Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • AI Assisted News
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • FACT&FAKE
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • AI Assisted News
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • FACT&FAKE
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

Lali Eri është Supermen apo SUPERMASHTRUES…?! Shkon e vjen në SHBA brenda ditës

05/03/2017
Lali Eri është Supermen apo SUPERMASHTRUES…?! Shkon e vjen në SHBA brenda ditës
Share on FacebookShare on Whatsapp

Image Gallery
Nga Xhuliano Bregasi

Para pak ditësh doli nëpër portale interneti një investigim i gazetarit Artur Çani, i cili përmes “check in”-eve në aeroportin e Tiranës kishte zbuluar që kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, në gjithë muajin tetor 2016 kishte qenë vetëm 8 ditë në Shqipëri dhe pjesën tjetër jashtë vendit. Ndërkohë që qytetarët e kanë parë përditë në televizion në tetor, madje disa herë në ditë, duke bërë punë e duke na mahnitur.
Duke parë lajme të ditës së djeshme, një moment u mahnita edhe më shumë me Veliajn, madje mu duk sikur kisha haluçinacione. Lexova një lajm që personi në fjalë kishte lidhur një marrëveshje me studentë të arkitekturës të Universitetit të Harvardit, të cilët do vijnë në Tiranë e do na japin kontribut të vyer për të vënë në jetë projektin aq shumë të debatuar dhe të miratuar pa pikë transparence, “Tirana030”. U habita një moment, se nga postimet në facebook kisha parë që dy ditët e kaluara (2-3 mars), kryetari i Bashkisë kishte qenë gjatë gjithë ditës në krye të punëve dhe nuk po kuptoja se kur arriti të shkonte në SHBA. Por kur pashë lajmin që dje pasdite sapo ishte kthyer nga SHBA-ja, aty u pataksa fare.

Nga postimet në facebook të faqeve “Bashkia Tiranë” dhe “Erion Veliaj”, kronologjia e ngjarjeve për datat 2-3 mars është si më poshtë:

2 mars, ora 09:30, kafe me të moshuarit, Njësia Nr.10;

2 mars, ora 15:38, celebrimi i një dasme (me pak klikime në facebook, kupton që celebrimi është i datës 26 shkurt, por kryetari më 2 mars u kujtua të na jepte sihariqin e madh);

2 mars, ora 19:45, aktivitet me edukatoret e Laprakës;

3 mars, ora 08:30, prapë kafe me të moshuarit në Njësinë Nr.10;

3 mars, ora 11:15, foto e ditës me një fëmijë (nëse shikon vërdallë nëpër facebook, fotoja është e datës 26 shkurt, por për kryetarin është “foto dite” një javë më pas);

3 mars, ora 14:55, lajmi për sapo-mbërritjen e Veliajt nga SHBA-të ku lidhi marrëveshjen e ububushme me studentë të Universitetit të Harvardit.

Se kur i piu kafet me të moshuarit, se kur bëri celebrime e foto me fëmijët, se kur iku në SHBA dhe u kthye, kjo vetëm dy mundësia mund të ketë: ose është vërtetë supermen, me bluzën e të cilit doli ca kohë nëpër qytet për spektakël, ose është supermashtrues. Leshkot e Partisë Socialiste me gjasë do besojnë variantin e parë, ndërsa ne të tjerët duhet ta denoncojmë sa të mundemi këtë sharlatan delirant që po zhvillon një garë të ethshme me kryedelirantin në qeveri në këtë drejtim. Ndërsa gazetarët, të cilët nuk i lajmëron pothuajse kurrë për aktivitetet që bën, në vend se të rrinë duke i bërë lajqe e lajka nëpër facebook, do ishte më mirë që të hidhnin ndonjë rreze të vërtete për mashtrimet që bën ditën për diell.

Rreth 50 vetë në Bashkinë e Tiranës që punojnë gjithë ditën… për t’na mashtruar sy më sy!

Qeverisje PiAri!

Poshtë mashtruesit delirantë!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Po ndodh

Agron Shehaj: Financuesi i turit të diasporës mori miliona euro përfitime nga Rama

PS, kallëzim në SPAK për Agron Shehajn, e do në burg për rrëmbimim e letrave të marrëveshjes

27/07/2026
SHQYRTIMI I KAS/ Të gjitha anketat e PD dhe LSI për qarkun e Vlorës

Marash Logu: Mazhoranca socialiste kreu pesë shkelje kushtetuese në votimin e marrëveshjes sekrete

27/07/2026
Gjyqi për tenderin e Lagunës së Patokut, qeveria mbron deputetin Prenga

Kadastra ka mbivendosur truallin e Gjykatës Administrative të Shkallës së Parë në Tiranë

27/07/2026
Marrëveshja me SHBA me procedurë të përshpejtuar, opozita: Marrëveshja po përdoret nga Rama, ishte në Kuvend prej kohësh

Marrëveshja me SHBA me procedurë të përshpejtuar, opozita: Marrëveshja po përdoret nga Rama, ishte në Kuvend prej kohësh

27/07/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • AI
  • Dosje
  • Ekonomia
  • FACT&FAKE
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

Agron Shehaj: Financuesi i turit të diasporës mori miliona euro përfitime nga Rama

PS, kallëzim në SPAK për Agron Shehajn, e do në burg për rrëmbimim e letrave të marrëveshjes

27/07/2026
SHQYRTIMI I KAS/ Të gjitha anketat e PD dhe LSI për qarkun e Vlorës

Marash Logu: Mazhoranca socialiste kreu pesë shkelje kushtetuese në votimin e marrëveshjes sekrete

27/07/2026
Gjyqi për tenderin e Lagunës së Patokut, qeveria mbron deputetin Prenga

Kadastra ka mbivendosur truallin e Gjykatës Administrative të Shkallës së Parë në Tiranë

27/07/2026
  • Advertisement
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 Droni.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

No Result
View All Result
  • AI Assisted News
  • Home 1
  • Kodi i Etikës
  • News
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës

© 2026 Droni.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara.