Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

Nënprefekti braktis Edi Ramën: Po na degjenerojnë, Cacin nuk dinin ku ta çonin e sollën në Gramsh!

05/03/2017
Nënprefekti braktis Edi Ramën: Po na degjenerojnë, Cacin nuk dinin ku ta çonin e sollën në Gramsh!

Dritan Bici

Share on FacebookShare on Whatsapp

Nënprefekti i Gramshit, njëkohësisht edhe anëtar i Asamblesë Kombëtare të Partisë Socialiste, Dritan Bici, ka braktisur Partinë Socialiste dhe i është bashkuar PDIU.
Në një intervistë ekskluzive për portalin “Infoelbasani.al” ai tregon shkaqet pse e la këtë forcë politike për të cilën ka 20 vjet që kontribuon, se çfarë po ndodh, mënyra se si imponon qendra duke mos dëgjuar bazën. Pse zgjodhi PDIU dhe jo LSI apo ndonjë forcë tjetër,  paniku që ka mbërthyer njerëzit, rezultati i pritshëm i PDIU-së në Gramsh dhe kandidimi i tij si deputet në listën e kësaj force politike.

Dritan çfarë pozicioni keni aktualisht në strukturat e PS-së dhe në cilin vend pune jeni i punësuar?
Unë mbaj postin e nënprefektit të Gramshit. Njëkohësisht jam edhe anëtar i Asamblesë Kombëtare të Partisë Socialiste.

Vendosët të bëni publike për “Infoelbasani.al” vendimin për largimin nga Partia Socialiste. Pse? Ju jeni nënprefekt, e njëkohësisht anëtar i Asamblesë. Pse kjo pakënaqësi?
Po. PS në Gramsh e ka humbur mbështetjen e elektoratit. Shkaku; arroganca e drejtuesve dhe së fundmi edhe e të deleguarit Anastas Angjeli. Ka 5 mandate që PS në Gramsh dhunohet nga strukturat në qendër duke sjellë nga Tirana që vetëm vijnë e u marrin votat gramshiotëve e më pas u mbyllin telefonin.
E njëjta gjë edhe këtë radhë. Ju ngeli Caci nuk dinin ku ta çonin dhe e sollën në Gramsh. E them me bindje. Ka ikur koha kur varnin xhaketën dhe i kishin votat e marra. Për hir të idealit patëm ulur kokën, por u bënë shumë vite. Isha 26 vjeç në vitin 1992 kur u futa në listën e PS-së si anëtar i Këshillit të Rrethit. Sot jam 52 vjeç dhe me vjen turp në këtë moshë të vazhdojnë që të na degjenerojnë. . I thonë 5 mandate. Pra 20 vjet na kanë përfaqësuar njerëz që nuk kishin lidhje me Gramshin. Mos valle edhe 4 vjet na duhet Anastasi? Nga kjo PS që kemi  ka humbur shume terren dhe unë po i bëj një shërbim të fundit që votat që do i iknin diku tjetër, ku do t’i dhimbte më shumë unë përsëri do t’ia kthej në qeverisje Herë tjetër nuk i dihet.

Ju vazhdoni jetë partie në Gramsh. Vazhdoni punën si nënprefekt?
Kam ikur. Nuk shkoj më në mbledhjet e PS. Si nënprefekt ende vazhdoj detyrën meqenëse jemi parti në koalicion . Por po ma kërkuan dorëheqjen si nënprefekt unë e jap.

Çfarë iu premtoi PDIU?
Do të jem në listën e PDIU në qarkun e Elbasanit.

Ju mendoni se PDIU do fitojë deputet në Gramsh?
Sistemi është i tillë që na lejon që të konkurrojmë drejtpërdrejtë. Por po iu them se rezultati i PDIU do të jetë surprizë për të gjitha forcat e tjera politike.

D.m.th ju mendoni se PS humbet sivjet?
Jo nuk i humbet. Por objektivin që ka për qarkun e Elbasanit për 7 deputetë nuk e arrin dot. I duhet punë e madhe që të marrë 6.

Përse nuk zgjodhët një forcë tjetër politike p.sh LSI por PDIU?
Zgjodha PDIU sepse është një parti që ka kauzë kombëtare. Një parti që ka njerëz me të cilët mund të merresh vesh. PS dhe LSI sundohen nga qendra dhe duan kalamaj në bazë që të drejtojnë si të duan. Në Gramsh, si PS si LSI drejtohen nga njerëz të rinj, pa CV e pa identitet.
Kryetari i Partisë Socialiste Gramsh ka filluar shkollën për mësues në vitin 1997 dhe e përfundoi në vitin 2013. Ia mbylli deputeti se një provim se merrte dot kurrë. Asnjë ditë nuk punoi mësues dhe e vunë direkt drejtor.

Lidhur me vendimin e marrë a ke pasur reagim nga qendra?
Jo, asgjë deri tani.

Priten largime te tjera si mendon?
Largime te tjera nuk ma ha mendja që të ketë. Dhe e di pse? Sepse njerëzit i druhen humbjes së vendit të punës. Por rrjedhje votash është e sigurt që do të ketë.
index_copy_2

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Po ndodh

Policia, hetime për gjetjen e Ervis Martinaj, kontrolle banesash nga Laçi në Vlorë

“Ish drejtues të policisë kriminale të përfshirë në zhdukjen e Ervis Martinajt”

12/05/2026
Boçi në Fier: “Ka një tension territorial në Shqipëri”

Boçi në Fier: “Ka një tension territorial në Shqipëri”

12/05/2026
SPAK refuzon vizitën monitoruese të Komisionit Xhafaj mbi luftën kundër pastrimit të parave

SPAK mbyll hetimet për 24 anëtarë të rrjeteve të trafikut të kokainës

12/05/2026
Kapet holandezi i mesazheve mashtruese për bankat. Vodhi llogaritë

Kapet holandezi i mesazheve mashtruese për bankat. Vodhi llogaritë

12/05/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • Dosje
  • Ekonomia
  • Fake News
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

Policia, hetime për gjetjen e Ervis Martinaj, kontrolle banesash nga Laçi në Vlorë

“Ish drejtues të policisë kriminale të përfshirë në zhdukjen e Ervis Martinajt”

12/05/2026
Boçi në Fier: “Ka një tension territorial në Shqipëri”

Boçi në Fier: “Ka një tension territorial në Shqipëri”

12/05/2026
SPAK refuzon vizitën monitoruese të Komisionit Xhafaj mbi luftën kundër pastrimit të parave

SPAK mbyll hetimet për 24 anëtarë të rrjeteve të trafikut të kokainës

12/05/2026
  • Advertisement
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

No Result
View All Result
  • Home 1
  • Kodi i Etikës
  • News
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.