Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • AI Assisted News
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • FACT&FAKE
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • AI Assisted News
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • FACT&FAKE
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

Tiranë, zbulohet mashtrimi i adoleshentes: Fqinji mu fut në shtëpi dhe më përdhunoi…!

05/03/2017
Tiranë, zbulohet mashtrimi i adoleshentes: Fqinji mu fut në shtëpi dhe më përdhunoi…!
Share on FacebookShare on Whatsapp

Një e mitur 17-vjeçare në kryeqytet ka zgjedhur një mënyrë të pazakontë për të bindur nënën e saj që t’i lejonte të martohej me të dashurin.
Ajo ka shkuar në Prokurorinë e Tiranës dhe ka kallëzuar se ishte përdhunuar prej tij. Historia është regjistruar në gusht të vitit 2016, kohë kur e mitura B. Q., e shoqëruar nga e ëma, ka depozituar një kallëzim kundër fqinjit të saj, raporton “Panorama”
Vetëm dy ditë më vonë ajo ka shpjeguar para oficerëve të Policisë Gjyqësore se nuk ishte dhunuar seksualisht dhe se me djalin e kallëzuar kishte një lidhje dashurie disamujore. Megjithëse ka shpëtuar nga përgjegjësia penale të dashurin, ajo nuk mundi t’i shpëtojë përgjegjësisë së saj për kryerjen e veprës penale të “kallëzimit të rremë”.
Më 10 shkurt 2017, Gjykata e Tiranës mbylli gjykimin e të resë, duke e dënuar me 2 muaj heqje lirie. Minorenia e gjykuar në masën e sigurisë “detyrim për paraqitje” nuk do të shkojë në qeli, pasi përfundimisht gjykata vendosi pezullimin e ekzekutimit të dënimit me burg dhe lënien e saj në shërbimin e provës për një periudhë 18-mujore.
Sipas vendimit të Gjykatës, kallëzimi i minorenes është depozituar më 2 gusht 2016. Ajo ka rrëfyer se rreth orës 13:00 të asaj dite ajo ka qenë e vetme në shtëpi, kur në dhomë i është futur fqinji i saj, i cili ka kryer marrëdhënie seksuale me të, pa dëshirën e saj.
“Në vijim të hetimeve, e pyetur më datë 04.08.2016, e pandehura ka shpjeguar se kishte rreth 5 muaj që njihej me fqinjin, kishte kryer disa herë marrëdhënie seksuale me dëshirë me të dhe e dashuronin njëri-tjetrin.
Në lidhje me kallëzimin e paraqitur 2 ditë më parë, e pandehura ka shpjeguar se nuk ishte e vërtetë që shtetasi i kallëzuar kishte kryer marrëdhënie pa dëshirën e saj, por kishte paraqitur kallëzimin e rremë me qëllim që nëna e saj ta lejonte të martohej me të kallëzuarin”, thuhej në vendimin e Gjykatës.
Gjatë fazës së hetimit dhe gjatë gjykimit të çështjes, e pandehura ka mbajtur qëndrim pohues. Ajo ka pohuar se është martuar me shtetasin e kallëzuar prej saj dhe ka kërkuar një dënim sa më të butë.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Po ndodh

DIVJAKE/ Këshilli Bashkiak voton kundër Lushnjes, vendosen dëgjesa në 5 njësitë administrative

DIVJAKE/ Këshilli Bashkiak voton kundër Lushnjes, vendosen dëgjesa në 5 njësitë administrative

14/08/2026
Hasi, sfida nuk është zgjedhja mes ekonomisë dhe mjedisit por pasuritë nëntokësore të mos prodhojnë faturë mjedisore

Hasi, sfida nuk është zgjedhja mes ekonomisë dhe mjedisit por pasuritë nëntokësore të mos prodhojnë faturë mjedisore

14/08/2026
Dializa nga privat në privat, tender 49 milionë euro për 4 vjet

Dializa nga privat në privat, tender 49 milionë euro për 4 vjet

14/08/2026
Selenica e Vullnetit voton kundër Ramës, Këshilli Bashkiak bashkon PS dhe PD

Selenica e Vullnetit voton kundër Ramës, Këshilli Bashkiak bashkon PS dhe PD

14/08/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • AI
  • Dosje
  • Ekonomia
  • FACT&FAKE
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

DIVJAKE/ Këshilli Bashkiak voton kundër Lushnjes, vendosen dëgjesa në 5 njësitë administrative

DIVJAKE/ Këshilli Bashkiak voton kundër Lushnjes, vendosen dëgjesa në 5 njësitë administrative

14/08/2026
Hasi, sfida nuk është zgjedhja mes ekonomisë dhe mjedisit por pasuritë nëntokësore të mos prodhojnë faturë mjedisore

Hasi, sfida nuk është zgjedhja mes ekonomisë dhe mjedisit por pasuritë nëntokësore të mos prodhojnë faturë mjedisore

14/08/2026
Dializa nga privat në privat, tender 49 milionë euro për 4 vjet

Dializa nga privat në privat, tender 49 milionë euro për 4 vjet

14/08/2026
  • Advertisement
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 Droni.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

No Result
View All Result
  • AI Assisted News
  • Home 1
  • Kodi i Etikës
  • News
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës

© 2026 Droni.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara.