Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

SHTOHEN DYSHIMET/ Zbardhen 11 përgjigjet për vilën e Vlahutin në Tiranë: Vila u ble shtrenjtë sepse i reziston tërmeteve

03/03/2017
SHTOHEN DYSHIMET/ Zbardhen 11 përgjigjet për vilën e Vlahutin në Tiranë: Vila u ble shtrenjtë sepse i reziston tërmeteve
Share on FacebookShare on Whatsapp

Shërbimi Evropian i Veprimit të Jashtëm (EEAS) i ka kthyer më në fund përgjigje 11 pyetjeve të drejtuara nga shefja e Komisionit të Kontrollit Buxhetor në Parlamentin Europian, Ingeborg Graessle (CDU), për skandalin e blerjes së vilës së ambasadës së BE-së në Tiranë, drejtuar nga Romana Vlahutin.
EEAS nëpërmjet misionit në Shqipëri ka blerë një rezidencë në Rolling Hills në Tiranë. Çmimi për vilën me sipërfaqe 345 metra katror ishte 1.65 milion euro, që do të thotë 4780 për metër katror, shumë herë më i lartë, se tregu në atë zonë.
Por ajo që bie në sy në të gjitha përgjigjet është, se sërish nuk shpjegohen qartë arsyet e vërteta për këtë blerje të shtrenjtë, ndërkohë që mund të veprohej ndryshe. Përgjigjet evazive shpesh edhe qesharake (Vile e sigurt nga tërmetet) si ato të një fëmije të kapur në faj, shtojnë edhe më shumë mjegullën për këtë aferë kaq të përfolur, tashmë jo vetëm në Tiranë por edhe në Bruksel. 

EEAS ka blerë një rezidencë në Rolling Hills, Tiranë, Shqipëri. Kemi mësuar se çmimi për vilën me sipërfaqe 345 metra katror ishte 1.65 milion euro, që do të thotë 4780 për metër katror. Mundet Komisioni të konfirmojë shifrat e lartpërmendura?
EEAS konfirmon se rezidenca e shefes së delegacionit në Shqipëri, e vendosur në Rolling Hills, u ble për shumën 1.649 milionë euro. Shifra 345 metra katror për sipërfaqen, së cilës i referohet akti i blerjes, akti noterial dhe lajmet në shtyp, i korrespondon sipërfaqes së ndërtimit, pra pjesës së truallit mbi të cilin është ndërtuar rezidenca. Sipërfaqja totale e banimit e rezidencës është 585 metra katror mbi një truall me sipërfaqe 1,613 metra katrorë. Ndaj, çmimi është 2,819 euro për metër katror për sipërfaqe banimi.

Nëse po, cila është arsyeja për këtë çmim të lartë për metër katror, duke qenë se çmimi mesatar i pronave në të njëjtën kategori në të njëjtën zonë, Rolling Hills, duket se varion nga 1000 në 2000 euro për metër katror?
Siç është përmendur në përgjigjen për pyetjen e parë, çmimi për metër katror i sipërfaqes së banimit është 2,819 euro. Ndërsa ky është më i lartë se çmimi nga 1000 në 2000 euro, duhet pasur parasysh se të tilla krahasime kanë kuptim vetëm kur bëhen mbi baza të ngjashme, domethënë të krahasueshme në vendndodhje, përfundim, paraqitje, orientim, sipërfaqe zone, përmasat e pronës, etj. Në përputhje me artikullin 134.1 h., rezidenca u ble duke ndjekur ofertat e tregut të pasurive të patundshme, për blerje dhe/ose dhënie me qira. U kontaktuan nëntë agjenci; pesë prej tyre bënë 15 oferta në total, nga të cilat pesë u morën në konsideratë për t’i vizituar. Bazuar në vlerësimin e pavarur të një eksperti të jashtëm, në një vizitë të stafit të selisë që merret me ndërtesat dhe në vlerësimin e aspektit të sigurisë nga Oficeri Rajonal i Sigurisë, u konkludua se ndërtesa numër 34 në Rolling Hills ishte më e përshtatshmja, duke pasur parasysh ndërtimin, madhësinë, ndarjen e ambienteve private dhe rezidenciale, vendndodhjen, funksionalitetin, përfaqësimin dhe sigurinë. Çmimi fillestar ishte 1,750,000 euro, i cili, pas bisedimeve, u ul në 1,649,000 euro. Çmimi për të cilin u ra dakord nuk ishte as më i larti, as më i ulëti. Një tjetër vilë pak a shumë e barabartë, në të njëjtën zonë, me çmim më të ulët, nuk ishte e pranueshme kryesisht për arsye sigurie: me qëllim përmbushjen e kërkesave të EEAS për sigurinë, vila më e lirë do të duhej të pajisej me dritare të blinduara, lartësia e murit rrethues do të duhej të ndryshohej nga 1.8 në 2.5 metra, por kjo nuk ishte e autorizuar. Veç këtyre, vila ishte në një zonë të pjerrët, e cila përfaqësonte rrezik në rast tërmeti.

Cila ishte arsyeja e blerjes së kësaj prone të shtrenjtë, në vend të marrjes me qira apo blerjes së një tjetre?
Siç konfirmohet në dokumentin vjetor të punës të vitit 2016 mbi politikën e EEAS për ndërtesat, (përgatitur në përputhje me artikullin 203 § 3 të Rregullores Financiare) the transmetuar autoritetit buxhetor më 7 korrik 2016, EEAS ndjek politikën që preferon pronësi të plotë në vend të marrjes me qira. Sapo prona u gjet (bazuar në procedurën e shpjeguar më sipër), u bë një vlerësim financiar, duke krahasuar blerjen e rezidencës me vazhdimin e mbajtjes me qira të rezidencës së mëparshme (qiraja dhe siguria kushtojnë 101,488 euro në vit), duke konsideruar edhe koston e rezidencës së re me 10.800 euro në vit. Ky vlerësim çoi në përfundimin se kostoja e blerjes dhe instalimit të rezidencës së re do të amortizohej në 17 vjet (duke marrë një shkallë inflacioni 3% sipas parashikimit të FMN) krahasur me rezidencën e mëparshme me qira. Ngritja e mundshme e çmimit të pronës nuk është marrë parasysh. Kjo nuk është diçka e pamundur, meqënëse vendi ecën në rrugën drejt integrimit në BE, pasi ka marrë statusin e kandidatit në qershor 2014. Duke marrë në konsideratë që EEAS ka vendosur që një blerje e mundshme ka më tepër interes nëse periudha e shlyerjes rrotullohet te 15 vjetët, opsioni i blerjes ishte më tërheqësi. Ju lutem kini parasysh se këto llogaritje nuk kanë marrë në konsideratë kursimet që rezuktojnë nga zhvillimi i aktiviteteve të përfaqësimit në rezidencën e re, të cilat nuk ishte e mundur të kryheshin në rezidencën e mëparshme me qira. Opsione të tjera për marrje me qira u hodhën poshtë për arsye të ndryshme (siguria, përmasat, funksionaliteti, imazhi, balanca midis zonave zyrtare dhe private dhe/ose puna që duhej kryer).

A pati prokurim publik? Sa oferta u morën?
Blerja u krye në linjë me kushtet e Artikullit 134(1) g) për rregullat që aplikohen që saktësojnë se “autoriteti kontraktues mund të përdorë procedurat e negociuara pavarësisht vlerës së përllogaritur të kontratës në rastet e mëposhtëm: (…) për kontrata ndërtimi, pas kërkimit në tregun lokal”. Këto kushte u aplikuan nga Delegacioni. Për më tepër, selia e EEAS kreu një mision specifik në Tiranë për të vlerësuar opsione të tjerë të mundshëm. Ju lutem vini re se për këtë projekt nuk është kërkuar miratimi i parlamentit, pasi kostoja totale (1,649,000 euro) ishte poshtë pragut 3 milionë euro që është caktuar në nenin 203 të Rregullores Financiare.

Mund të na informoni rreth datës së saktë të nisje së bisedimeve për pronën e re dhe datën e nënshkrimit të kontratës?
Bisedimet ishin pjesë e një procesi të gjatë që nisi në mes të vitit 2014 me fillimin e studimit të tregut. Dosja për ndërtesën u hap më 9 shtator 2014. Çmimi i rezidencës ishte 1,750,000 euro, i cili, pas bisedimeve u ul në 1,649,000. Kontrata e blerjes u nënshkrua më 27 shkurt 2015.

Kush u ngarkua me bisedimet?
Është praktikë e zakonshme që bisedimet kryhen nga Delegacioni, kryesisht nga Shefi i Delegacionit ose përfaqësues të tij (zakonisht shefi i administratës) dhe sektori përgjegjës për infrastrukturën në selinë e EEAS. Në rastin e blerjes së rezidencës në Shqipëri, çmimi u bisedua nga Delegacioni para ardhjes në detyrë të Kreut aktual të Delegacionit, më 1 tetor 2014. Bisedimet u përfunduan gjatë një misioni të selisë së EEAS më 11 nëntor 2014.

Ka ndonjë hetim të OLAF për këtë çështje?
EEAS nuk është informuar që OLAF ka vendosur të nisë hetim për blerjen e rezidencës në Tiranë. Në përputhje me praktikën e ndjekur, çdo pyetje për hetime të mundshme nga OLAF duhet t’i drejtohen direkt OLAF-it.

Mund të na jepni një listë të zëvendësimeve të stafit midis startit (jozyrtar) të bisedimeve dhe nënshkrimit të kontratës së blerjes?
Nuk ka një start (jozyrtar) të bisedime (shih pyetjen). Midis maj 2014 dhe shkurt 2015, dy punonjës lokalë u rekrutuan nga Delegacioni, të dy në sektorin e shtypit dhe informacionit: Dasara DIZDARI-ZENELI, më 01/08/2014 dhe Ernest BUNGURI më 01/01/2015.

A është EEAS i vetëdijshëm për të afërm të anëtarëve të qeverisë shqiptare që punojnë në delegacionin e BE? Nëse po, mund të na jepni emrat?
EEAS konfirmon se nuk ka dijeni që ndonjë anëtar i stafit që punon për Delegacionin e BE në Tiranë të jetë i afër me ndonjë anëtar të lartë të qeverisë shqiptare.

Në publik kemi parë akuza korrupsioni kundrejt një zyrtari të lartë të EEAS. Mundet EEAS të konfirmojë ndonjë hetim?
Këto akuza janë pjesë e një fushate agresive keqinformimi nga media lokale. EEAS nuk është e vetëdijshme për ndonjë hetim të tillë.

I investigon EEAS bashkë me Komisionin procedurat e rekrutimit?
Komisioni dhe EEAS ndjekin procedua standard për rekrutimin e stafit nën statuse dhe kontrata të ndryshme. Rekrutimi i stafit lokal kryhet nga Delegacionet, në linjë me udhëzimet administrative të përcaktuara. Stafi lokal u nënshtrohet rregullave të etikës dhe konflikteve të mundshëm të interesit. EEAS dhe Komisioni hetojnë procedurat e rekrutimit vetëm nëse ka sinjale për parregullsi të mundshme.

Shërbimi Evropian i Veprimit të Jashtëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Po ndodh

Policia, hetime për gjetjen e Ervis Martinaj, kontrolle banesash nga Laçi në Vlorë

“Ish drejtues të policisë kriminale të përfshirë në zhdukjen e Ervis Martinajt”

12/05/2026
Boçi në Fier: “Ka një tension territorial në Shqipëri”

Boçi në Fier: “Ka një tension territorial në Shqipëri”

12/05/2026
SPAK refuzon vizitën monitoruese të Komisionit Xhafaj mbi luftën kundër pastrimit të parave

SPAK mbyll hetimet për 24 anëtarë të rrjeteve të trafikut të kokainës

12/05/2026
Kapet holandezi i mesazheve mashtruese për bankat. Vodhi llogaritë

Kapet holandezi i mesazheve mashtruese për bankat. Vodhi llogaritë

12/05/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • Dosje
  • Ekonomia
  • Fake News
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

Policia, hetime për gjetjen e Ervis Martinaj, kontrolle banesash nga Laçi në Vlorë

“Ish drejtues të policisë kriminale të përfshirë në zhdukjen e Ervis Martinajt”

12/05/2026
Boçi në Fier: “Ka një tension territorial në Shqipëri”

Boçi në Fier: “Ka një tension territorial në Shqipëri”

12/05/2026
SPAK refuzon vizitën monitoruese të Komisionit Xhafaj mbi luftën kundër pastrimit të parave

SPAK mbyll hetimet për 24 anëtarë të rrjeteve të trafikut të kokainës

12/05/2026
  • Advertisement
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

No Result
View All Result
  • Home 1
  • Kodi i Etikës
  • News
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.