhojnë faturë mjedisore

Hasi, sfida nuk është zgjedhja mes ekonomisë dhe mjedisit por pasuritë nëntokësore të mos prodhojnë faturë mjedisore

14/08/2026
Dializa nga privat në privat, tender 49 milionë euro për 4 vjet

Dializa nga privat në privat, tender 49 milionë euro për 4 vjet

14/08/2026
  • Advertisement
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 Droni.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

No Result
View All Result
  • AI Assisted News
  • Home 1
  • Kodi i Etikës
  • News
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës

© 2026 Droni.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara.