Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • AI Assisted News
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • FACT&FAKE
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • AI Assisted News
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • FACT&FAKE
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

Protestuesit rrethojnë Parlamentin, një i ri dërgohet në spital, disa të shoqëruar nga policia

27/07/2026
Protestuesit rrethojnë Parlamentin, një i ri dërgohet në spital, disa të shoqëruar nga policia
Share on FacebookShare on Whatsapp

Ka nisur këtë të hënë seanca plenare e Kuvendit të Shqipërisë, ku deputetët pritet të shqyrtojnë miratimin e procesverbalit të seancës së 23 korrikut, njoftimet, si dhe projektvendimin për ndryshimin e vendimit nr. 87/2026 “Për caktimin e anëtarëve zëvendësues në përbërjen e komisioneve të përhershme të Kuvendit”, i cili do të miratohet me shumicë të thjeshtë votash.

Ndërkohë, jashtë godinës së Parlamentit, qytetarë të mbledhur në protestë kanë rrethuar Kuvendin me thirrjet: “Nuk na përfaqësoni, Parlament i krimit”. Situata është shoqëruar me tensione mes protestuesve dhe forcave të policisë.

Sipas raportimeve nga protesta, policia ka përdorur spraj, ndërsa një i ri ka shfaqur probleme shëndetësore dhe është transportuar me autoambulancë drejt spitalit për të marrë ndihmë mjekësore.

Po ashtu, policia ka shoqëruar disa protestues, mes tyre edhe Arben Kolën, një prej organizatorëve të protestës. Pas ndalimit të tij, janë kryer edhe shoqërime të tjera, ndërsa pamjet nga vendngjarja tregojnë momente përplasjesh dhe ndalimesh me forcë.

Nga foltorja e Kuvendit reagoi kreu i Partisë Mundësia, Agron Shehaj, i cili akuzoi mazhorancën për përdorimin e policisë ndaj protestuesve. Ai deklaroi se Arben Kola u shoqërua nga dhjetë efektivë policie vetëm pse protestonte dhe tha se masat e shtuara të sigurisë rreth Parlamentit tregojnë, sipas tij, frikën e qeverisë për t’u përballur me qytetarët.

Shehaj kritikoi gjithashtu mazhorancën për mbështetjen ndaj ish-zëvendëskryeministres Belinda Balluku, duke pretenduar se ajo po mbrohet përmes votave në Kuvend.a.b

Po ndodh

Miqtë të presin në shkollë. Gjithçka tjetër të pret në JUMBO

Miqtë të presin në shkollë. Gjithçka tjetër të pret në JUMBO

10/09/2026
Stoku në gjykata, si ndahet mes gjykatave të cdo niveli e kategorie

PAGAT/ Gjykatat në gjithë Shqipërinë mbyllin dyert

10/09/2026
DITA 102/ Protesta drejt formateve të reja të demostrimit. Bllokohen rrugët

DITA 102/ Protesta drejt formateve të reja të demostrimit. Bllokohen rrugët

10/09/2026
Ahmetaj: Ron Yefet ka lidhje me Ramën që në 2008. Takimi i Monacos dhe skema ‘KAYO’ e ngritur në Shqipëri

SPAK nis verifikimet për denoncimet e Ahmetajt tek ‘Çim Peka live’. Apo afrohet tek Rama

09/09/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • AI
  • Dosje
  • Ekonomia
  • FACT&FAKE
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

Miqtë të presin në shkollë. Gjithçka tjetër të pret në JUMBO

Miqtë të presin në shkollë. Gjithçka tjetër të pret në JUMBO

10/09/2026
Stoku në gjykata, si ndahet mes gjykatave të cdo niveli e kategorie

PAGAT/ Gjykatat në gjithë Shqipërinë mbyllin dyert

10/09/2026
DITA 102/ Protesta drejt formateve të reja të demostrimit. Bllokohen rrugët

DITA 102/ Protesta drejt formateve të reja të demostrimit. Bllokohen rrugët

10/09/2026
  • Advertisement
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 Droni.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

No Result
View All Result
  • AI Assisted News
  • Home 1
  • Kodi i Etikës
  • News
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës

© 2026 Droni.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara.